E martë, 8 Korrik, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Skandali i “Bankers Petroleum”, si ish-administratori Leonidha Çobo përfitoi miliona dollarë nga abuzimet e shumta

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Korrik, 2025
in Aktualitet
A A
0
Skandali i “Bankers Petroleum”, si ish-administratori Leonidha Çobo përfitoi miliona dollarë nga abuzimet e shumta
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një hetim i thelluar i Prokurorisë së Fierit ka goditur në zemër kompaninë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, duke zbuluar një rrjet të gjerë mashtrimesh dhe abuzimesh.

Janë lëshuar 14 masa sigurimi për drejtues e ish-drejtues të kompanisë, ndërsa 9 prej tyre tashmë janë ekzekutuar. Ndërkohë, 5 shtetas të huaj janë shpallur në kërkim.

Hetimet, të nisura pas një kallëzimi të Drejtorisë së Hetimit Tatimor, kanë zbuluar skema të sofistikuara për fshehje të të ardhurave, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe mashtrime me TVSH-në. Sipas prokurorisë kompania përdori metoda mashtruese për të nxjerrë fitime fiktive, duke shmangur kështu detyrimet tatimore.

Skemat mashtruese përfshijnë fryrjen e shpenzimeve në mënyrë fiktive, për të shmangur pagesën e tatimit mbi fitimin dhe për të përfituar në mënyrë të paligjshme rimbursim të TVSH-së. Kompania dyshohet se ka falsifikuar dokumente financiare dhe ka kryer transaksione të dyshimta me kompani e individë brenda dhe jashtë vendit.

Prokuroria dyshon se e gjithë struktura e kompanisë ka funksionuar si një skemë e përpunuar për përfitim personal dhe shmangie të detyrimeve ligjore. Në bashkëpunim me individë dhe kompani të tjera, “Bankers” ka ndërtuar një rrjet të tërë operacionesh të dyshimta që shërbenin vetëm për të fshehur fitimet reale.

Nga kontrollet e ushtruara në ambientet e kompanisë dhe banesa private janë sekuestruar prova të rëndësishme që mbështesin akuzat për mashtrim dhe pastrim parash.

Prokuroria ka lëshuar edhe një urdhër arresti për Leonidha Çobon, ish administratori i kompanisë së shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd” si dhe shtetasve të tjerë.

Por, si është përfshirë konkretisht Çobo në këtë skemë të mirëfilltë korrupsioni?

Leonidha Çobo merrte ryshfet nga kontraktorët

Pavarësisht pagës marramendëse që merrte Leonidha Çobo merrte përfitime të tjera duke i marrë përqindje në formë ryshfeti kontraktorëve të kompanisë.

Këto të dhëna kanë dalë nga dosja hetimore në ngarkim të Leonidha Çobo, ish-Drejtorit të Bankers Petroleum, i cili më parë është kallëzuar në prokurori nga vetë punëdhënësit e tij. Sipas denoncimit të Bankers, por edhe materialit të prokurorisë, Çobo kishte ndërtuar një skemë korrupsioni me përfitime personale. Për këtë skemë Çobo ka përdorur një kompani italiane, e cila ka qarkulluar më shumë se 10 milionë dollarë amerikanë.

Skema

Skema mashtruese ka nisur në vitin 2010 kur Bankers Petroleum, nën drejtimin e Çobo, ka lidhur një marrëveshje me kompaninë italiane të marketingut, MAB OIL Ltd. Kjo kompani u përzgjodh nga Çobo si konsulent për shitjen e naftës brut në tregun europian.

Por për të përfituar këtë kontratë, kompania italiane duhet t’i kthente mbrapsht Loni Çobos, në formë komisioni, vlera të konsiderueshme parash. “Shenjat e alarmit në kompani ishin evdidente, por i emëruari si Drejtues i Auditit nga Z. Çobo luante një rol pasiv, dhe i korruptuar drejtpërdrejt nga Z. Çobo në mënyrë që të blihej heshtja e tij”,- thuhet në një letër publike që Bankers Petroleum Albania i ka dërguar institucioneve shqiptare. Faktet e parashtruara në këtë letër, por edhe në kallëzimin e bërë në prokurori nga Bankers, tregojnë që Leonidha Çobo kishte bërë një marrëveshje të dytë me kompaninë italiane ku ai merrte mbrapsht një “komision” për çdo punë të bërë.

Ish-CEO i Bankers Petroleum, Leonidha Çobo, ishte tepër i sigurt në punën që kryente, aq sa pjesën më të madhe të komunikimeve me kompaninë italiane të marketingut, MAB OIL Ltd e kryente përmes emailit zyrtar të kompanisë. Ka qenë pikërisht ky komunikim me email që ka ngritur flamujt e kuq në Bankers dhe më pas ka nisur verifikimin. “Sipas instruksioneve dhe miratimit të Drejtorit të MAB OIL ltd Z. Masimilliani Calabro, Z. Çobo ka marrë pagesa komisionesh rregullisht deri në 200 mijë USD në vit”,- thuhet në denoncimin që Bankers Petroleum ka bërë në prokurori.

Dyshimet për abuzime edhe më të mëdha

Në letrën publike të Bankers Petroleum përmenden një sërë faturash të lëshuara nga Leonidha Çobo për llogari të kompanisë italiane MAB OIL Ltd. “Z. Çobo ka lëshuar fatura kundrejt MAB Oil ltd, të cilat mund të jenë edhe të ardhura të fryra, pasi sipas burimit të tyre duhej vetëm një justifikim për të hyrë në llogarinë e tij bankare në Itali. Në këtë mënyrë Z. Çobo gjeti një rrugë për të transferuar para në Itali nëpërmjet shoqërisë së huaj MAB OIL Ltd”,- thuhet në letrën publike të Bankers Petroleum. Sipas saj, kjo skeme është përdorur për të transferuar para sa herë ka qenë e nevojshme. Ne momentin që këto para hyjnë në sistemin bankar përmes një fature të rregullt, ato konsiderohen si “të pastra”, por Bankers Petroleum pretendon se janë para të krijuara nga një aktivitet jo ligjor në Shqipëri.

Përfitimet familjare

Por përfitimet në kurriz të kompanisë nuk janë ndalur me kaq. Në letrën publike për të gjitha institucionet shqiptare, Bankers Petroleum, shpjegon se “Sipas fakteve, MAB OIL ltd ka mbuluar edhe shpenzime personale për Z. Çobo për lidhjet e tij të ngushta (jo lidhje gjaku) me qëllime transferimi në Itali.”. Burime nga prokuroria pohuan se bëhet fjalë për disa pagesa që janë kryer në favor të shtetases shqiptare T.Z në Itali. Me porosi të Çobos kompania italiane ka paguar shpenzimet që kjo shtetase është sistemuar përtej detit.

Skema mashtruese, si u vodhën paratë me qiratë e tokave

Administrimi i një kompanie gjigante si Bankers Petroleum është një përgjegjësi e madhe, por njëkohësisht të jep informacione të rëndësishme në lidhje me planet e zhvillimit të kompanisë.

Pikërisht këto plane zhvillimi janë përdorur nga ish-Drejtori i Bankers Petroleum për të krijuar përfitime personale në kurriz të kompanië, por edhe të banorëve të zonës së Patos – Marinzës. Duke përdorur informacione të brendshme, lidhjet me menaxherë të tjerë të kompanisë dhe lidhjet familjare, Çobo merrte me qera tokat e fshtarëve të zonës për një çap buke ose tokat e shtetit për dy lekë dhe më pas ja jepte me çmime marramendëse kompanisë së tij.

Kjo skemë mashtruese është zbuluar nga Bankers Petroleum dhe tashmë është nën hetim nga prokuroria shqiptare. Deri më tani është zbuluar se Çobo ka fituar miliona dollarë nga skema të tilla abuzive.

Abuzimi me qeratë e tokës

Në kuadër të kryerjes së operacioneve hidrokarbure në zonën e Patos – Marinzës, kompania Bankers Petroleum duhet të marrë shpesh herë me qera tokat e banorëve të zonës ose toka shtetërore. Këto toka përdoren për qëllime të ndryshme të punëve të përditshme të kompanisë.

Por hetimi i thelluar ka treguar se në të vërtetë këto toka përdoreshin për qëllime personale të Leonidha Çobo dhe njerëzve të tij të afërt. Sipas një letre publike që Bankers Petroleum i ka dërguar të gjitha autoriteteve shqiptare, skema mashtruese ka nisur në vitin 2015 kur Leonidha Çobo, në rolin e CEO të Bankers Petroleum rriti buxhetin e destinuar për marrjen e tokave me qera në mënyrë të ndjeshme. Kjo rritje buxheti solli edhe rritjen fiktive të çmimit të një metri katror tokë me qera nga 150 lekë m2 në 400 lekë m2.

Përfitimet personale

“Si pasoje rritjes së çmimit të vitit 2014, nga 150 lekë në 400 lekë m2, Bankers humbi miliona lekë, duke konsideruar këtu dhe kontratat abuzive personale të nënshkruara nga Z. Çobo.

Veçanërisht Z. Çobo hapi rrugën personave të cilët ishin këshilluar të merrnin toka me qera nga institucione publike me një çmim të pakonsiderueshëm dhe që më pas ju dhanë me qera tek Bankers me çmime shumëfish më të larta”,- thuhet në letrën që Bankers Petroleum i ka dërguar institucioneve shqiptare.

Sipas saj, për të realizuar me sukses këtë skemë, Çobo kishte angazhuar edhe drejtues të tjerë të Bankers Petroleum siç është rasti i vartësit të tij, Z. Genci Voja, Menaxheri i Tokave.

Ish-CEO i Bankers, miliona euro abuzime me fondet për komunitetin

Projektet dhe grantet në favor të komunitetit janë një nga favoret e pakta që duhet të kenë banorët e zonave naftëmbajtëse në Shqipëri. Por edhe ky favor u është ndërprerë në mes nga makutëria e ish-drejtuesve të Bankers Petroleum Albania, të cilët kanë abuzuar me këto projekte.

Përmes një skeme të sofistikuar ish-CEO i Bankers Petroleum, Leonidha Çobo dhe ish-Menaxheri i Marrëdhënieve me Komunitetin, Z. Adriatik Golemi, kanë krijuar përfitime personale përmes skemave me paratë e destinuara për komunitetin. Të gjitha këto detaje janë zbuluar nga vetë Bankers Petroleum dhe kompania ka bërë një kallëzim penal në prokurori pr këtë rast.

Abuzimi me projektet

Projektet për komunitetin e zonës së Patos-Marinzës ishin të tilla ku pushteti lokal dhe banorët duhet të përfshiheshin në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të zonës. Duke parë shumat e mëdha të parave që qarkullonin në këto projekte, CEO i asaj kohe i Bankers Petroleum, emëroi në vitin 2015 Z. Adriatik Golemaj në postin e Menaxherit të Departamentit të Marrëdhënieve e Komunitetin. Menjëherë të dy vunë në jetë skemën e përftimit të parave ku në një projekt të vetëm vlera e dëmit arrin në 400 mijë euro. Për të realizuar këtë skemë është përdorur një kontraktor i vetëm, i cili lëshonte fatura fiktive duke mbuluar nga 60%- 90% të buxhetit të destinuar për komunitetin. “Vetëm në tre vitet e fundit ky kontraktor ka faturuar rreth 104 Milionë lekë. Aktualisht Z. Golemaj dhe ish-menaxherë të tjerë të Bankers, janë tashmë nën hetim nga Prokuroria e Fierit për shpërdorim detyre, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike ndaj Bankers”,- thuhet në një letër publike që Bankers Petroleum i ka dërguar të gjithë autoriteteve shtetërore në Shqipëri.

Skema mashtruese

“Gjatë viteve të tij të punësimit në Bankers, Z. Çobo, ka abuzuar hapur me grantet e destinuara për projektet në komunitet e zonës të projektit. Instrumenti i përdorur nga Z. Çobo ishte Departamenti i Marrëdhënieve me Komunitetin CR. Projektet ishin të tilla që si pushteti vendor, ashtu dhe banorët e zonës të përfshiheshin në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të zonës”,- thuhet në letrën publike të Bankers Petroleum. I njëjti dokument sqaron se Z. Ariatik Golemaj, që nga viti 2015 transferoi zotërimin e aseteve të supozuara për komunitetin, në duart e departamentit të tij duke dëmtuar kompaninë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Sipas kallëzimit të bërë në prokurori, për këtë skemë është përdorur një kontraktor i vetëm, i cili ka faturuar 103,858,799 lekë vetëm gjatë tre viteve të fundit. “Aktualisht Z. Golemaj dhe menaxherë të tjerë të Bankers janë nën hetim nga Prokuroria e Fierit për shpërdorim detyre, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike ndaj Bankers”,- thuhet në letrën publike. Ndërkohë burime nga Prokuroria e Fierit pohuan se hetimet po vazhdojnë edhe për vitet e tjera për të parë sa thellë shtrihet kjo skemë mashtruese. /voxnews.al

Etiketat: bankers petroleumleonidha cobo
Artikulli para

Miliona euro për sistemin dhe Bashkia e Tiranës ende black out pas sulmit, eksperti: Kur do rikthehen shërbimet?

Artikulli pas

Presidenti Begaj uron SHBA-në për 4 Korrikun: Shqipëria mirënjohëse për partneritetin strategjik

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Zgjerohet skandali, pas grave të Lezhës 33-vjeçarja mashtron të afërmën në Tiranë: I mori kartën dhe aplikoi për kredi te IUTE Credit
Aktualitet

Zgjerohet skandali, pas grave të Lezhës 33-vjeçarja mashtron të afërmën në Tiranë: I mori kartën dhe aplikoi për kredi te IUTE Credit

8 Korrik, 2025
Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve online nga mikrofinanca
Aktualitet

IUTE Credit dhe CREDITAL, zhvatësit që zëvendësuan me shpejtësi MCA-FINAL

8 Korrik, 2025
Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit
Aktualitet

Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

7 Korrik, 2025
Deshton instalimi i sistemit të ri nga Banka Kombëtare Tregtare, kaos në sportele dhe shërbime të paralizuara
Aktualitet

Deshton instalimi i sistemit të ri nga Banka Kombëtare Tregtare, kaos në sportele dhe shërbime të paralizuara

7 Korrik, 2025
Rama rikthehet në Vlorë për të verifikuar realizimin e porosive të lëna pas shkarkimeve masive
Aktualitet

Rama rikthehet në Vlorë për të verifikuar realizimin e porosive të lëna pas shkarkimeve masive

7 Korrik, 2025
Si kërceu mosha mesatare e shqiptarëve nga 33 në 44 vjeç në pak vite
Aktualitet

Si kërceu mosha mesatare e shqiptarëve nga 33 në 44 vjeç në pak vite

7 Korrik, 2025
Artikulli pas
Presidenti Begaj uron SHBA-në për 4 Korrikun: Shqipëria mirënjohëse për partneritetin strategjik

Presidenti Begaj uron SHBA-në për 4 Korrikun: Shqipëria mirënjohëse për partneritetin strategjik

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Konviktet fantazmë, si po abuzojnë bashkitë edhe me bukën e fëmijëve
Aktualitet

Konviktet fantazmë, si po abuzojnë bashkitë edhe me bukën e fëmijëve

Nga SkyWeb
25 Maj, 2025
0

Konviktet e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme kanë mbetur pa nxënës, por bashkitë harxhojnë miliona lekë për ushqimin e tyre....

Lexo të plotë
Shqiptarët po ikin, qeveria lehtëson procedurat për të huajt

Shqiptarët po ikin, qeveria lehtëson procedurat për të huajt

10 Maj, 2025
Rritet frikshëm çmimi i nuseve në Kinë

Rritet frikshëm çmimi i nuseve në Kinë

15 Qershor, 2025
ARRSH hap tenderin 60 milionë euro për Bypassin e Tiranës

ARRSH hap tenderin 60 milionë euro për Bypassin e Tiranës

24 Qershor, 2025
Propozohet kulla e re në mes të Tiranës, arkitekti holandez: Duhen aventura të reja

Propozohet kulla e re në mes të Tiranës, arkitekti holandez: Duhen aventura të reja

7 Qershor, 2025

Të Fundit

Zgjerohet skandali, pas grave të Lezhës 33-vjeçarja mashtron të afërmën në Tiranë: I mori kartën dhe aplikoi për kredi te IUTE Credit

Zgjerohet skandali, pas grave të Lezhës 33-vjeçarja mashtron të afërmën në Tiranë: I mori kartën dhe aplikoi për kredi te IUTE Credit

8 Korrik, 2025
Ndryshon pas 20 vitesh rregulli i heqjes së këpucëve para fluturimeve në SHBA

Ndryshon pas 20 vitesh rregulli i heqjes së këpucëve para fluturimeve në SHBA

8 Korrik, 2025
Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve online nga mikrofinanca

IUTE Credit dhe CREDITAL, zhvatësit që zëvendësuan me shpejtësi MCA-FINAL

8 Korrik, 2025
TRAGJIKE/ Një person thithet nga motori i avionit në aeroportin e Bergamos

TRAGJIKE/ Një person thithet nga motori i avionit në aeroportin e Bergamos

8 Korrik, 2025
SkyWeb.al

Skyweb.al është një portal informativ i pavarur që sjell lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara nga vendi dhe bota. Me një qasje profesionale dhe të thelluar, duke u ofruar lexuesve një pasqyrë të plotë dhe të balancuar të ngjarjeve që formësojnë realitetin tonë.

Na ndiqni

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr