• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

STRATEGJIA/ Qeveria pranon ndotjen historike dhe një faturë mbi 100 milionë euro për rehabilitimin

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Dhjetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Kromi i Bulqizës në gjurmët e ARMO-s, turqit e lenë kolateral në banka, po nëse nuk paguhet kredia?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik draft Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin e Sektorit Minerar 2026 2040, një dokument afatgjatë që synon ndryshimin e modelit aktual të industrisë nxjerrëse në Shqipëri.

Strategjia synon ta zhvendosë sektorin nga eksporti i lëndëve të para të papërpunuara drejt një modeli me më shumë vlerë të shtuar, standarde më të larta mjedisore dhe integrim në zinxhirët europianë të furnizimit.

Në dokument pranohet se sektori minerar mbart një trashëgimi të rëndë mjedisore, të krijuar ndër dekada pa standarde bashkëkohore teknike dhe mjedisore.

Qeveria evidenton se një sërë zonash minerare tashmë jashtë aktivitetit përbëjnë rrezik serioz për mjedisin dhe shëndetin publik, për shkak të depozitimit të mbetjeve minerare, dambave të amortizuara, sterileve dhe drenimit të ujërave acide të ndotura me metale të rënda.

Sipas strategjisë, zonat më problematike përfshijnë Bulqizën, Rubikun, Kukësin, Korçën, Rehovën, Pogradecin, Hasin, Ersekën, Munellën, Mamëzin, Mëzezin, Memaliajn dhe Kurbneshin, ku ndotja e akumuluar vijon të kërcënojë tokën, ujërat nëntokësore dhe komunitetet lokale.

Duke iu referuar një studimi të Bankës Botërore, dokumenti pranon se kostoja e rehabilitimit dhe rikuperimit të plotë të këtyre zonave tejkalon 100 milionë euro.

Qeveria thekson se kjo faturë e lartë lidhet edhe me faktin se mbyllja e minierave joefektive nuk është realizuar sipas praktikave evropiane. Për këtë arsye, rehabilitimi i zonave minerare shpallet prioritet strategjik kombëtar për periudhën 2026 2040 dhe pjesë kyçe e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, si dhe e Strategjisë Kombëtare për Ndryshimet Klimatike dhe Rritjen e Qëndrueshme 2023 2030.

Strategjia përcakton pesë politika kryesore dhe një paketë masash prioritare që prekin kërkim zbulimin, modernizimin e përpunimit, sigurinë dhe mjedisin, kapitalin njerëzor dhe transparencën e të dhënave minerare. Një nga masat kryesore është hartimi dhe zbatimi i Planit Kombëtar të Kërkimeve Gjeologjike, me synimin për të identifikuar vendburime të reja dhe për të rivlerësuar rezervat ekzistuese sipas standardeve ndërkombëtare.

Dokumenti parashikon rritjen e përpunimit të mineraleve në vend dhe zhvillimin e industrive të lidhura me riciklimin dhe ripërdorimin e mbetjeve minerare, në përputhje me parimet e ekonomisë qarkulluese dhe Aktin Evropian për Lëndët e Para Kritike.

Një fokus i veçantë i strategjisë është përmirësimi i standardeve të sigurisë teknike në punë, certifikimi mjedisor i impianteve përpunuese dhe rehabilitimi i zonave të ndotura.

Në dokument pranohet se zbatimi i Direktivës 2006 21 KE për menaxhimin e mbetjeve të industrive nxjerrëse ka mbetur i pjesshëm.

Sipas vlerësimeve zyrtare, shumë impiante përpunimi dhe depozitime historike minerare vijojnë të operojnë me sisteme të pamjaftueshme sigurie, pa monitorim të rregullt, pa sisteme paralajmërimi të hershëm dhe pa plane emergjence të certifikuara për raste përmbytjesh apo kolapsesh strukturore. Kjo situatë përbën një rrezik të vazhdueshëm për mjedisin dhe komunitetet pranë zonave industriale.

Strategjia vë theks edhe te investimet në kapitalin njerëzor, përmes përshtatjes së programeve arsimore me nevojat e tregut, krijimit të infrastrukturës moderne kërkimore dhe forcimit të kapaciteteve të institucioneve publike për monitorim dhe kontroll të sektorit minerar.

Megjithatë, dokumenti evidenton një hendek të konsiderueshëm financiar mes nevojave për zbatim dhe burimeve aktualisht të siguruara.

Për mbulimin e kostove, strategjia parashikon një kombinim të fondeve publike, investimeve private, mbështetjes nga partnerët ndërkombëtarë dhe instrumenteve financiare të Bashkimit Evropian, duke pranuar se pa këtë mbështetje, objektivat ambicioze për transformimin e sektorit minerar do të jenë të vështira për t’u realizuar. /skyweb.al 

Etiketat: minieraminieratndotja
Artikulli para

Hapet zyrtarisht Banka Shqiptare e Zhvillimit, kush e drejton

Artikulli pas

“Huffpost”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Samir Mane blen ndërtesën tregtare në Qendër të Mynihut
Ekonomi

Samir Mane blen ndërtesën tregtare në Qendër të Mynihut

8 Nëntor, 2026
Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida
Ekonomi

Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida

8 Nëntor, 2026
Industria e bukurisë dhe kujdesit vetjak “fiksohet” me lopët, miliarda nga dhjami dhe kulloshtra
Ekonomi

Industria e bukurisë dhe kujdesit vetjak “fiksohet” me lopët, miliarda nga dhjami dhe kulloshtra

8 Nëntor, 2026
Kriza e çmimeve të vajit të ullirit përfshin Mesdheun, Spanja kufizon shitjet, Greqia përtokë, fermerët shqiptarë në mëshirë të fatit
Ekonomi

Kriza e çmimeve të vajit të ullirit përfshin Mesdheun, Spanja kufizon shitjet, Greqia përtokë, fermerët shqiptarë në mëshirë të fatit

8 Nëntor, 2026
Pas 18 vitesh nga licencimi, ndryshon projekti i parkut eolik 72 MW në Konispol
Ekonomi

Pas 18 vitesh nga licencimi, ndryshon projekti i parkut eolik 72 MW në Konispol

8 Nëntor, 2026
“Shfryhen” dimantët, si laboratorët shkatërruan industrinë miliarda dollarëshe
Ekonomi

“Shfryhen” dimantët, si laboratorët shkatërruan industrinë miliarda dollarëshe

8 Nëntor, 2026
Artikulli pas
“Huffpost”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026

“Huffpost”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026

Të Përzgjedhura

Doktor, bëja “bam” një herë në pleqëri!
OP-ED

Doktor, bëja “bam” një herë në pleqëri!

Nga SkyWeb
24 Tetor, 2026
0

Mentor Kikia  Z. Berisha, padyshim që ju nuk jeni në krye të listës së përgjegjësve për atë që po ndodh...

Lexo të plotë
Meta prezanton përkthimin automatik në WhatsApp, komunikim pa barriera gjuhësore

Meta prezanton përkthimin automatik në WhatsApp, komunikim pa barriera gjuhësore

24 Shtator, 2025
Sejko pret përfaqësuesit e BERZH-it: Kreditë me probleme në 3,7%, niveli më i ulët që në 2008-n

Sejko pret përfaqësuesit e BERZH-it: Kreditë me probleme në 3,7%, niveli më i ulët që në 2008-n

13 Korrik, 2026
Shtrenjtohen nafta dhe gazi: Bota futet në një spirale krize çmimesh të energjisë pas luftës në Iran

Lajm i mirë! Energjia diellore përben më shumë se 13% të totalit të prodhuar gjatë 2025 në Shqipëri, pritet rritje në 2026

3 Mars, 2026
Finlanda do të ndalojë pijet energjike për personat nën 18-vjeç

Finlanda do të ndalojë pijet energjike për personat nën 18-vjeç

4 Qershor, 2026

Të Fundit

Samir Mane blen ndërtesën tregtare në Qendër të Mynihut

Samir Mane blen ndërtesën tregtare në Qendër të Mynihut

8 Nëntor, 2026
Shqiptari Rexhep Rexhepi fiton “Oscar-in e orëve” në Gjenevë, mrekullia e tij shpallet më e mira e vitit 2026

Shqiptari Rexhep Rexhepi fiton “Oscar-in e orëve” në Gjenevë, mrekullia e tij shpallet më e mira e vitit 2026

8 Nëntor, 2026
Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

Milionat e AKSHI-t te vëllai i Vlora Hysenit? SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

8 Nëntor, 2026
Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida

Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida

8 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr