• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 7 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Britania në alarm nga shpërthimi i meningjitit B. Çfarë duhet të dinë njerëzit

Editor Nga Editor
23 Mars, 2026
në Shëndet
A A
Britania në alarm nga shpërthimi i meningjitit B. Çfarë duhet të dinë njerëzit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Autoritetet shëndetësore në Britani po hetojnë një grup infeksionesh meningokoksike, ku janë shënuar edhe dy viktima. Rasti ka rikthyer vëmendjen te meningokoku i grupit B (MenB), një infeksion i rrallë, por shumë i rrezikshëm, që prek veçanërisht adoleshentët dhe të rinjtë.

Sipas të dhënave, në zonën e Kent janë konfirmuar 15 raste dhe 12 të tjera janë nën hetim, duke e çuar totalin në 27. Shumë prej tyre lidhen me ekspozim në një klub nate, çka shpjegon përhapjen e shpejtë.

Ekspertja e CNN, Leana Wen, shpjegon se kjo sëmundje shkaktohet nga bakteri Neisseria meningitidis dhe mund të çojë në meningjit (infeksion i trurit dhe palcës kurrizore) ose në infeksion të gjakut (septicemi). Edhe pse e rrallë, ajo mund të përkeqësohet shumë shpejt dhe të bëhet kërcënuese për jetën brenda pak orësh.

Autoritetet theksojnë se bëhet fjalë për një shpërthim të lokalizuar dhe rreziku për publikun e gjerë mbetet i ulët. Megjithatë, situata tregon se infeksione të tilla mund të përhapen në ambiente me kontakt të afërt.

Sëmundja përhapet përmes sekrecioneve të rrugëve të frymëmarrjes, si puthjet apo ndarja e gotave dhe enëve. Nuk transmetohet nga kontaktet e rastësishme. Më të rrezikuar janë foshnjat, të rinjtë dhe të moshuarit mbi 65 vjeç, si dhe personat me sistem imunitar të dobët.

Simptomat fillestare përfshijnë temperaturë, dhimbje koke, lodhje, të vjella dhe dhimbje muskujsh, por mund të ngatërrohen lehtësisht me viroza. Sëmundja mund të përkeqësohet shpejt, duke shkaktuar ngurtësim të qafës, ndjeshmëri ndaj dritës, konfuzion, kriza dhe në disa raste një skuqje të lëkurës që nuk zhduket me shtypje.

Ekspertët theksojnë rëndësinë e ndërhyrjes së shpejtë mjekësore, pasi sëmundja mund të jetë fatale në 8% deri në 15% të rasteve dhe të lërë pasoja afatgjata tek të mbijetuarit.

Etiketat: meningjiti
Artikulli para

Studimi: ushqimet e përpunuara rrisin rrezikun për zemrën

Artikulli pas

Rikthehet shtrenjtimi i çmimeve të naftës, deklarata e Trump nuk i mjafton tregjeve

Editor

Editor

Nga Kategoria

Britania investon 20 milionë paund për zbulimin e demencës me inteligjencë artificiale
Shëndet

Britania investon 20 milionë paund për zbulimin e demencës me inteligjencë artificiale

7 Nëntor, 2026
Inteligjenca artificiale do të ndihmojë në zbulimin e diabetit përmes skanimeve të syve
Shëndet

Inteligjenca artificiale do të ndihmojë në zbulimin e diabetit përmes skanimeve të syve

7 Nëntor, 2026
Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA
Shëndet

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

6 Nëntor, 2026
Raporti alarmues: Të miturit ekspozohen ndaj përmbajtjeve pornografike në Tik Tok
Shëndet

BE akuzon TikTok-un për nxitjen e varësisë: Rrezik për shëndetin mendor të fëmijëve

6 Nëntor, 2026
Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?
Shëndet

Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?

5 Nëntor, 2026
“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës
Shëndet

“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Kriza e energjisë, gjigantët e botës gati të fusin në përdorim rezervat strategjike për të mbrojtur tregjet nga rrita e çmimeve

Rikthehet shtrenjtimi i çmimeve të naftës, deklarata e Trump nuk i mjafton tregjeve

Të Përzgjedhura

Skema e sofistikuar/ Omni-GBC Oil, goli 40 milionë dollarë që iu bë shqiptarëve në Ishujt Cayman
Ekonomi

Skema e sofistikuar/ Omni-GBC Oil, goli 40 milionë dollarë që iu bë shqiptarëve në Ishujt Cayman

Nga SkyWeb
12 Mars, 2026
0

Në vitin 2007, një biznesmen i quajtur Arian Tartari arriti të shtinte në dorë, përmes kompanisë Stream Oil, koncesionin e...

Lexo të plotë
Të gjithë duan “çun; Shqipëria, anomali në lindje, djemtë mbi normën natyrale

Të gjithë duan “çun; Shqipëria, anomali në lindje, djemtë mbi normën natyrale

19 Maj, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Falja tatimore, fshihen 306 milionë euro detyrime dhe gjoba për mbi 130 mijë tatimpagues

22 Qershor, 2026
Studimi: Të pasurit jetojnë 9 vite më shumë se të tjerët

Studimi: Të pasurit jetojnë 9 vite më shumë se të tjerët

26 Tetor, 2025
Studimi: Temperaturat e larta përkeqësojnë shëndetin mendor te fëmijët dhe të rinjtë

Studimi: Temperaturat e larta përkeqësojnë shëndetin mendor te fëmijët dhe të rinjtë

9 Korrik, 2026

Të Fundit

Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI

Goldman Sachs parashikon tronditje të investimeve në AI pas zgjedhjeve në SHBA

7 Nëntor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

Prokuroria e Elbasanit sekuestron mbetjet toksike të Albchrome

7 Nëntor, 2026
Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

7 Nëntor, 2026
EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

7 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr