• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Piloti u ul në pistën e gabuar, si u shmang përplasja e dy avionëve në Francë

Editor Nga Editor
23 Shtator, 2025
në Aviacion
A A
0
Piloti u ul në pistën e gabuar, si u shmang përplasja e dy avionëve në Francë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një incident serioz është regjistruar mbrëmjen e së dielës në aeroportin Côte d’Azur në Nice të Francës, ku për pak sa nuk ndodhi një përplasje katastrofike mes dy avionëve pas një uljeje të gabuar. Një avion i kompanisë tuniziane Nouvelair, një Airbus A320 që vinte nga Tunizia, tentoi të ulej në pistën e gabuar, duke hyrë në një trajektore të rrezikshme drejt një avioni tjetër që ndodhej në pistë.

Sipas raportimeve, piloti i Nouvelair ishte autorizuar të ulej në pistën 4 majtas, por gabimisht ai ndoqi drejtimin për në pistën 4 djathtas, ku ndodhej një avion i kompanisë EasyJet që po përgatitej për ngritje.

Dy avionët ndodheshin në një distancë prej vetëm 1,100 metrash nga njëri-tjetri, ndërsa avioni nga Tunizia afrohej me shpejtësi prej rreth 260 kilometrash në orë. Kalimi i tij mbi avionin tjetër ndodhi në një lartësi prej 15.24 metrash, ndërkohë që bishti i një A320 është rreth 11.75 metra i lartë. Diferenca mes tyre ishte vetëm 3.49 metra, një distancë e frikshme që për pak sa nuk solli një tragjedi në pistë.

Menjëherë pas incidentit, piloti tunizian ndërpreu uljen dhe arriti të pozicionohej sërish për t’u ulur në pistën e duhur disa minuta më vonë. Fluturimi i EasyJet u anulua, ndërsa autoritetet franceze kanë nisur një hetim të thelluar për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë gabim potencialisht fatal. Ministri francez i Transportit ka kërkuar nga agjencia për hetimin e aksidenteve ajrore (BEA) një analizë të plotë të situatës.

Ky është një ndër rastet më të rënda të shmangies për pak të një aksidenti ajror në tokë, duke ngritur shqetësime serioze për procedurat e kontrollit të trafikut ajror dhe koordinimin mes kullave të kontrollit dhe pilotëve. /Skyweb.al

Etiketat: perplasjapiloti
Artikulli para

Elon Musk paralajmëron një krizë të re globale

Artikulli pas

“Tourism and Hospitality”:  Shqipëria, gatishmëri të lartë për përdorimin e teknologjisë në turizëm

Editor

Editor

Nga Kategoria

EUROSTAT thotë se 1 milionë shqiptarë ikën nga vendi gjate 16 viteve të fundit
Aviacion

Më shumë se gjysmë milioni shqiptarë kanë marrë shtetësinë e vendeve të BE-së në 10 vitet e fundit

30 Mars, 2026
Koreja e Veriut teston motorin e raketës që mund të arrijë SHBA-në, pretendon Kim Jong Un
Aviacion

Koreja e Veriut teston motorin e raketës që mund të arrijë SHBA-në, pretendon Kim Jong Un

29 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
Aeroporti i Vlorës, MABCO shpjegon kredinë nga Delphos dhe akuzat mbi interesat ruse
Aviacion

Aeroporti i Vlorës, MABCO shpjegon kredinë nga Delphos dhe akuzat mbi interesat ruse

26 Mars, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme mund të ndryshojë njëherë e mirë industrinë e aviacionit
Aviacion

Lufta në Lindjen e Mesme mund të ndryshojë njëherë e mirë industrinë e aviacionit

25 Mars, 2026
Gjigantët e Europës zgjasin pezullimin e fluturimeve në Lindjen e Mesme, çfarë duhet të dini që të mos bllokoheni në aeroport
Aviacion

Gjigantët e Europës zgjasin pezullimin e fluturimeve në Lindjen e Mesme, çfarë duhet të dini që të mos bllokoheni në aeroport

25 Mars, 2026
Artikulli pas
“Tourism and Hospitality”:  Shqipëria, gatishmëri të lartë për përdorimin e teknologjisë në turizëm

“Tourism and Hospitality”:  Shqipëria, gatishmëri të lartë për përdorimin e teknologjisë në turizëm

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kreditë për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat
Aktualitet

Kreditë për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Nga SkyWeb
6 Gusht, 2025
0

Të marrësh një kredi për të blerë banesë pritet të bëhet më e vështirë. Banka e Shqipërisë ka konstatuar në...

Lexo të plotë
WOLT shkel ligjin, pas korrierëve të drogës u dërgon VAPE fëmijëve: Institucionet heshtin, ekspertët japin alarmin

WOLT shkel ligjin, pas korrierëve të drogës u dërgon VAPE fëmijëve: Institucionet heshtin, ekspertët japin alarmin

24 Mars, 2026
Studentët që jetuan sikur të ishin në Hënë në malet e Zvicrës

Studentët që jetuan sikur të ishin në Hënë në malet e Zvicrës

28 Tetor, 2025
Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët

Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët

27 Shkurt, 2026
Dosjet e bujshme, Klodian Braho merr sot detyrën në krye të SPAK

Dosjet e bujshme, Klodian Braho merr sot detyrën në krye të SPAK

22 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr