• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 30 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

500 vjet nuk u futën dot në Mirditë, tani turqit shijnë si në shtëpi të tyre! Të pathënat e TETE Albania, kompania e Murat dhe Mustafa Ilbak pushon punonjësit dhe shpon pa leje

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
500 vjet nuk u futën dot në Mirditë, tani turqit shijnë si në shtëpi të tyre! Të pathënat e TETE Albania, kompania e Murat dhe Mustafa Ilbak pushon punonjësit dhe shpon pa leje
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shoqëria aksionare “Tete Albania Tunnel & Mining”, në pronësi 51% të grupit ILBAK Holding, me aksionerë Murat dhe Mustafa Ilbak, prej vitesh kryen aktivitetin e saj të kërkim–zbulimit të mineraleve me vlerë në vendin tonë, mirëpo jo në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Zonat ku kjo firmë operon janë të ndryshme, por “Piranjat” udhëtuan kësaj here në zonën e Perlat-Shebës, 20 km larg Rrëshenit, aty ku “Tete Albania” është duke kryer shpime me sonda për të zbuluar minerale me vlerë, kryesisht bakër.

Sapo mbërrin, grupi i xhirimit bëhet dëshmitar i një aksidenti në punë, ku një punonjës shqiptar është duke lënguar pasi është goditur me një çelës në bark, ndërsa ambulanca ende nuk kishte mbërritur. Ai transportohet me një automjet pune për në spitalin e Rrëshenit, ndërsa gazetari Freard Rista përpiqet të komunikojë me një punonjës turk lidhur me mungesën e dokumentacionit të kësaj firme.

Komunikimi është i pamundur për shkak të gjuhës.

Gjatë pritjes për ndonjë sqarim të mundshëm nga ndonjë përfaqësues i firmës, “Piranjat” komunikojnë me punonjësit shqiptarë aty, duke mësuar se, pavarësisht mungesës së dokumentacionit, sondat vijojnë punën 24 orë. Lidhur me aksidentin e ndodhur në ato çaste, një nga punëtorët dëshmon se nuk është hera e parë, por rasti i tretë. Megjithatë, gjërat do t’u bëhen të qarta publikut dhe institucioneve përgjegjëse.

Shoqëria aksionare “Tete Albania Tunnel and Mining“ është zotëruese e Lejes Minerare të Kërkim–Zbulimit nr. 1954, datë 26 korrik 2023, për mineralin bakër, në objektin Perlat-Shebë, në Mirditë. Mirëpo, nga strukturat përgjegjëse të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, më datë 1 shtator të këtij viti është propozuar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë revokimi i kësaj leje, për arsye se, pas inspektimeve në terren nga strukturat përgjegjëse, është konstatuar se shoqëria nuk ka realizuar volumet fizike dhe investimet e miratuara në projektin e zhvillimit të veprimtarisë minerare të kërkim–zbulimit. Në përgjigjen zyrtare të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar bëhet me dije se kompania “Tete Albania“ ka realizuar vetëm 1.43% të investimit total të planifikuar në dy vite.

Por Shërbimi Gjeologjik dhe Ministria e Infrastrukturës nuk janë të vetmet institucione që kanë urdhëruar ndalimin e punimeve nga kompania turke në zonën e Perlat-Shebës. Më datë 25 shtator 2025, në njoftimin drejtuar këshilltarëve lidhur me mbledhjen e datës 30 shtator të Këshillit Bashkiak Mirditë, vihet re se në rendin e ditës ishte parashikuar diskutimi për dy pika që lidhen me “dhënien në përdorim me kontratë qiraje të fondit pyjor” subjektit “Tete Albania Tunnel and Mining”, në njësinë administrative Orosh, zona e Gurth-Spaçit, ku ndodhet edhe miniera e Spaçit, si dhe në njësinë administrative Kthellë, zona e Perlat-Shebës.

Mirëpo, në mbledhjen e datës 30 shtator 2025, këto dy pika u tërhoqën nga kryetari i bashkisë, çka do të thotë se shoqëria “Tete Albania” nuk e ka miratimin as nga Këshilli Bashkiak për vijimin e punimeve në atë zonë.

Miniera e Spaçit

Pika e dytë problematike e kësaj kompanie është zona e Spaçit, aty ku ndodhet miniera e Spaçit, të cilën e shfrytëzon prej 7 vitesh kjo shoqëri aksionare. Kjo ka detyruar minatorët vendas, prej më shumë se një muaji, të nisin protestat për përmirësimin e kushteve të punës dhe rishikimin e pagave dhe, për këtë shkak, dhjetëra punonjës janë pushuar nga puna.

“Pika e vlimit ka qenë në momentin kur më kanë hequr mua si përgjegjës turni në mes të turnit të dytë dhe e kanë lënë komplet brigadën nëntokë pa drejtuesin teknik. Jam hequr unë i pari, pastaj janë hequr 16 të tjerë, pastaj janë hequr 46 të tjerë, janë 62 veta të larguar”, thotë minatori Albert Bushpreni.

Kompania e ka bazuar urdhrin e pushimit te mosparaqitja e punonjësve për ditë me radhë në vendin e punës, pavarësisht se ata ishin në një grevë të ligjshme për kushtet atje. Situatë kjo që vuri në alarm institucionet, të cilat një javë më parë zbarkuan në minierën e Spaçit.

“Ajo fleta është pushim nga puna. Derisa të dalë nëse greva është e ligjshme apo e paligjshme nga gjykata, ty do të të lërë pa rrogë, familjen tënde do ta lërë pa rrogë”, u tha minatorëve znj. Irida Qose, zv.kryeinspektore e Inspektoratit të Punës së Shqipërisë, duke lënë të kuptohet se ata duhet të heqin dorë nga greva.

Minatorët janë anëtarësuar pranë Konfederatës së Sindikalistëve të Shqipërisë, duke formuar Sindikatën e Minatorëve, por kompania turke nuk e njeh këtë akt dhe nuk pranon të flasë me përfaqësuesit e minatorëve. Nga ana tjetër, institucionet e shtetit shqiptar dështuan në ndërmjetësimin e palëve, duke i lënë minatorët aty, të zhgënjyer, të lodhur, por të sigurt se do të vijojnë të jenë pa punë, në protestë, para derës së kompanisë.

Problemet me shtetin turk

Shoqëria aksionare “Tete Albania Tunnel & Mining” figuron me flamur të kuq për shkak të mosdepozitimit të pasqyrave financiare vjetore, mbajtja e të cilave sipas ligjit është e detyrueshme. Në muajin mars 2025, mediat turke raportuan se aksionerët e Ilbak Holding u arrestuan për mashtrime financiare, tendera korruptivë dhe akuza terrorizmi. Aktualisht, me masë arresti nga shteti turk janë Murat Ilbak dhe Mustafa Ilbak, dy aksionerët e grupit Ilbak Holding. Shumë prona, llogari bankare dhe asete kompanish të grupit Ilbak Holding muajt e fundit janë sekuestruar nga shteti turk.

Skandali merr përmasa të mëdha, pasi në vitin 2016, pak para marrjes së minierës së Spaçit me koncesion, zyrat e administratorit të kësaj kompanie, z. Eyup Batal, u bastisën nga policia turke. Sipas mediave atje, ai akuzohet për një mashtrim financiar mbi 3 milionë euro kundrejt televizionit shtetëror turk, TRT.

Pyetja që ngrihet është: A kanë filtra institucionet tona për përzgjedhjen e kompanive të huaja që kërkojnë të operojnë në Shqipëri?/Piranjat

Etiketat: ILBAK Holdingtete albania
Artikulli para

Anës lumenjve: Ndotje masive nga landfillet klandestine të mbetjeve

Artikulli pas

Rama në Njësinë 3: Pensionistët dhe rritja e pagës minimale, boshti i buxhetit të ri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rreth 11 mijë aplikime në 4 ditë për mbështetjen në bujqësi
Ekonomi

Rreth 11 mijë aplikime në 4 ditë për mbështetjen në bujqësi

30 Maj, 2026
Hap pas hapi me VIDEO: Si do të dorëzohet kërkesa për RIMBURSIM për fëmijët sipas DIVA 2025
Ekonomi

DETAJET/ Tatimet nisin rimbursimin e 517.7 milionë lekëve për familjet me fëmijë

30 Maj, 2026
Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI
Aktualitet

Shqipëria bën ligj për Inteligjencën Artificiale, masa të rrepta për identifikimin automatik dhe kontrollin e punonjësve nga punëdhënësit

29 Maj, 2026
FOTO/ Rama sulmoi SPAK-un dhe mbrojti Mirlindën e AKSHI-t para motrës së Ergys Agasit, drejtorëshës së tenderave në institucionin ku vëllai është “zot”
Aktualitet

Rama quan AKSHI-n histori suksesi, ndërsa SPAK-u ka hapur një ndër pusetat më të pista të korrupsionit në VEND

29 Maj, 2026
LETRA/ MIE gati të ndërhyjë në mbrojtje të interesave të shtetit nëse vijon sherrin Behgjet Pacolli-Valon Ademi në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

LETRA/ MIE gati të ndërhyjë në mbrojtje të interesave të shtetit nëse vijon sherrin Behgjet Pacolli-Valon Ademi në Aeroportin e Vlorës

29 Maj, 2026
Çmimi i arit nuk ndalet, arrin rekordin historik
Ekonomi

Ari pranë pikës kritike, a do të vazhdojë rënia?

29 Maj, 2026
Artikulli pas
Rama në Njësinë 3: Pensionistët dhe rritja e pagës minimale, boshti i buxhetit të ri

Rama në Njësinë 3: Pensionistët dhe rritja e pagës minimale, boshti i buxhetit të ri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rregulla të reja për kantiere ndërtimi: Kamera sigurie, GPS në mjete dhe tabela informuese të detyrueshme
Ekonomi

Bie besimi i ndërtuesve në sektorin e ndërtimit: Më pak porosi, çmimet ulen, rriten kostot

Nga SkyWeb
4 Dhjetor, 2025
0

Treguesi i besimit në ndërtim ka pësuar rënie në muajin nëntor, duke sinjalizuar ftohje graduale të sektorit pas disa vitesh...

Lexo të plotë
Si përdoret inteligjenca artificiale në shëndetësi? Mjekja: Ka kosto të lartë, por na ndihmon në punën e përditshme

Si përdoret inteligjenca artificiale në shëndetësi? Mjekja: Ka kosto të lartë, por na ndihmon në punën e përditshme

12 Shkurt, 2026
Qeveria merr mbrapsht koncesionin e sterilizimit

Qeveria merr mbrapsht koncesionin e sterilizimit

13 Janar, 2026
Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugallës

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugallës

3 Mars, 2026
Air France dhe KLM mund të “zhduken” duke dalë me emrin e përbashkët Blue Group

Air France dhe KLM mund të “zhduken” duke dalë me emrin e përbashkët Blue Group

12 Maj, 2026

Të Fundit

Turkish Airlines hedh sytë nga avionët e SPIRIT pas falimentit të kompanisë amerikane

Turkish Airlines hedh sytë nga avionët e SPIRIT pas falimentit të kompanisë amerikane

30 Maj, 2026
Rreth 11 mijë aplikime në 4 ditë për mbështetjen në bujqësi

Rreth 11 mijë aplikime në 4 ditë për mbështetjen në bujqësi

30 Maj, 2026
Hap pas hapi me VIDEO: Si do të dorëzohet kërkesa për RIMBURSIM për fëmijët sipas DIVA 2025

DETAJET/ Tatimet nisin rimbursimin e 517.7 milionë lekëve për familjet me fëmijë

30 Maj, 2026
Cilat janë shijet e akulloreve më të preferuara në Evropë, çfarë duan shqiptarët

Cilat janë shijet e akulloreve më të preferuara në Evropë, çfarë duan shqiptarët

29 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr