• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 25 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Ecja çdo ditë mund të parandalojë Alzheimerin

Editor Nga Editor
26 Dhjetor, 2025
në Shëndet
A A
0
Ecja çdo ditë mund të parandalojë Alzheimerin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Rritja e numrit të hapave që bëni çdo ditë mund të ngadalësojë rënien kognitive tek të moshuarit që tashmë kanë shenja biologjike të hershme të sëmundjes Alzheimer, sipas një studimi të ri.

Prania e proteinave beta amiloid dhe tau janë shenja dalluese të Alzheimer-it. Amiloidi mund të fillojë të grumbullohet midis neuroneve që në të 30-tat, duke ndikuar potencialisht në komunikimin mes qelizave të trurit. Ndërsa depozitat e amiloidit rriten, ato mund të çojnë në përhapje të shpejtë të proteinave tau, të cilat formojnë gunga brenda qelizave të trurit dhe i dëmtojnë ato.

“Aktiviteti fizik mund të ndihmojë në ngadalësimin e grumbullimit të tau, proteina që lidhet më ngushtë me humbjen e memories dhe të vonojë rënien kognitive tek personat me Alzheimer të hershëm,” tha autori kryesor i studimit, Dr. Wai-Ying Wendy Yau, neurolog dhe studiues në çrregullimet e memories në Massachusetts General Hospital në Boston.

Sipas Yau, rënia kognitive u vonua mesatarisht me tre vjet tek njerëzit që ecën 3,000 deri në 5,000 hapa në ditë, dhe me shtatë vjet tek ata që ecën 5,000 deri në 7,500 hapa në ditë, shkruan CNN.

Megjithatë, mjeku neurolog Dr. Richard Isaacson, drejtori i kërkimeve në Institute for Neurodegenerative Diseases në Florida, që nuk ishte pjesë e studimit, theksoi se mbështetja tek një numër specifik hapash për të parandaluar Alzheimer-in është tepër e thjeshtë. “Nëse dikush ka yndyrë të tepërt, para-diabet, apo tension të lartë, thjesht të ecësh një numër të caktuar hapash nuk mjafton. Çdo person ka nevojë për një plan individual,” tha ai.

Isaacson shtoi se duhet të jemi të kujdesshëm me numrat e “magjikë” si 5,000 ose 7,000 hapa.

Studimi ishte i vogël, vetëm 296 persona të moshës 50 deri 90 vjeç,  por përdori matje objektive, që rritën besueshmërinë e këtij studimi 14-vjeçar, i publikuar të hënën në revistën Nature Medicine.

“Forca e këtij hulumtimi është kombinimi i skanimeve të specializuara që matin depozitat e amiloidit dhe tau në tru, me vlerësime kognitive dhe numrin fillestar të hapave. Kjo është unike,” tha Masud Husain, profesor i neurologjisë dhe neuroshkencës kognitive në Universitetin e Oksfordit. Ai gjithashtu nuk ishte pjesë e studimit. /Skyweb.al

Etiketat: alzhaimerecja
Artikulli para

Fermerët greke bllokojnë sërish aksin Janinë-Kakavijë, policia shqiptare: Kush lejohet të qarkullojë

Artikulli pas

Skandali i mikrokredive, pse po amnistohet Gent Sejko i BSH nga SPAK? Mijëra jetë të shkatërruara, përgjegjësia ZERO

Editor

Editor

Nga Kategoria

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit
Shëndet

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

25 Shtator, 2026
Ka zgjidhje: Çfarë ndihmon vërtet për të shpëtuar një marrëdhënie
Shëndet

Ka zgjidhje: Çfarë ndihmon vërtet për të shpëtuar një marrëdhënie

25 Shtator, 2026
A mund të rrisë konsumi i sheqerit në fëmijëri rrezikun e ankthit në moshë madhore?
Shëndet

A mund të rrisë konsumi i sheqerit në fëmijëri rrezikun e ankthit në moshë madhore?

25 Shtator, 2026
Ndryshon metodologjia, tre ndërhyrjet estetike që po kryhen me më pak dhimbje
Shëndet

Ndryshon metodologjia, tre ndërhyrjet estetike që po kryhen me më pak dhimbje

24 Shtator, 2026
Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI
Shëndet

Inteligjenca Artificiale hakeron sistemin shëndetësor të Australisë

24 Shtator, 2026
Droga e lirë që përdorin adoleshentët, mjekët thonë se ketamina shkatërron fshikëzën e urinës
Shëndet

Droga e lirë që përdorin adoleshentët, mjekët thonë se ketamina shkatërron fshikëzën e urinës

23 Shtator, 2026
Artikulli pas
Skandali i mikrokredive, pse po amnistohet Gent Sejko i BSH nga SPAK? Mijëra jetë të shkatërruara, përgjegjësia ZERO

Skandali i mikrokredive, pse po amnistohet Gent Sejko i BSH nga SPAK? Mijëra jetë të shkatërruara, përgjegjësia ZERO

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Agjencia e aviacionit europian: Rrezik i madh për fluturimet mbi hapësirën ajrore iraniane
Aviacion

Agjencia e aviacionit europian: Rrezik i madh për fluturimet mbi hapësirën ajrore iraniane

Nga Editor
18 Janar, 2026
0

Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian (EASA) u ka bërë thirrje kompanive ajrore që të shmangin përkohësisht hapësirën...

Lexo të plotë
Pagesat me kartë kalojnë numrin e tërheqjeve nga bankomatet

Pagesat me kartë kalojnë numrin e tërheqjeve nga bankomatet

26 Gusht, 2025
Inteligjenca Artificiale zbulon dy nënlloje të reja të sklerozës multiple

Inteligjenca Artificiale zbulon dy nënlloje të reja të sklerozës multiple

10 Janar, 2026
“Duan të më bllokojnë”, grantet e IPARD përfundojnë në gjykatë, beteja për kthimin e fondeve

“Duan të më bllokojnë”, grantet e IPARD përfundojnë në gjykatë, beteja për kthimin e fondeve

3 Mars, 2026
Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum

Bankers tërhiqet nga kërcënimet me Arbitrazh dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me shtetin shqiptar pas arrestimeve të bujshme

2 Gusht, 2025

Të Fundit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

25 Shtator, 2026
Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

25 Shtator, 2026
Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr