• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 19 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Pastrimi i parave, qeveria zgjeron kompetencat e Njësisë së Inteligjencës Financiare: Institucionet duhet të raportojnë brenda 72 orëve

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
Pastrimi i parave, si kompania me një punonjës dhe pa zyra qarkulloi 10 milion euro për dy vite në Shqipëri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë një vendim që ndryshon mënyrën e raportimit të rasteve të dyshuara për pastrim parash, duke i dhënë Njësisë së Inteligjencës Financiare kompetenca më të gjera dhe një linjë të detyrueshme raportimi nga institucionet mbikëqyrëse.

Sipas vendimit, të gjitha autoritetet licencuese dhe mbikëqyrëse duhet të njoftojnë Njësinë e Inteligjencës Financiare menjëherë dhe jo më vonë se 72 orë nga momenti kur konstatojnë çdo dyshim, informacion apo të dhënë që lidhet me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo financimin e armëve të shkatërrimit në masë.

Detyrimi përfshin të gjithë subjektet që operojnë nën juridiksionin e tyre.

Krahas këtij ndryshimi, qeveria thekson se Njësia e Inteligjencës Financiare është riorganizuar kohët e fundit, duke forcuar strukturën, burimet njerëzore dhe kapacitetet teknike.

Ky riorganizim ka dhënë rezultate shumë të mira deri tani në parandalimin e skemave të pastrimit të parave dhe në identifikimin e transaksioneve të dyshimta.

Me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave përcakton institucionet mbikëqyrëse që kanë detyrimin e raportimit:

1. Banka e Shqipërisë
2. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
3. Organet e qeverisjes qendrore
4. Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit dhe çdo autoritet tjetër përgjegjës për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet
5. Ministria e Drejtësisë
6. Dhoma Kombëtare e Avokatisë për avokatët
7. Ministria përgjegjëse për infrastrukturën për personat fizikë dhe juridikë që merren me:
– tregtimin e mjeteve motorike tokësore, lundruese apo ajrore
– aktivitetet e transportit dhe/ose të spedicionit
8. Agjencia e Inteligjencës Financiare për:
a) agjencitë e udhëtimit
b) shoqëritë e ndërtimit
c) bizneset e metaleve dhe gurëve të çmuar
ç) çdo person fizik ose juridik që ofron shërbime të caktuara për klientët
9. Bordi i Mbikëqyrjes Publike për:
a) audituesit ligjorë
b) kontabilistët e miratuar

Vendimi synon të krijojë një mekanizëm më të shpejtë dhe më të unifikuar raportimi, duke forcuar luftën kundër pastrimit të parave dhe duke rritur përgjegjësinë e të gjitha institucioneve mbikëqyrëse. /skyweb.al

Etiketat: fiuparavepastrimi
Artikulli para

Impianti 50 MW në Belsh, KESH pritet të çelë tenderin javën e ardhshme për projektin 41.6 mln euro

Artikulli pas

Mungesa e krahut të punës pritet të rrisë edhe më tepër çmimet në Shqipëri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Falimenti i Besa Agro Invest lë një mal me borxhe, ish-punonjësit kërkojnë pagat në gjykatë
Ekonomi

Falimenti i Besa Agro Invest lë një mal me borxhe, ish-punonjësit kërkojnë pagat në gjykatë

19 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Projektligji i ri për mbrojtjen e konsumatorit, gjoba deri në 600 mijë lekë për bizneset

19 Tetor, 2026
Nisin lëvizjet për ulur Ramën me protestuesit dhe partitë politike: Kryeministri pranon dialogun, por përjashton largimin nga qeveria
Aktualitet

Nisin lëvizjet për ulur Ramën me protestuesit dhe partitë politike: Kryeministri pranon dialogun, por përjashton largimin nga qeveria

19 Tetor, 2026
Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 
Aktualitet

Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 

19 Tetor, 2026
2500 euro shpërblim, Rama shtrëngon radhët me policët dhe premton rritje pagash
Aktualitet

2500 euro shpërblim, Rama shtrëngon radhët me policët dhe premton rritje pagash

19 Tetor, 2026
“Oh sa mirë me qenë administratë!” Paga mesatare në Shqipëri kalon 840 euro, kush ka rrogë më të lartë!
Ekonomi

Shqipëria ia kalon BE-së për të rinjtë me diplomë, por pastaj na i merr Gjermania

19 Tetor, 2026
Artikulli pas
Nuk ndalet shtrenjtimi i ushqimeve dhe qirave në Shqipëri, vijoi rritja edhe në gusht

Mungesa e krahut të punës pritet të rrisë edhe më tepër çmimet në Shqipëri

Të Përzgjedhura

Britania në alarm nga shpërthimi i meningjitit B. Çfarë duhet të dinë njerëzit
Shëndet

Britania në alarm nga shpërthimi i meningjitit B. Çfarë duhet të dinë njerëzit

Nga Editor
23 Mars, 2026
0

Autoritetet shëndetësore në Britani po hetojnë një grup infeksionesh meningokoksike, ku janë shënuar edhe dy viktima. Rasti ka rikthyer vëmendjen...

Lexo të plotë
EKSKLUZIVE/ Skandali i AKSHI-t zhvendoset në KQZ: Në qendër Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi, nxjerr kokën Gëzim Hoxha i FIRST

EKSKLUZIVE/ Skandali i AKSHI-t zhvendoset në KQZ: Në qendër Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi, nxjerr kokën Gëzim Hoxha i FIRST

31 Mars, 2026
Luks dhe natyrë, trendi i ri i pushimeve të pasanikëve

Luks dhe natyrë, trendi i ri i pushimeve të pasanikëve

28 Dhjetor, 2025
Manikota turke bëri punë, Vlora pritet të furnizohet me ujë gjatë pasdites së sotme pas 5 ditësh mungesë

Manikota turke bëri punë, Vlora pritet të furnizohet me ujë gjatë pasdites së sotme pas 5 ditësh mungesë

30 Dhjetor, 2025
Ndiheni në faj kur lajmëroni në punë se jeni sëmurë? Pse ndodh kjo

Ndiheni në faj kur lajmëroni në punë se jeni sëmurë? Pse ndodh kjo

17 Shtator, 2026

Të Fundit

Falimenti i Besa Agro Invest lë një mal me borxhe, ish-punonjësit kërkojnë pagat në gjykatë

Falimenti i Besa Agro Invest lë një mal me borxhe, ish-punonjësit kërkojnë pagat në gjykatë

19 Tetor, 2026
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës

Protestat dëmtuan 38 degë bankare dhe 42 bankomate në të gjithë vendin

19 Tetor, 2026
Kërcënim për bombë në avionin e Austrian Airlines, fluturimi Tel Aviv–Vjenë devijon në Sofje

Kërcënim për bombë në avionin e Austrian Airlines, fluturimi Tel Aviv–Vjenë devijon në Sofje

19 Tetor, 2026
Rama paralajmëron ndëshkim për studentët e dhunshëm: Ndërprerje të bursave. Pasoja edhe për prindërit e të miturve

Rama paralajmëron ndëshkim për studentët e dhunshëm: Ndërprerje të bursave. Pasoja edhe për prindërit e të miturve

19 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr