• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Duhani po i bën shqiptarët më të varfër

Editor Nga Editor
12 Tetor, 2025
në Ekonomi
A A
Duhani po i bën shqiptarët më të varfër
Share on FacebookShare on WhatsApp

Konsumi i duhanit vazhdon të rëndojë ndjeshëm në xhepat e shqiptarëve.

Sipas një studimi të publikuar nga “Development Solutions Associates”, në bashkëpunim me Universitetin “John Hopkins” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rezulton se nga konsumi i duhanit rreth 13 mijë familje shqiptare (me rreth 60 mijë anëtarë, përfshirë mbi 10 mijë fëmijë) rrezikojnë të bien nën vijën e varfërisë, ndërsa varfëria thellohet edhe më shumë te familjet që tashmë janë në vështirësi ekonomike.

Studimi tregon gjithashtu se shumë familje heqin dorë nga ushqime esenciale, arsimi dhe mallra të tjera të domosdoshme, për të vijuar konsumin e duhanit.

Ky studim është realizuar nga studiuesit Drini Imami dhe Elvina Merkaj, ndërsa gjetjet e tij u prezantuan këtë javë në Shkup, Maqedonia e Veriut, gjatë një tryeze rajonale me pjesëmarrjen e politikëbërësve, ekspertëve, studiuesve dhe medias.

Studimi me titull “Ndikimi i rritjes së taksave mbi duhanin në konsum, të ardhurat tatimore dhe vdekjet e parakohshme në Shqipëri”, tregon se një rritje e akcizës së duhanit në Shqipëri do të nxiste uljen e konsumit, duke sjellë reduktim të shpenzimeve ekonomike si për duhanin, ashtu edhe për trajtimin e problemeve shëndetësore që shkakton ai.

“Konsumi i duhanit mbetet një nga sfidat më të mëdha për shëndetin publik në Shqipëri, duke shkaktuar mijëra vdekje të parakohshme çdo vit dhe duke rritur ndjeshëm barrën financiare mbi sistemin shëndetësor publik dhe buxhetet familjare. Politikat fiskale, veçanërisht rritja e akcizës mbi produktet e duhanit, janë ndër mjetet më efektive për të ulur konsumin dhe për të përmirësuar rezultatet shëndetësore”, u shpreh prof. Drini Imami.

Sipas tij, rezultatet e analizës tregojnë se niveli më i lartë i akcizës çon në një ulje të ndjeshme të numrit të vdekjeve të parakohshme të lidhura me duhanin.

Sipas studimit, shpenzimet vjetore për duhan në Shqipëri arrijnë në 223 milionë lekë (rreth 26 milionë USD), ndërsa Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) mbulon rreth 11,2 miliardë lekë (120 milionë USD) çdo vit për trajtimin e sëmundjeve të lidhura me duhanin.

“Aplikimi i një rritjeje më të madhe të akcizës, në nivel dyshifror, rezulton në ulje të dukshme të numrit të vdekjeve. Kjo konfirmon përvojat ndërkombëtare se ndërhyrjet fiskale të forta janë të domosdoshme për të arritur rezultate të prekshme në shëndetin publik dhe për të shpëtuar mijëra jetë në afat të mesëm e të gjatë”, vijoi Imami.

“Analiza e ndikimit mbi shpenzimet publike shëndetësore tregon se rritja e akcizës sjell kursime të ndjeshme për sistemin shëndetësor. Një skenar më ambicioz rritjeje akcize shoqërohet me një rënie të ndjeshme të shpenzimeve publike deri në vitin 2030, si rezultat i reduktimit të rasteve të sëmundjeve të lidhura me duhanin”, shtoi ai.

“Një tjetër përfitim i rëndësishëm i rritjes së akcizës reflektohet në uljen e shpenzimeve direkte të familjeve për kujdes shëndetësor. Me më pak raste sëmundjesh të shkaktuara nga duhani, familjet përballen me më pak kosto për trajtime dhe ilaçe, çka përmirëson mirëqenien e tyre financiare. Skenari me rritje më të lartë të akcizës (p.sh. 15%) demonstron uljen më të madhe të këtyre shpenzimeve, duke theksuar përfitimet socio-ekonomike të politikave fiskale të orientuara drejt shëndetit publik”, nënvizoi Imami.

Gjatë tryezës së zhvilluar në Maqedoninë e Veriut, studiues nga vendet e rajonit prezantuan gjithashtu gjetjet e tyre lidhur me këtë çështje.

Tamara Mijovic Spasova theksoi se në Maqedoninë e Veriut “duhanpirësit kursejnë nga ushqimi për të blerë duhan. 10% e buxhetit të familjeve, i parashikuar për produkte esenciale, shkon për duhan”.

Ajo shtoi se një ndër problematikat më të mëdha të evidentuara është nisja e duhanpirjes në moshë shumë të re.

“Mesatarja e fillimit të duhanit në Maqedoninë e Veriut është 13,5 vjeç. 74% e të rinjve që nisin duhanin janë 13 vjeç, ndërsa 78,2% e tyre deklarojnë se nuk janë penguar në blerjen e cigares në dyqane, çka tregon se ligji nuk po zbatohet”, u shpreh Spasova.

Ndërkohë, Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës në RMV, u shpreh se është nisur përmes kurrikulave të reja edukimi i nxënësve të shkollave të mesme për rreziqet e duhanpirjes.

“Ne kemi përgatitur materiale për mësuesit, për t’u mësuar fëmijëve pasojat e duhanpirjes, dëmet në shëndet dhe ndikimin në ekonominë e tyre personale. Në gjimnaze, përtej programeve që lidhen me parandalimin e dhunës dhe diskriminimit, kemi shtuar temat që trajtojnë problematikat e alkoolit, duhanit dhe drogave.

Së bashku me Byronë e Edukimit kemi ngritur një grup pune për të ndërtuar politika efektive në luftën kundër drogës, alkoolit dhe duhanpirjes”, theksoi Janevska.

Nga ana e saj, Ana Cernisova, përfaqësuese e UNDP, tha se Maqedonia e Veriut ka numrin më të lartë të vdekjeve nga sëmundjet e lidhura me duhanin në Europë. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, rreth 44% e të rriturve në RMV janë duhanpirës. “Duke përmirësuar politikat tona, këto shifra mund të bien ndjeshëm, duke reduktuar edhe pasojat negative të konsumit të duhanit”, theksoi ajo.

Në Bosnjë e Hercegovinë, problematikë mbetet evazioni fiskal. Dragan Gligorić, nga Universiteti i Banja Lukës, tha se 8,72% e duhanpirësve konsumojnë marka ilegale.

“Kjo shifër ka rënë gjatë pesë viteve të fundit. Bosnja renditet ndër 50 vendet me nivelin më të lartë të duhanpirjes në botë. Duhanpirësit përbëjnë 42,9% të popullsisë, ish-duhanpirësit 5,3%, ndërsa 51,6% nuk kanë konsumuar kurrë duhan”, tha ai.

Ndërkohë, në Malin e Zi janë shënuar rezultate inkurajuese në luftën kundër duhanpirjes.

“Rritja e taksës mbi duhanin ka sjellë uljen e konsumit nga 40,7% në vitin 2019 në 38% në vitin 2022. Zonat rurale mbeten më problematike me 43,2% të konsumit, kundrejt 36,3% në zonat urbane. Mesatarisht, një duhanpirës konsumon 20 cigare në ditë. Familjet me të ardhura të ulëta shpenzojnë 5,6% të buxhetit të tyre për duhan. Vërehet gjithashtu një kalim nga duhani tradicional drejt cigareve elektronike”, deklaroi Marjana Cizmovic, nga Institute for Socio-Economic Analysis (ISEA).

Etiketat: duhani
Artikulli para

VENDIMI/ Policia NDALON lëvizjen e monopatinave elektrike në rrugë dhe trotuare

Artikulli pas

“Karvanët” pushtojnë qiellin, NASA publikon pamjet e satelitëve Starlink

Editor

Editor

Nga Kategoria

Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian
Ekonomi

Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Del harta, ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget Kamza!
Ekonomi

Del harta, ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget Kamza!

12 Tetor, 2026
Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik
Ekonomi

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik

12 Tetor, 2026
Rihapen bastet dhe Call Center-at, zyrtari që kërkon “tortën” shkaktoi “tërmet” në tregun e ilegalitetit? Rrezikohet “lufta” mes grupeve në terren 
Ekonomi

Rihapen bastet dhe Call Center-at, zyrtari që kërkon “tortën” shkaktoi “tërmet” në tregun e ilegalitetit? Rrezikohet “lufta” mes grupeve në terren 

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
“Karvanët” pushtojnë qiellin, NASA publikon pamjet e satelitëve Starlink

“Karvanët” pushtojnë qiellin, NASA publikon pamjet e satelitëve Starlink

Të Përzgjedhura

Gjermania vë në dyshim projektin me Francën për avionin e ri, sytë nga aleanca Britani-Itali-Japoni
Aviacion

Gjermania vë në dyshim projektin me Francën për avionin e ri, sytë nga aleanca Britani-Itali-Japoni

Nga SkyWeb
27 Gusht, 2025
0

Qeveria gjermane duhet të vendosë shpejt nëse do të vazhdojë me projektin e përbashkët franko-gjerman për zhvillimin e një avioni...

Lexo të plotë
REKORDI/ Shqiptarët u “ngopën” me mish Brazili gjatë prillit

REKORDI/ Shqiptarët u “ngopën” me mish Brazili gjatë prillit

21 Maj, 2026
Tmerr në ajër me Ryanair, plagosen dy stjuardesa

Tmerr në ajër me Ryanair, plagosen dy stjuardesa

22 Shtator, 2025
Anulohet tenderi për portin e ri në Porto Romano

Anulohet tenderi për portin e ri në Porto Romano

7 Prill, 2026
Industria del nga Toka, ndërtohet fabrika që do të prodhojë materiale nga hapësira

Industria del nga Toka, ndërtohet fabrika që do të prodhojë materiale nga hapësira

12 Janar, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr