• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 12 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Hapet zyrtarisht Banka Shqiptare e Zhvillimit, kush e drejton

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Dhjetor, 2025
në Ekonomi
A A
0
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Share on FacebookShare on WhatsApp

Banka Shqiptare e Zhvillimit është regjistruar si shoqëri aksionare në Qendrën Kombëtare të Biznesit, duke shënuar themelimin e saj zyrtar dhe marrjen e statusit aktiv që nga data 16 dhjetor, pa afat.

Sipas të dhënave të regjistrimit, Banka Shqiptare e Zhvillimit funksionon me një sistem administrimi me dy nivele. Niveli i parë është Administratori, ndërsa niveli i dytë është Këshilli Mbikëqyrës.

Administrator i bankës është emëruar italiani Silvio Pedrazzi, ish drejtues i një banke me kapital të huaj në Shqipëri. Mandati i tij është trevjeçar, nga 16 dhjetor 2025 deri më 16 dhjetor 2028.

Këshilli Mbikëqyrës përbëhet nga pesë anëtarë: Daniel Demeulenaere, Artur Asllani, Arben Shkodra, Eris Hysi dhe Irida Huta, të emëruar gjithashtu për një mandat trevjeçar.

Ministria e Financave rezulton aksionare e vetme e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, duke zotëruar 100 për qind të aksioneve. Kapitali fillestar i bankës është 10 miliardë lekë.

Banka Shqiptare e Zhvillimit do të ushtrojë veprimtari kredidhënieje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe startup-et vendase, me synim nxitjen e rritjes, produktivitetit, konkurrueshmërisë dhe zgjerimit në tregjet ndërkombëtare.

Veprimtaria përfshin gjithashtu mbështetjen e eksporteve të mallrave dhe shërbimeve vendase, kredidhënien për projekte publike në nivel qendror dhe vendor, si dhe financimin e zhvillimit, përmirësimit dhe modernizimit të infrastrukturës fizike dhe digjitale të vendit, në përputhje me objektivat strategjikë kombëtarë.

Në kuadër të aktivitetit të saj, banka mund të akordojë kredi afatshkurtra dhe afatmesme e afatgjata për persona juridikë, drejtpërdrejt ose përmes marrëveshjeve të bashkëfinancimit me institucione financiare vendase dhe ndërkombëtare.

Ajo mund të lëshojë garanci financiare dhe tregtare, të blejë obligacione korporatash, të marrë pjesë në instrumente financiare të kapitalit, të investojë tepricat e likuiditetit në obligacione qeveritare vendase dhe ndërkombëtare, si dhe të hapë llogari dhe të vendosë depozita në banka tregtare.

Në aspektin e financimit dhe detyrimeve, Banka Shqiptare e Zhvillimit ka të drejtë të emetojë obligacione në tregjet financiare vendase dhe ndërkombëtare, të pranojë depozita nga bankat dhe institucionet financiare, të ketë akses në operacionet e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, të administrojë fonde strukturore nga shteti ose institucionet supranacionale, si dhe të pranojë fonde të kthyeshme nga publiku përmes produkteve të kursimit, nëpërmjet një entiteti të veçantë të Postës Shqiptare sh.a. Këto produkte kursimi garantohen nga shteti dhe përdoren për aktivitete promovuese.

Selia e Bankës Shqiptare të Zhvillimit do të jetë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Ndërtesa nr. 3. /skyweb.al

Etiketat: Banka Shqiptare e Zhvillimit
Artikulli para

Nis monitorimi i çmimeve gjatë festave të fundvitit, e pëson kush abuzon me konsumatorët

Artikulli pas

STRATEGJIA/ Qeveria pranon ndotjen historike dhe një faturë mbi 100 milionë euro për rehabilitimin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Punësim, bursa dhe kurse në Britani: Narrativa Shqiptare sjell Albanian Career & Business Summit UK 2026 në Londër
Ekonomi

Punësim, bursa dhe kurse në Britani: Narrativa Shqiptare sjell Albanian Career & Business Summit UK 2026 në Londër

11 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Rritet ndjeshëm numri i bizneseve të huaja në Shqipëri

10 Tetor, 2026
Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka
Ekonomi

Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka

10 Tetor, 2026
Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë, surprizë qytetet ku lëviz më shumë para CASH krahas Tiranës
Ekonomi

1 milionë llogari bankare në Shqipëri kanë pothuajse 0 lekë brenda!

9 Tetor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Paratë nga shitja e shtëpisë apo trashëgimia, do të garantohen në banka deri në 15 milionë lekë

9 Tetor, 2026
Nëse Ngushtica e Hormuzit është e hapur, pse karburantet mbeten kaq të shtrenjta?
Ekonomi

Nëse Ngushtica e Hormuzit është e hapur, pse karburantet mbeten kaq të shtrenjta?

9 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kromi i Bulqizës në gjurmët e ARMO-s, turqit e lenë kolateral në banka, po nëse nuk paguhet kredia?

STRATEGJIA/ Qeveria pranon ndotjen historike dhe një faturë mbi 100 milionë euro për rehabilitimin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

”Traveloffpath”: Shqipëria, destinacioni turistik më në modë i Mesdheut
Turizëm

”Traveloffpath”: Shqipëria, destinacioni turistik më në modë i Mesdheut

Nga Editor
17 Shtator, 2025
0

Shqipëria po kthehet me shpejtësi në destinacionin më në modë të Mesdheut dhe këtë e konfirmon edhe shkrimi më i...

Lexo të plotë
Qeveria shpall fituesin e koncesionit 1 miliardë euro në kulmin e fushatës zgjedhore

Qeveria shpall fituesin e koncesionit 1 miliardë euro në kulmin e fushatës zgjedhore

15 Prill, 2025
“9Travel”: Shqipëria, destinacioni i ri europian nën radarin e turistëve australianë

“9Travel”: Shqipëria, destinacioni i ri europian nën radarin e turistëve australianë

26 Janar, 2026
Vala e të nxehtit i kushtoi 700 milion euro Francës dhe Gjermanisë

Vala e të nxehtit i kushtoi 700 milion euro Francës dhe Gjermanisë

1 Korrik, 2026
Në shkurt u regjistruan mbi 2 mijë biznese të reja

Falja e borxheve tatimore, edhe 57 ditë për heqjen dorë nga ankimet: Afatet dhe kushtet për bizneset

5 Tetor, 2026

Të Fundit

A na përcakton karakterin radha e lindjes? Studimet sfidojnë stereotipet për fëmijët e mëdhenj dhe të vegjël

A na përcakton karakterin radha e lindjes? Studimet sfidojnë stereotipet për fëmijët e mëdhenj dhe të vegjël

11 Tetor, 2026
Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Punësim, bursa dhe kurse në Britani: Narrativa Shqiptare sjell Albanian Career & Business Summit UK 2026 në Londër

Punësim, bursa dhe kurse në Britani: Narrativa Shqiptare sjell Albanian Career & Business Summit UK 2026 në Londër

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr