• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Mjekët zbulojnë lidhjen, ky trajtim për diabetin shkakton rënien e flokëve

Editor Nga Editor
18 Nëntor, 2025
në Aktualitet, Shëndet
A A
Mjekët zbulojnë lidhjen, ky trajtim për diabetin shkakton rënien e flokëve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Carol Saffran filloi të përdorte Ozempic një vit më parë për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak, pasi mjekimet e mëparshme nuk kishin dhënë rezultat. Ajo ishte para-diabetike dhe mjeku ia rekomandoi këtë medikament për të shmangur kalimin në diabet të tipit 2. Sot është pranë peshës së saj ideale dhe pret një vizitë mjekësore për të vlerësuar përmirësimin e glukozës. Por pasi kaloi në dozën më të lartë të Ozempic, vuri re një ndryshim të padëshiruar: flokët e saj dukeshin më të rralluar.

“Kur krihja flokët, shihja më shumë fije se zakonisht,” tregon Saffran, 71 vjeçe, nga zona e Bostonit. “Nuk bien me tufë, por flokët duken më të hollë dhe jo aq të plotë sa më parë.”

Një vizitë te klinika e flokëve në Tufts Medical Center e çoi në diagnozën telogjen eflluvium, një gjendje e shoqëruar me rritje të rënies së flokëve që shfaqet si pasojë e stresit të trupit. Në rastin e saj, dermatologia Farah Moustafa shpjegoi se shkaku ishte humbja e shpejtë e peshës prej fillimit të trajtimit me Ozempic.

Ilaçet GLP-1, si Ozempic dhe Wegovy, janë bërë shumë të përhapura vitet e fundit. Një sondazh i fundit nga KFF tregoi se rreth një në tetë të rritur përdor një medikament të kësaj familjeje, qoftë për trajtim të sëmundjeve kronike, humbje peshe, ose të dyja. Por, si me çdo mjekim, efektet anësore mbeten për t’u marrë në konsideratë, dhe rënia e flokëve po përmendet gjithnjë e më shpesh nga përdoruesit, sidomos në grupet online.

Dermatologët e lidhin shpesh këtë gjendje me situata të caktuara stresuese: lindja e fëmijës, anestezia, dieta shumë e kufizuar, trauma fizike apo emocionale, si dhe humbja e shpejtë e peshës. Zakonisht, rënia e flokëve shfaqet tre deri në gjashtë muaj pas ngjarjes që e ka shkaktuar.

Sipas specialistëve, tek përdoruesit e GLP-1 shkaku kryesor nuk është vetë ilaçi, por ritmi i shpejtë i humbjes së peshës, shkruan CNN.

Mjekët vërejnë se disa pacientë të këtyre medikamenteve mund të futen në një gjendje të lehtë kequshqyerjeje, sepse mjekimi ul ndjeshëm oreksin. Kjo mund të çojë në mungesë të mikronutrientëve të nevojshëm për rritjen e shëndetshme të flokëve, si vitamina, minerale dhe veçanërisht proteina.

Disa specialistë e krahasojnë këtë dukuri me atë pas operacioneve bariatrike, kur pacientët shpesh përjetojnë rënie të përkohshme të flokëve për shkak të stresit metabolik dhe ndryshimeve të menjëhershme në ushqyerje. Edhe pse disa përdorues mendojnë se marrja e multivitaminave mund ta parandalojë fenomenin, deri tani nuk ka prova të forta shkencore që garanton parandalim të plotë.

Mjekët theksojnë se fenomeni po bëhet më i shpeshtë, sidomos tek ata që i përdorin medikamentet GLP-1 për humbje peshe estetike dhe që mund të mos marrin mjaftueshëm lëndë ushqyese. /Skyweb.al

Etiketat: diabetimedikamentirënie e flokeve
Artikulli para

Bitcoin zbret nën 90 mijë dollarë, tregu i kriptove humb 1.2 trilion dollarë

Artikulli pas

Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve

Editor

Editor

Nga Kategoria

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë
Shëndet

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje
Shëndet

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve

Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve

Të Përzgjedhura

Numërohen 75% e kutive, PS siguron 82 mandate, PD mbetet me 52: Si ndahen mandatet në 12 qarqe
Aktualitet

Numërohen 75% e kutive, PS siguron 82 mandate, PD mbetet me 52: Si ndahen mandatet në 12 qarqe

Nga SkyWeb
12 Maj, 2025
0

Pas numërimit të rreth 4 mijë kutive nga 5225 qendra votimi në të gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me një...

Lexo të plotë
Roskovec, TEC në tokën e serave

Roskovec, TEC në tokën e serave

10 Prill, 2025
Fëmijët shqiptarë, si po rriten me algoritme

Fëmijët shqiptarë, si po rriten me algoritme

3 Janar, 2026
Mjekët ngrenë alarmin: Pajisjet smart po ndryshojnë trurin e fëmijëve

Mjekët ngrenë alarmin: Pajisjet smart po ndryshojnë trurin e fëmijëve

29 Nëntor, 2025
Ari bie në nivelin më të ulët që prej nëntorit

Një luftë e madhe te dera?! Pse shtetet europiane po tërheqin arin nga SHBA-ja

6 Shtator, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr