• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Pas shirave dhe borë, si paraqitet situata në të gjithë qarqet e vendit

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Nëntor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
Pas shirave dhe borë, si paraqitet situata në të gjithë qarqet e vendit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjatë 24 orëve të fundit, situata në vend paraqitet drejt normalizimit, megjithëse në disa qarqe vijojnë problematikat e akumuluara nga prurjet e lumenjve, rrëshqitjet e dherave dhe dëmtimet në infrastrukturë. Nivelet e shumicës së lumenjve janë në rënie dhe hidrovorët në zonat më të prekura po punojnë me kapacitet të plotë, ndërsa forcat e emergjencave, Forcat e Armatosura dhe ekipet vendore mbeten në terren për menaxhimin e situatës.

Në qarkun Vlorë, hidrovorët funksionojnë normalisht dhe niveli i Vjosës në Novoselë vijon uljen. Në Sarandë monitorohet argjinatura e Bistricës në Çukë, ku efektivë të FA ndërhynë në ndihmë të banorëve. Forcat operacionale kanë punuar edhe në Finiq, Konispol dhe Delvinë për pastrim të dherave në rrugët rurale. Në Fier, ekipet vijojnë ndihmën në Çerven dhe Ferras, ku 25 banesa kanë ende prani uji brenda argjinaturës së Vjosës, ndërsa lumi Seman është tërhequr në kuota të sigurta.

Në Korçë, situata në disa njësi si Bulgarec, Vithkuq, Drenovë e Mollaj është qetësuar, ndërsa po punohet intensivisht për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e Devollit dhe Dunavecit, me mbështetjen e 20 efektivëve të FA. Ka prani uji në tokat bujqësore në Sheqeras, ndërsa puna përqendrohet në infrastrukturën e fshatrave Moçan, Desmire, Osoje, Gjinikas, Senisht dhe Dolan. Në Pustec vijon largimi i ujit nga bodrumet e katër banesave, ndërsa në Pogradec janë evidentuar rreth 50 dëme në banesa dhe disa ura.

Në Lezhë, rreth 220 hektarë tokë vijojnë të jenë nën ujë, me hidrovorët në funksion të plotë. Po vijojnë punimet për riparimin e digës së dëmtuar në Lagunën e Vain. Në Kurbin punohet në shtratin e lumit Drojë, ndërsa në Mamurras rezultojnë rreth 300 hektarë të përmbytura. Aksi Rrëshen–Bukmirë mbetet problematik për shkak të uljes së bazamentit të rrugës dhe rrëshqitjeve të dherave.

Në Dibër, puna vijon për normalizimin e situatës në segmentin rrugor që lidh Qytetin e Vjetër me Qytetin e Ri. Në Berat, niveli i Osumit është ulur ndjeshëm dhe ujërat në fushat e Velabishtit janë tërhequr. Në Dimal situata po vjen drejt përmirësimit. Në Gjirokastër po punohet në disa zona të dëmtuara nga reshjet, përfshirë urat lidhëse të Dropullit dhe rrëshqitjet në Libohovë e Suhë–Poliçan. Në Tiranë është ndërhyrë në fshatin Shargë për largimin e ujit nga një banesë, ndërsa në Kukës po punohet për normalizimin e situatës në Gjegjan dhe Morinë pas dy rrëshqitjeve.

Qarqet Durrës, Shkodër dhe Elbasan raportojnë situatë të qetë pa problematika të shkaktuara nga moti. Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin dhe mbeten në kontakt të vazhdueshëm me strukturat në terren për të garantuar mbështetjen e komuniteteve në zonat e prekura. /skyweb.al

Artikulli para

“Vishuni mirë!” Vijnë rregullat e reja për pasagjerët e fluturimeve në SHBA

Artikulli pas

Koncensioni i TIA-s bëri 44 milionë euro fitim gjatë 2024 për shkak të numrit REKORD të pasagjerëve: U zgjerua terminali dhe u zgjat pista

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Linja direkte Tiranë-New York, çmimi i biletës, avionët dhe sa do të zgjasë fluturimi, të gjitha DETAJET

Koncensioni i TIA-s bëri 44 milionë euro fitim gjatë 2024 për shkak të numrit REKORD të pasagjerëve: U zgjerua terminali dhe u zgjat pista

Të Përzgjedhura

Lindjet në minimum historik, pse çiftet shqiptare shtyjnë fëmijën e parë
Ekonomi

Lindjet në minimum historik, pse çiftet shqiptare shtyjnë fëmijën e parë

Nga SkyWeb
20 Qershor, 2026
0

Shqipëria po përballet me një rënie të fortë të lindjeve, ndërsa kostoja e jetesës po kthehet në një nga faktorët...

Lexo të plotë
Rama thotë se dëmet në pallatin e djegur te Farmacia 10 do të paguhen nga ndërtuesi

Rama thotë se dëmet në pallatin e djegur te Farmacia 10 do të paguhen nga ndërtuesi

15 Prill, 2026
Paradoksi i parkut fantazëm “Durana”, tender për laptopë dhe pajisje IT në tokën ku sot kullosin lopët

Paradoksi i parkut fantazëm “Durana”, tender për laptopë dhe pajisje IT në tokën ku sot kullosin lopët

15 Mars, 2026
Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj

11 Shtator, 2026
Komisioni Europian nis hetim për vaksinën e gripit

Komisioni Europian nis hetim për vaksinën e gripit

28 Qershor, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr