• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 11 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Fermerët gjermanë bllokojnë rrugët me traktorë, kundërshtojnë politikat e çmimeve të supermarketeve

Editor Nga Editor
15 Dhjetor, 2025
në Ekonomi
A A
0
Fermerët gjermanë bllokojnë rrugët me traktorë, kundërshtojnë politikat e çmimeve të supermarketeve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Fermerët gjermanë organizuan sot protesta duke bllokuar rrugët me autokolona traktorësh, në shenjë kundërshtimi ndaj çmimeve të ulëta të qumështit dhe gjalpit të vendosura nga zinxhirët e supermarketeve. Sipas tyre, këto çmime janë ulur në nivele të paqëndrueshme dhe po rrezikojnë mbijetesën e fermave.

Policia raportoi se rreth 140 mjete bujqësore u mblodhën përpara selisë së zinxhirit të supermarketeve “Lidl” në qytetin Bad Wimpfen, në jugperëndim të Gjermanisë, ndërsa organizatorët thanë se numri i traktorëve pjesëmarrës arriti deri në 250.

Çmimet e gjalpit në Gjermani ndodhen aktualisht në nivelin më të ulët të viteve të fundit, pas uljeve të përsëritura nga rrjetet e shitjes me pakicë. Sipas analistëve, rënie e çmimeve të gjalpit, qumështit dhe djathit po vërehet edhe në tregjet ndërkombëtare.

Ndërkohë, fabrikat e përpunimit të qumështit kanë pranuar më shumë qumësht krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja e përmbajtjes së yndyrës ka ndikuar gjithashtu në krijimin e një teprice prodhimi, e cila po tejkalon kërkesën për gjalpë.

Përfaqësuesit e fermerëve paralajmërojnë se, në kushtet aktuale të çmimeve, shumë ferma nuk janë më në gjendje të përballojnë investimet e domosdoshme për vazhdimin e aktivitetit.

Në një peticion online, fermerët akuzuan zinxhirin “Lidl” për “dumping” të çmimeve të gjalpit. Protesta të ngjashme me traktorë u zhvilluan edhe përpara një qendre logjistike të kompanisë në Radeburg, në lindje të vendit, si dhe pranë magazinës qendrore në qytetin Cloppenburg, në veriperëndim të Gjermanisë.

Nga ana e saj, “Lidl” deklaroi se i kupton shqetësimet e fermerëve, por theksoi se uljet e çmimeve janë një reagim i domosdoshëm ndaj kushteve të jashtëzakonshme në tregun e lëndëve të para. /Skyweb.al

Etiketat: fermeretgjermane
Artikulli para

A është e vërtetë që…takat ndryshojnë formën e këmbëve?

Artikulli pas

Parkinson, sëmundja që vjen nga uji? Zbulimet e reja ngrenë alarmin

Editor

Editor

Nga Kategoria

“Mësohuni me çmimet e larta!” Industria e mishit ka një mesazh për komsumatorët
Ekonomi

BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon Ministrinë: Çfarë do të ndodhë me importin e mishit

11 Gusht, 2026
DPSHTRR paralajmëron drejtuesit për xhamat e errësuar, ja kufijtë e lejuar dhe tarifat
Ekonomi

DPSHTRR paralajmëron drejtuesit për xhamat e errësuar, ja kufijtë e lejuar dhe tarifat

11 Gusht, 2026
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton
Ekonomi

Euro nuk ndal rënien, zbret për herë të parë poshtë nivelit të 93 lekëve

11 Gusht, 2026
Rama ndryshon qasje për protestat: Qytetarët kanë halle reale, kemi probleme me administratën
Ekonomi

Na marrtë të keqen Irani, Rama thotë se Shqipëria është e para në botë për sigurinë kibernetike

11 Gusht, 2026
11 qarqe nuk bëjnë sa Tirana: Shifra shqetësuese mbi lindjet dhe vdekjet në Shqipëri
Ekonomi

11 qarqe nuk bëjnë sa Tirana: Shifra shqetësuese mbi lindjet dhe vdekjet në Shqipëri

11 Gusht, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
Ekonomi

ERE i hap rrugën FSHU-së të shtyjë pagesat ndaj KESH-it nëse ka mungesë likuiditeti

11 Gusht, 2026
Artikulli pas
Parkinson, sëmundja që vjen nga uji? Zbulimet e reja ngrenë alarmin

Parkinson, sëmundja që vjen nga uji? Zbulimet e reja ngrenë alarmin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ashensori, shpikja që ngriti qytetet në qiell dhe ndryshoi jetën urbane
Ekonomi

Ashensori, shpikja që ngriti qytetet në qiell dhe ndryshoi jetën urbane

Nga SkyWeb
3 Korrik, 2026
0

Nëse do të zgjidhej një shpikje që ndryshoi përgjithmonë formën e qyteteve moderne, shumica do të mendonin për çimenton, çelikun...

Lexo të plotë
VIDEO/ Zjarr i frikshëm në Tiranë, flakët pushtojnë pallatin

30 apartamente u dëmtuan nga zjarri te kullat e “Arlis” pranë Farmacisë 10

15 Prill, 2026
Një histori mashtrimesh, FSDKSH i heq licencën kompanisë CFO Pharma të Nadir Çaushollit

Një histori mashtrimesh, FSDKSH i heq licencën kompanisë CFO Pharma të Nadir Çaushollit

2 Nëntor, 2025
Ku “avulluan” 2.5 ton salçiçe Wudy te SPAR Albania me listeri ? Raporti i KLSH jep alarmin mbi shëndetin e shqiptarëve

Ku “avulluan” 2.5 ton salçiçe Wudy te SPAR Albania me listeri ? Raporti i KLSH jep alarmin mbi shëndetin e shqiptarëve

25 Prill, 2026
Ish-deputetja e PS Blerina Gjylameti emërohet në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Ish-deputetja e PS Blerina Gjylameti emërohet në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

21 Janar, 2026

Të Fundit

“Mësohuni me çmimet e larta!” Industria e mishit ka një mesazh për komsumatorët

BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon Ministrinë: Çfarë do të ndodhë me importin e mishit

11 Gusht, 2026
Nga skrapi te eksporti, Shqipëria kërkon të hyjë në tregun global të prodhimit të armëve

Pas “KAYO-ve”, qeveria rregullon blerjet e armëve dhe municioneve me ligjin për prokurimet publike

11 Gusht, 2026
DPSHTRR paralajmëron drejtuesit për xhamat e errësuar, ja kufijtë e lejuar dhe tarifat

DPSHTRR paralajmëron drejtuesit për xhamat e errësuar, ja kufijtë e lejuar dhe tarifat

11 Gusht, 2026
VIDEO/ Dronë dhe kamera inteligjente, Lamallari flet për ndryshim epokal në polici

VIDEO/ Dronë dhe kamera inteligjente, Lamallari flet për ndryshim epokal në polici

11 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr