• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 10 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

VENDIMI/ Qeveria i hap rrugën tenderëve SEKRETË për armët, uniformat ushtarake, municionet, etj.

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Tetor, 2025
në Aktualitet, Fokus
A A
0
Prodhimi i armëve dhe dronëve, qeveria miraton kriteret e negociimit me KAYO-s me kompanitë private
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria ka ndryshuar rregullat për mënyrën se si lidhen kontratat për blerjen e pajisjeve dhe materialeve ushtarake, duke përjashtuar këto procedura nga ligji i zakonshëm për prokurimet publike. Vendimi i ri i Këshillit të Ministrave, i botuar në Fletoren Zyrtare, i hap rrugën tenderëve sekretë për blerje që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare, si armë, municione, uniforma, dronë apo sisteme teknologjike ushtarake.

Sipas dokumentit, ndryshimet e miratuara synojnë të rrisin efikasitetin dhe fleksibilitetin e shtetit në kontratat që lidhen me sektorin e mbrojtjes. Në fokus janë pajisjet e projektuara posaçërisht për qëllime ushtarake, armët, municionet dhe materialet luftarake, por për herë të parë përfshihen edhe shërbimet, teknologjitë dhe softëare-t e lidhura me to. Të gjitha këto kontrata do të përjashtohen nga procedurat klasike të tenderimit publik dhe do të ndjekin rregulla të veçanta për fushën e mbrojtjes, të përcaktuara në ligjin nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”.

Një risi tjetër e rëndësishme është përfshirja e sipërmarrjeve publike ku shteti zotëron mbi 50% të aksioneve në industrinë e mbrojtjes, të cilat tashmë mund të veprojnë si autoritete kontraktore. Këto kompani do të kenë të drejtë të realizojnë blerje për nevojat e tyre operative, për sa kohë që këto janë në funksion të zhvillimit të industrisë ushtarake shqiptare. Vendimi vjen menjëherë pas krijimit të kompanisë shtetërore “KAYO”, që ka në fokus prodhimin dhe përpunimin e armëve.

Autoritet kontraktor mund të jetë ministri i Mbrojtjes, një person i autorizuar prej tij, ose administratori i shoqërisë publike që vepron në këtë rol. Grupi i punës për përgatitjen e projekteve dhe kontratave ngrihet me urdhër të autoritetit kontraktor dhe përbëhet nga të paktën tre persona, përfshirë një ekspert të fushës përkatëse. Në rastin e Ministrisë së Mbrojtjes, mund të angazhohen edhe specialistë nga strukturat e Forcave të Armatosura.

Në rastet kur kontratat realizohen nga një sipërmarrje publike, administratori i kompanisë duhet ta paraqesë marrëveshjen për miratim në Asamblenë e Përgjithshme, së bashku me një relacion shpjegues për procesin e prokurimit dhe arsyet e ndjekjes së procedurës së mbyllur.

Vendimi konsiderohet pjesë e strategjisë për modernizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe zhvillimin e industrisë ushtarake shqiptare, por në të njëjtën kohë ngre pikëpyetje për nivelin e transparencës që do të shoqërojë këto tendera sekretë, të cilët përfshijnë shuma të mëdha dhe kontrata me rëndësi strategjike për sigurinë kombëtare. /skyweb.al

Etiketat: guna tacticalkayomunicioneushtarake
Artikulli para

A keni dëgjuar një zhurmë si “lehje qeni” kur po prisni të fluturoni me një Airbus A320? Pse NDODH

Artikulli pas

Malaj në Uashington: Shqipëria, drejt një destinacioni turistik elitar me 6.6 miliardë euro të ardhura deri në vitin 2030

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kërcënohet me jetë pronari i MCN TV Endri Meksi, persona me armë i shkojnë te televizioni
Aktualitet

Kërcënohet me jetë pronari i MCN TV Endri Meksi, persona me armë i shkojnë te televizioni

10 Mars, 2026
Hakerat iranianë apo…..? Eksperti hedh dyshime mbi sulmin ndaj Kuvendit: Në Iran s’ka internet, kush sulmoi Shqipërinë?
Aktualitet

Hakerat iranianë apo…..? Eksperti hedh dyshime mbi sulmin ndaj Kuvendit: Në Iran s’ka internet, kush sulmoi Shqipërinë?

10 Mars, 2026
Auto-Skicë
Aktualitet

AKU bllokon 24 ton misër me aflatoksinë në Shkodër

10 Mars, 2026
Mercedes Benz tani fluturon, kompania prezanton helikopterin 10 milionë eurosh
Aktualitet

Mercedes Benz tani fluturon, kompania prezanton helikopterin 10 milionë eurosh

10 Mars, 2026
SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”
Aktualitet

SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”

10 Mars, 2026
SPAK sekuestroi 14.5 mln euro kriptovaluta në 2025
Aktualitet

SPAK sekuestroi 14.5 mln euro kriptovaluta në 2025

10 Mars, 2026
Artikulli pas
Malaj në Uashington: Shqipëria, drejt një destinacioni turistik elitar me 6.6 miliardë euro të ardhura deri në vitin 2030

Malaj në Uashington: Shqipëria, drejt një destinacioni turistik elitar me 6.6 miliardë euro të ardhura deri në vitin 2030

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Goditja më e madhe në histori, SHBA sekuestron mbi 14 miliardë dollarë në Bitcoin
Ekonomi

Bitcoin shënon humbjen e parë mujore që nga viti 2018

Nga Editor
1 Nëntor, 2025
0

Bitcoin ka ndërprerë serinë e fitimeve që e ka shoqëruar tradicionalisht gjatë muajit tetor, duke regjistruar humbjen e parë mujore...

Lexo të plotë
Rama: 100 milion euro për rritjen e pagave të administratës, mjekëve dhe mësuesve

Rama: 100 milion euro për rritjen e pagave të administratës, mjekëve dhe mësuesve

19 Nëntor, 2025
Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare

Barometri i Ballkanit, shqiptarët janë të shqetësuar nga rritja e çmimeve

12 Dhjetor, 2025
Finlanda hap minierën e parë të litiumit në Evropë për prodhimin e baterive

Finlanda hap minierën e parë të litiumit në Evropë për prodhimin e baterive

13 Shkurt, 2026
Si të zgjedhësh vendin më të mirë dhe më të lirë në avion

Si të zgjedhësh vendin më të mirë dhe më të lirë në avion

8 Maj, 2025

Të Fundit

Kërcënohet me jetë pronari i MCN TV Endri Meksi, persona me armë i shkojnë te televizioni

Kërcënohet me jetë pronari i MCN TV Endri Meksi, persona me armë i shkojnë te televizioni

10 Mars, 2026
TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave

Keni shlyer kredinë e apartamentit dhe lironi hipotekën e pronës? Kadastra shpjegon procedurat

10 Mars, 2026
Hakerat iranianë apo…..? Eksperti hedh dyshime mbi sulmin ndaj Kuvendit: Në Iran s’ka internet, kush sulmoi Shqipërinë?

Hakerat iranianë apo…..? Eksperti hedh dyshime mbi sulmin ndaj Kuvendit: Në Iran s’ka internet, kush sulmoi Shqipërinë?

10 Mars, 2026
Qeveria bën gati taksën e re mbi karburantet që do të paguhet nga çdo shqiptar

Çmimi naftës i afrohet 200 lekëve për litër në Shqipëri

10 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr