• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Mos guxo të votosh…”, SPAK zbardh akuzat ndaj Majlinda Bufit: Si kërcënoi qytetarin dhe i dërgoi IMT-në në banesë

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Nëntor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
“Mos guxo të votosh…”, SPAK zbardh akuzat ndaj Majlinda Bufit: Si kërcënoi qytetarin dhe i dërgoi IMT-në në banesë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, e cila akuzohet për “përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a/3 i Kodit Penal.

Hetimet e SPAK zbuluan se Bufi, duke vepruar në cilësinë e kryetares së bashkisë, i ka kërkuar një qytetari, me inicialet G.B., të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 dhe të mos përfshihet në aktivitetet politike të forcave të tjera. Ngjarja u bë publike më 6 maj 2023, kur në media u publikua audio-përgjimi me titullin “Mos guxo të votosh”, që zbulonte bisedën kërcënuese të Bufit me qytetarin.

Sipas SPAK, shtetasi G.B. ishte përfitues i programit social të Bashkisë Roskovec “Përmirësimi i kushteve të banimit për familjet e varfra dhe të pafavorizuara”, të miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak nr. 40, datë 1 mars 2022. Pavarësisht se familja e tij përmbushte kushtet për ndihmë, objekti për të cilin ishte kërkuar mbështetje rezultonte me mangësi dokumentare dhe problematika në pronësi.

SPAK thotë se Bufi ishte në dijeni të plotë për rastin e qytetarit, por pak ditë para zgjedhjeve dërgoi në banesën e tij punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), të cilët i kërkuan ndalimin e punimeve dhe e akuzuan për ndërtim pa leje.

Pas kësaj, qytetari është thirrur në ambientet e Bashkisë, ku sipas hetimeve, Bufi e ka kërcënuar hapur që të mos marrë pjesë në zgjedhje, duke e paralajmëruar për pasoja nëse nuk bindet. Ajo i ka kujtuar edhe mesazhet që ai i kishte dërguar më parë, ku i uronte fitore kandidatit të opozitës, duke e konsideruar këtë si arsye për ta ndëshkuar.

Në bisedën e regjistruar, Bufi i është drejtuar qytetarit me fjalët:

“Që nga ky moment e deri sa të mbarojnë zgjedhjet, të mos hapësh gojë, të mos flasësh as ti, as familja jote, të rrish në shtëpi dhe të mos shkosh fare të votosh në zgjedhjet e 14 majit.”

SPAK konstaton se kjo kërkesë është bërë nën kërcënim dhe në kundërshtim të plotë me vullnetin e qytetarit, duke shfrytëzuar pozicionin e saj publik për qëllime politike. Megjithatë, sipas dosjes hetimore, G.B. ka ushtruar të drejtën e tij të votës, pavarësisht presionit.

Dosja tashmë i ka kaluar Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila pritet të caktojë datën e parë të seancës gjyqësore ndaj Majlinda Bufit, një rast që vë sërish në qendër të vëmendjes përdorimin politik të pushtetit lokal në prag zgjedhjesh. /skyweb/al

Etiketat: majlinda bufispak
Artikulli para

SKEMA E PENSIONEVE/ Qeveria pritet të rrisë pagën minimale (për efekt të deklarimit) dhe kjo nuk është çudi të rrisë edhe më tepër çmimet

Artikulli pas

Çfarë do të thotë të fluturosh në një planet që vetëm ngrohet?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Çfarë do të thotë të fluturosh në një planet që vetëm ngrohet?

Çfarë do të thotë të fluturosh në një planet që vetëm ngrohet?

Të Përzgjedhura

Piramida e ndërtimit, si po karbonizohet vendi me kontrata porosie
Aktualitet

Piramida e ndërtimit, si po karbonizohet vendi me kontrata porosie

Nga SkyWeb
9 Prill, 2025
0

Në Shqipëri, më shumë se 11 milionë metra katrorë leje ndërtimi janë miratuar brenda pesë vitesh me një vlerë investimi...

Lexo të plotë
Udhëzimi i ri, ndryshojnë kriteret për patentat

Udhëzimi i ri, ndryshojnë kriteret për patentat

24 Prill, 2026
Krahu i punës i shqiptarëve po zëvendësohet nga indianët dhe filipinasit, lejet e punës për të huajt rriten 43%

Krahu i punës i shqiptarëve po zëvendësohet nga indianët dhe filipinasit, lejet e punës për të huajt rriten 43%

8 Korrik, 2026
Mbi 2 milionë shqiptarë fluturuan nga dhe drejt Rinasit gjatë tremujorit të parë 2025

TIA shënoi mbi 1 milionë pasagjerë në tetor, nyje kryesore në rajon

27 Nëntor, 2025
Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale

192 pasagjerë lihen në tokë: Punonjësit e aeroportit në Francë ishin sëmurë, avioni i RyanAir niset bosh për në Marok

22 Prill, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr