• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 28 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

“Vishuni mirë!” Vijnë rregullat e reja për pasagjerët e fluturimeve në SHBA

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Nëntor, 2025
në Aviacion
A A
0
“Vishuni mirë!” Vijnë rregullat e reja për pasagjerët e fluturimeve në SHBA
Share on FacebookShare on WhatsApp

Departamenti Amerikan i Transportit prezantoi të mërkurën një fushatë kombëtare për të rikthyer qytetarinë në udhëtimet ajrore, duke u bërë thirrje amerikanëve të vishen “me respekt” dhe të tregojnë mirësjellje bazike, si “ju lutem” dhe “faleminderit”, ndaj ekuipazhit. Por ekspertët e udhëtimeve mbeten skeptikë se kjo fushatë do të sjellë ndryshim real.

Fushata, e quajtur “Epoka e artë e udhëtimit fillon me ty”, synon të “ringjallë një diskutim kombëtar se si mund të rikthejmë edukatën dhe klasin në fluturime”, sipas njoftimit të institucionit.

Sekretari i Transportit, Sean Duffy, e ka ndërmarrë nismën si reagim ndaj rritjes së incidenteve me pasagjerë të padisiplinuar, përfshirë përplasjet me udhëtarë të tjerë apo me stafin e kompanive ajrore.

Të dhënat e FAA tregojnë se rastet kulmuan në vitin 2021, por sot vazhdojnë të jenë dy herë më të larta se para pandemisë.

Departamenti nuk sqaron se çfarë nënkupton “veshja me respekt”. Në rrjetet sociale, Duffy ka shkruar:
“Vishem mirë për të shkuar në aeroport, ndihmo një të panjohur, dhe shko me humor të mirë.”

Ai u kërkon pasagjerëve të reflektojnë mbi pesë pyetje për të garantuar qytetari:

• A po ndihmoni një grua shtatzënë apo një të moshuar me vendosjen e çantave në dollap?
• A po visheni me respekt?
• A po kontrolloni fëmijët tuaj gjatë udhëtimit?
• A po i falënderoni stjuardesat?
• A po përdorni “ju lutem” dhe “faleminderit”?

Ekspertët thonë se veshja formale nuk ka gjasa të ndryshojë sjelljen e pasagjerëve. Sot, shumica e udhëtojnë duke vlerësuar rehatinë, për shkak të hapësirës së ngushtë dhe vonesave të shpeshta.

Përballë thirrjes së Duffy-t, një pjesë e përdoruesve në rrjete sugjeruan zgjidhje të tjera më praktike: sedilje më të gjera në klasën ekonomike, pika kontrolli më miqësore dhe më shumë lehtësira për pasagjerët. Edhe ata që mbështesin rritjen e qytetarisë theksojnë se komoditeti i ulët i detyron njerëzit të vishen thjesht.

Ekspertët vërejnë se udhëtimi ajror i dekadave të shkuara ishte një realitet krejt tjetër. “Klasa ekonomike dikur ishte e rehatshme. Sot të gjithë shtrydhen në avionë,” thotë Chris Elliott, ekspert udhëtimesh.

Edhe Sarah Silbert, analiste në Points Path, thekson se udhëzimi për veshjen “nuk është i zbatueshëm në praktikë dhe nuk do të ndryshojë sjelljen”.

“Të gjithë e interpretojnë ndryshe çfarë do të thotë ‘të vishesh mirë’,” shton Daniel Green, bashkëthemelues i Faye Travel Insurance. “Në fund, kjo është thjesht një fushatë me qëllime të mira për sjellje në publik, pa efekt të prekshëm.”

Pse janë shtuar incidentet?

Sipas Transport Security International, shtimi i pasagjerëve problematikë lidhet me konsum alkooli, drogë, probleme të shëndetit mendor dhe stres nga fluturimet e mbingarkuara me vonesa e anulime.

Scott Keyes, themelues i Going.com, kujton se “epoka e artë” e fluturimeve nuk ishte e artë për shumicën e amerikanëve. Çmimet ishin aq të larta sa udhëtimi me avion ishte privilegj vetëm për të pasurit.

“Sot udhëtojnë njerëz nga çdo shtresë. Fushata i referohet një kohe kur vetëm elita fluturonte,” thotë ai.

Ai shton se, pavarësisht nostalgjisë, udhëtimi i dikurshëm kishte edhe probleme të rëndë: fluturimet ishin më të gjata, nuk kishte Wi-Fi dhe kabina mbushej me tym cigaresh.

Edhe për këtë arsye ai nuk pret që amerikanët të fillojnë të vishem me kostume për të udhëtuar:

“Nëse fluturimi është i përballueshëm për të gjithë, duhet pranuar që njerëzit do sillen si janë. Nuk mendoj se duhet të jetojmë në një shoqëri ku ka rekomandime se si të vishesh për të hipur në avion.” /skyweb.al

Artikulli para

Një gjel deti në mes të Manhattanit, “banori” më simpatik i New York-ut

Artikulli pas

Pas shirave dhe borë, si paraqitet situata në të gjithë qarqet e vendit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, aeroporti i Rinasit shënon rekord të ri
Aviacion

Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, aeroporti i Rinasit shënon rekord të ri

28 Gusht, 2026
Ish-stjuardesa e Air France fiton gjyqin historik, kanceri i njihet si sëmundje profesionale
Aviacion

Ish-stjuardesa e Air France fiton gjyqin historik, kanceri i njihet si sëmundje profesionale

26 Gusht, 2026
Dubai nuk ka më shkëlqimin e dikurshëm, kompanitë ajrore vijojnë ta shmangin për shkak të pasigurisë
Aviacion

Dubai nuk ka më shkëlqimin e dikurshëm, kompanitë ajrore vijojnë ta shmangin për shkak të pasigurisë

26 Gusht, 2026
Nën emrin Bretish Airways, indianët bëjnë kërdinë me punësime false, si i zbuloi policia
Aviacion

Nën emrin Bretish Airways, indianët bëjnë kërdinë me punësime false, si i zbuloi policia

25 Gusht, 2026
FLUTURIMET/ BE drejt rregullores strikte për mbrojtjen e të drejtave të pasagjerëve
Aviacion

LAX, JFK apo DXB: Si përcaktohen kodet me tri shkronja të aeroporteve?

25 Gusht, 2026
Ka nisur çmontimi i gjigantëve të ajrit, pse dështoi Airbus A380
Aviacion

Ka nisur çmontimi i gjigantëve të ajrit, pse dështoi Airbus A380

24 Gusht, 2026
Artikulli pas
Pas shirave dhe borë, si paraqitet situata në të gjithë qarqet e vendit

Pas shirave dhe borë, si paraqitet situata në të gjithë qarqet e vendit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Qeveria hyn ortake me privatin për të prodhuar uniforma ushtarake, Kayo do të ketë 40 për qind të aksioneve
Aktualitet

Qeveria hyn ortake me privatin për të prodhuar uniforma ushtarake, Kayo do të ketë 40 për qind të aksioneve

Nga SkyWeb
29 Maj, 2025
0

Qeveria ka përcaktuar kushtet me të cilat shoqëria publike ushtarake Kayo do të hyjë në partneritet me ortakët privatë për...

Lexo të plotë
Pensioni nuk del, Shqipëria në krye të listës për pensionistët e punësuar

Rritja e pagave përmirëson treguesit në skemën e pensioneve, sfidat mbeten

29 Gusht, 2025
Tarifat e Trump ndikojnë në çmimin e kafesë, SHBA tërësisht e varur nga importet

Tarifat e Trump ndikojnë në çmimin e kafesë, SHBA tërësisht e varur nga importet

13 Shtator, 2025
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?

16 Janar, 2026
Përplasjet për aeroportin e Vlorës, Pacolli mohon kontratën e shitjes së aksioneve: Noterja dhe administratori mashtruan

Përplasjet për aeroportin e Vlorës, Pacolli mohon kontratën e shitjes së aksioneve: Noterja dhe administratori mashtruan

23 Tetor, 2025

Të Fundit

Pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni?

Pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni?

28 Gusht, 2026
Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së

Leku “letër”, tregu përmbytet me para si KURRË më parë

28 Gusht, 2026
Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, aeroporti i Rinasit shënon rekord të ri

Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, aeroporti i Rinasit shënon rekord të ri

28 Gusht, 2026
Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje

Java mbyllet me rritje për Dollarin dhe Euron

28 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr