• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 26 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kuvendi i tërheq vëmendjen BSH-së për ndërhyrjet në kursin e këmbimit: Qeveria të ndalojë zhvatjen e qytetarëve nga grabitqarët e kredive!

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
Kuvendi i tërheq vëmendjen BSH-së për ndërhyrjet në kursin e këmbimit: Qeveria të ndalojë zhvatjen e qytetarëve nga grabitqarët e kredive!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 30 tetor një rezolutë me 13 rekomandime për Bankën e Shqipërisë dhe tre për Këshillin e Ministrave, duke vënë theksin te kontrolli mbi ndërhyrjet në tregun valutor, mbikëqyrja e bankave që kreditojnë bizneset e pronarëve të tyre dhe mbrojtja e konsumatorëve nga praktikat abuzuese në kreditim.

Rezoluta kërkon që Banka e Shqipërisë të ruajë pavarësinë institucionale, por të tregojë kujdes ndaj ndërhyrjeve në kursin e këmbimit, duke i kufizuar ato vetëm në raste të justifikuara nga tregu.

Po ashtu, Kuvendi kërkon forcimin e mbikëqyrjes ndaj bankave që kanë ekspozim të lartë ndaj kredimarrësve të mëdhenj dhe të diversifikojnë portofolin e kredive për të shmangur rreziqet e përqendrimit në sektorë të caktuar, si ndërtimi.

Në dokument theksohet nevoja për monitorim më të rreptë të institucioneve jobankare dhe zyrave të këmbimit valutor, si dhe për përditësimin e kuadrit ligjor që lidhet me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Një tjetër rekomandim i rëndësishëm lidhet me integrimin e rreziqeve klimatike në sistemin financiar, përmes kërkesës që bankat të raportojnë ekspozimet e tyre dhe të përfshijnë analiza mbi ndikimet e mundshme të tranzicionit klimatik.

Kuvendi i kërkon gjithashtu qeverisë që të përgatisë ndryshime ligjore për vendosjen e tavaneve mbi normat e interesit dhe penalitetet për kreditë konsumatore, të përcaktojë me ligj normat e kamatës dhe penalitetet për vonesat në pagesa, si dhe të forcojë mbrojtjen ligjore të konsumatorëve gjatë procedurave përmbarimore.

Rezoluta thekson bashkëpunimin e nevojshëm ndërinstitucional për parandalimin e dezinformimit financiar dhe për forcimin e stabilitetit të sistemit bankar, si një element kyç i sigurisë ekonomike dhe kombëtare. /skyweb.al

Artikulli para

Janë të PAVËRTETA imazhet e zjarrit të pretenduar në një avion në Rinas! U prodhuan me AI

Artikulli pas

Greqia u sheh hajrin tarifave shtesë ndaj turistëve, 300 milionë euro të ardhura deri në gusht

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Casino Secrets”, investigimi që tronditi botën e basteve online: zbulohen pronarët dhe financat e mijëra kazinove offshore
Aktualitet

“Casino Secrets”, investigimi që tronditi botën e basteve online: zbulohen pronarët dhe financat e mijëra kazinove offshore

26 Shtator, 2026
Historia pas bankomateve, si iu dha fund kasiereve në banka
Ekonomi

Historia pas bankomateve, si iu dha fund kasiereve në banka

26 Shtator, 2026
Nga 1 janari 2026 nis rivlerësimi i pronave, por ndërtuesit gjejnë probleme te procedura
Ekonomi

Të huajt investojnë në prona/ Në 6 muaj, 53% e investimeve të huaja në Shqipëri shkuan në pasuri të paluajtshme

26 Shtator, 2026
Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet
Ekonomi

Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet

26 Shtator, 2026
Rama mburret me Diellën në OKB
Aktualitet

Rama mburret me Diellën në OKB

26 Shtator, 2026
Aeroporti i Malpensas merr emrin “Silvio Berlusconi”, nuk mungojnë kritikat
Aviacion

Aeroporti i Malpensas merr emrin “Silvio Berlusconi”, nuk mungojnë kritikat

26 Shtator, 2026
Artikulli pas
Greqia u sheh hajrin tarifave shtesë ndaj turistëve, 300 milionë euro të ardhura deri në gusht

Greqia u sheh hajrin tarifave shtesë ndaj turistëve, 300 milionë euro të ardhura deri në gusht

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Europa kërkon rregulla të reja për Inteligjencën Artificiale, frikë për tregjet financiare
Aktualitet

Europa kërkon rregulla të reja për Inteligjencën Artificiale, frikë për tregjet financiare

Nga SkyWeb
11 Korrik, 2026
0

Përhapja e shpejtë e inteligjencës artificiale në sektorin financiar po detyron autoritetet europiane të mendojnë rregulla të reja për të...

Lexo të plotë
Në pranga ish-ministri, arrestime të bujshme në Kosovë

Në pranga ish-ministri, arrestime të bujshme në Kosovë

19 Dhjetor, 2025
Prodhuesit e makinave elektrike rrisin ndjeshëm fitimet pas luftës me Iranin

Prodhuesit e makinave elektrike rrisin ndjeshëm fitimet pas luftës me Iranin

11 Maj, 2026
Rama mbush 62 vjeç, publikon foton me flamingo: Faleminderit edhe për sharjet!

Rama mbush 62 vjeç, publikon foton me flamingo: Faleminderit edhe për sharjet!

4 Korrik, 2026
Qeveria planifikon rregulla të reja për tregtimin e peshkut, etiketa mbi origjinën, metodën e kapjes dhe nëse është shkrirë

Qeveria planifikon rregulla të reja për tregtimin e peshkut, etiketa mbi origjinën, metodën e kapjes dhe nëse është shkrirë

17 Janar, 2026

Të Fundit

SPAK rishpall në kërkim Endrit Doklen, arrestohet “i forti” i Shkodrës

SPAK rishpall në kërkim Endrit Doklen, arrestohet “i forti” i Shkodrës

26 Shtator, 2026
Bumi i peptideve që nuk lidhet me muskujt

Bumi i peptideve që nuk lidhet me muskujt

26 Shtator, 2026
Defekt në sistemin e drejtimit, mbi 2.8 milionë automjete Audi dhe Volkswagen tërhiqen nga tregu në mbarë botën

Defekt në sistemin e drejtimit, mbi 2.8 milionë automjete Audi dhe Volkswagen tërhiqen nga tregu në mbarë botën

26 Shtator, 2026
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia njofton masat: Rrugët që bllokohen

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia njofton masat: Rrugët që bllokohen

26 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr