• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Shkencëtarët zbulojnë rrufe në Mars

Editor Nga Editor
28 Nëntor, 2025
në Aktualitet
A A
Shkencëtarët zbulojnë rrufe në Mars
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shkencëtarët besojnë se kanë regjistruar për herë të parë aktivitet elektrik në atmosferën e Marsit, duke sugjeruar se planeti mund të prodhojë rrufe.

Roveri Perseverance i NASA-s, i cili zbriti në Mars në vitin 2021, u dërgua për të kërkuar shenja jete dhe ka kaluar katër vitet e fundit duke eksploruar rajonin e Kraterit Jezero.

Shkarkime elektrike, të quajtura “rrufe të vogla”, u identifikuan përmes regjistrimeve audio dhe elektromagnetike të pajisjes SuperCam të roverit. Shkencëtarët shpresojnë që pajisje të reja, më të ndjeshme për matjen e shkarkimeve atmosferike dhe kamera më të avancuara, të mund të dërgohen në Mars për të konfirmuar plotësisht këto zbulime. Një ekip kërkuesish nga Franca analizoi 28 orë regjistrime audio të bëra gjatë dy viteve marsiane (1,374 ditë tokësore).

Ata zbuluan se shkarkimet elektrike shoqëroheshin zakonisht me vorbullat e pluhurit (dust devils) dhe me frontet e stuhive me pluhur.

Dust devils janë vorbulla të vogla që formohen nga ajri i nxehtë që ngrihet nga sipërfaqja e planetit, dhe lëvizjet e tyre të brendshme mund të krijojnë ngarkesa elektrike.

Autori kryesor i studimit, Dr. Baptiste Chide, tha për agjencinë Reuters: “Këto shkarkime përbëjnë një zbulim madhor, me ndikim të drejtpërdrejtë në kimisë atmosferike të Marsit, klimën, jetueshmërinë dhe eksplorimet e ardhshme robotike dhe njerëzore.”

Ai dhe kolegët e tij në Institutin për Kërkime në Astrofizikë dhe Planetologji në Francë besojnë se Marsi tani i bashkohet Tokës, Saturnit dhe Jupiterit si planetet ku është vërejtur aktivitet elektrik atmosferik.

Fizikani i grimcave, Dr. Daniel Pritchard, shkroi në revistën shkencore Nature se, ndonëse regjistrimet “ofrojnë prova bindëse për shkarkime të shkaktuara nga pluhuri”, fakti që këto shkarkime u dëgjuan, por nuk u panë, “do të lërë patjetër vend për dyshim nëse kjo ishte vërtet rrufe marsiane”.

Ai shtoi: “Duke pasur parasysh historinë e këtij fushe, debati ka të ngjarë të vazhdojë për një kohë të gjatë.”

Në shtator të këtij viti, shkencëtarët zbuluan shkëmbinj me shenja të pazakonta në Mars.

Shenjat intriguese, të quajtura “njolla leopardi” dhe “fara lulëkuqeje”, përmbajnë minerale të prodhuara nga reaksione kimike që mund të lidhen me mikrobe të lashta.

Ekziston mundësia që këto minerale të jenë krijuar nga procese natyrore gjeologjike, por NASA deklaroi se këto shenja mund të jenë treguesit më të qartë të jetës së mundshme të zbuluar ndonjëherë.

Sot, Marsi është një shkretëtirë e ftohtë dhe e thatë. Por miliarda vite më parë, duket se ka pasur një atmosferë të dendur dhe ujë, çka e bën një vend premtues për kërkimin e gjurmëve të jetës së dikurshme.

Perseverance u dërgua në Kraterin Jezero sepse ai tregonte shenja se dikur mund të ketë pasur kushte të favorshme për jetë, përfshirë dëshmi se ka qenë një deltë kur Marsi mund të mbante ujë të lëngshëm në sipërfaqe. /Skyweb.al

Etiketat: marsplanetirrufe
Artikulli para

Shqiptarët thyejnë rekord, shpenzuan 700 miliardë lekë blerje dhe pagesa online

Artikulli pas

Mitet dhe gënjeshtrat për raportin e shqiptarëve me Perandorine

Editor

Editor

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!
Aktualitet

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija
Aktualitet

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
Artikulli pas
Mitet dhe gënjeshtrat për raportin e shqiptarëve me Perandorine

Mitet dhe gënjeshtrat për raportin e shqiptarëve me Perandorine

Të Përzgjedhura

Kur teshtin njësia nr 2 në Tiranë!
OP-ED

Kur teshtin njësia nr 2 në Tiranë!

Nga SkyWeb
27 Mars, 2026
0

Lutfi Dervishi  Nga gjithë lajmet e ditës, vetëm njëri i tronditi tregjet globale. Bëhet fjalë për ndryshimin e drejtuesve të...

Lexo të plotë
Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat

Blegtoria në pikiatë, si po mbushet tregu me qumësht serb

30 Shtator, 2026
Presidenti Begaj nga Teqeja e Frashërit: Vatër e dijes, identitetit dhe atdhedashurisë

Presidenti Begaj nga Teqeja e Frashërit: Vatër e dijes, identitetit dhe atdhedashurisë

5 Shtator, 2026
Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale

Gjashtë minuta larg tragjedisë, avionit të “Ryanair” i mbaron karburanti në ajër

10 Tetor, 2025
Rama i shpall “luftë” CASH-it, thotë se deri në 2030 s’do të ketë më pagesa në dorë

Rama i shpall “luftë” CASH-it, thotë se deri në 2030 s’do të ketë më pagesa në dorë

18 Korrik, 2025

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr