• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 17 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Koha për rikthimin e funksionalitetit të AMF-së, Adela Xhemali prezanton platformën: Zgjerim i tregut të sigurimeve dhe tregut të kapitaleve

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Koha për rikthimin e funksionalitetit të AMF-së, Adela Xhemali prezanton platformën: Zgjerim i tregut të sigurimeve dhe tregut të kapitaleve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ish-zëvendësministrja e Financave, Adela Xhemali, është propozuar nga Këshilli i Ministrave për të drejtuar Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare për pesë vitet e ardhshme. Kandidatura e saj u prezantua sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ku Xhemali shpalosi vizionin dhe prioritetet për drejtimin e institucionit.

Ajo theksoi se AMF ka rol thelbësor në garantimin e funksionimit të tregjeve financiare jo-bankare dhe në mbrojtjen e investitorëve, ndërsa synimi i saj është zgjerimi i tregut të sigurimeve, zhvillimi i tregut të kapitaleve, forcimi i fondeve të pensioneve dhe nxitja e financimeve të gjelbra.

“Dua të theksoj se fokusi im do të jetë zhvillimi i mëtejshëm i tregut të sigurimeve, diversifikimi i produkteve dhe një mbikëqyrje e bazuar në risk. Standardet e reja të raportimit financiar dhe konkurrenca që sjell integrimi europian kërkojnë një qasje më dinamike nga AMF. Po ashtu, duhet të krijojmë një ambient real për investime afatgjata përmes forcimit të tregut të kapitaleve dhe bursës”, deklaroi Xhemali.

Ajo tha se rëndësi të veçantë do të ketë mbrojtja e konsumatorit, edukimi financiar dhe përmirësimi i qeverisjes korporative. Ndër prioritetet e saj është edhe promovimi i obligacioneve të gjelbra dhe produkteve të tjera të qëndrueshme financiare.

E pyetur se cili do të ishte vendimi i parë nëse merr drejtimin e AMF-së, Xhemali u shpreh se sfida më e madhe është përgatitja për integrimin në tregun e përbashkët europian.

“AMF duhet të jetë mjaftueshëm e fortë për të zhvilluar dhe konsoliduar tregjet. Jemi në një moment ku nuk mund të ketë zhvillim pa konsolidim. Gjëja e parë që do të bëj është shqyrtimi i të gjitha rekomandimeve të marra nga autoritetet vendase dhe ndërkombëtare. Ndërsa tregu shqiptar bëhet pjesë e tregut të madh europian, duhet të punojmë paralelisht për rritjen e konkurrueshmërisë dhe forcimin e rregullatorit”, tha ajo.

Xhemali theksoi se është e domosdoshme që të ndryshohet ligji organik i AMF-së dhe legjislacioni për tregjet financiare, por këto ndryshime duhet të bëhen me kujdes, në mënyrë që tregu të ketë stimul për rritje, por edhe mbështetje për t’u përballur me konkurrencën, duke pasur parasysh se ai mbetet i vogël dhe i brishtë.

Mbetet për t’u parë nëse Xhemali do të arrijë ta fusë në funksion AMF-në, e cila gjatë drejtimit të Mimoza Kaçit ka qenë një istitucion terësisht i atrofizuar, pavarësisht rolit tepër të rendësishëm që ka në treg.  /skyweb.al

Etiketat: adela xhemaliamf
Artikulli para

“Royal Mint” nderon Freddie Mercury me një koleksion të ri monedhash

Artikulli pas

Zgjerohet flota e makinave elektrike në Shqipëri, më shumë se 40% e regjistrimeve në 2025 janë me zero kilometra

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Si do të administrohet rezerva strategjike e karburantit dhe kur do të hidhet në treg
Ekonomi

Si do të administrohet rezerva strategjike e karburantit dhe kur do të hidhet në treg

16 Shtator, 2026
“Boom” te ndërtimi dhe energjia: Fondi i pagave +25%, punësimi rritet ngadalë
Ekonomi

“Boom” te ndërtimi dhe energjia: Fondi i pagave +25%, punësimi rritet ngadalë

16 Shtator, 2026
Rriten fitimet me Airbnb, një listim mesatar në Tiranë gjeneroi 10.600 USD gjatë 12 muajve të fundit
Ekonomi

Rriten fitimet me Airbnb, një listim mesatar në Tiranë gjeneroi 10.600 USD gjatë 12 muajve të fundit

16 Shtator, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Qeveria rikthen Bordin e Transparencës për karburantet

16 Shtator, 2026
Strehimi nuk është privilegj, KE fokusohet te zgjidhja e krizës së banesave
Ekonomi

Strehimi nuk është privilegj, KE fokusohet te zgjidhja e krizës së banesave

16 Shtator, 2026
Auto-Skicë
Ekonomi

Koncesionet dhe PPP-të, KPP mund të pezullojë kontratat dhe të vendosë gjoba deri në 10% të vlerës

16 Shtator, 2026
Artikulli pas
Zgjerohet flota e makinave elektrike në Shqipëri, më shumë se 40% e regjistrimeve në 2025 janë me zero kilometra

Zgjerohet flota e makinave elektrike në Shqipëri, më shumë se 40% e regjistrimeve në 2025 janë me zero kilometra

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Biletat për vizitat në muze, kala dhe parqe arkeologjike mund të blihen në e-Albania
Kryesore

Biletat për vizitat në muze, kala dhe parqe arkeologjike mund të blihen në e-Albania

Nga Editor
6 Nëntor, 2025
0

Bileta për vizita në muze, kala ose parqe arkeologjike tashmë mund të blihet online përmes platformës e-Albania. Sipas një vendimi...

Lexo të plotë
Nis në mars 2026, si do të aplikohet zbritja 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim te deklarata DIVA

SHEMBULLI/ Si mund të përfitoni mbi 30 mijë lekë rimbursim nga tatimet për fëmijët nën 18 vjeç

2 Janar, 2026
Nga shtatori kalimi në tunelin e Llogarasë do të jetë me pagesë, sa do të kushtojë

Nga shtatori kalimi në tunelin e Llogarasë do të jetë me pagesë, sa do të kushtojë

27 Gusht, 2025
Manikota turke bëri punë, Vlora pritet të furnizohet me ujë gjatë pasdites së sotme pas 5 ditësh mungesë

Manikota turke bëri punë, Vlora pritet të furnizohet me ujë gjatë pasdites së sotme pas 5 ditësh mungesë

30 Dhjetor, 2025
Një histori mashtrimesh, FSDKSH i heq licencën kompanisë CFO Pharma të Nadir Çaushollit

Një histori mashtrimesh, FSDKSH i heq licencën kompanisë CFO Pharma të Nadir Çaushollit

2 Nëntor, 2025

Të Fundit

Vuçiç kundër Begajt e Ramës pas vendimit të Hagës, vijon vetëviktimizimin klasik

Vuçiç kundër Begajt e Ramës pas vendimit të Hagës, vijon vetëviktimizimin klasik

16 Shtator, 2026
Puna e shtetit nuk është më “qejf”? Administrata po rri më gjatë në punë, ndiqet nga turizmi

Mbi 200 vende pune në 91 institucione publike, hapet thirrja për studentët ekselentë

16 Shtator, 2026
Studimi: Rënia e temperaturave rrit rrezikun e arrestit kardiak

Studimi: Rënia e temperaturave rrit rrezikun e arrestit kardiak

16 Shtator, 2026
Von der Leyen: AI në shëndetësi duhet të ndihmojë mjekët, jo t’i zëvendësojë ata

Von der Leyen: AI në shëndetësi duhet të ndihmojë mjekët, jo t’i zëvendësojë ata

16 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr