• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 26 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

“NewsBreak”: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin europian me trashëgimi të pasur kulturore

Editor Nga Editor
24 Tetor, 2025
në Turizëm
A A
“NewsBreak”: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin europian me trashëgimi të pasur kulturore
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më tërheqëse dhe autentike të Evropës. Në një artikull të botuar në “NewsBreak”, gazetarja Annemarije De Boer e përshkruan vendin si një perlë të pazbuluar të Ballkanit, ku historia, kultura dhe mikpritja bashkohen në një përvojë unike. Ajo fton udhëtarët të shëtisin nëpër rrugët me kalldrëm të Beratit dhe të magjepsen nga qyteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”. I shtrirë poshtë kodrave me pamje madhështore, Berati ruan shkëlqimin e epokës osmane dhe ofron një ndjesi kohe të ndalur, ku çdo rrugicë rrëfen një histori shekullore.

Sipas të dhënave të fundit, rreth 8,34 milionë vizitorë kanë eksploruar Shqipërinë deri në gusht të vitit 2025, por ndryshe nga Venediku apo Dubrovniku, kjo rritje e interesit nuk është shndërruar në turma të mëdha. Vendi mbetet ende i qetë dhe i ruajtur, duke u ofruar vizitorëve një përvojë të vërtetë dhe autentike. Gjirokastra, një tjetër pasuri e UNESCO-s, mbikëqyr luginat e mjegullta me arkitekturën e saj prej guri, ku jehona e hapave në rrugicat e ngushta të çon pas në kohë, në mesjetën e hershme.

Nga malet e ashpra në veri deri te bregdeti i ngrohtë mesdhetar, Shqipëria ofron kontraste të mahnitshme. Bjeshkët e Nemuna rivalizojnë destinacionet alpine evropiane, por pa turmat dhe pa sistemet e mbingarkuara të rezervimeve. Udhëtarët që ndjekin rrugën nga Valbona në Theth gjejnë lugina të thella dhe të paprekura, ku mikpritja e vendasve është po aq e pasur sa peizazhi përreth. Në bujtinat malore, darkat me mish qengji të gatuar ngadalë dhe produkte të freskëta vendase bëjnë çdo qëndrim të paharrueshëm.

Në jug, ujërat e kristalta të Rivierës Shqiptare përplasen me shkëmbinjtë dhe fshatrat bregdetarë si Ksamil dhe Himara, ku një darkë me prodhime të freskëta deti rrallëherë kushton më shumë se 20 dollarë për person. Kuzhina shqiptare, e pasur me ndikime osmane, ballkanike dhe mesdhetare, ofron shije të veçanta që gjenden vetëm këtu. Byreku, tava e kosit me mish qengji dhe verërat vendase nga rajonet e Kallmetit dhe Debinës janë vetëm disa prej specialiteteve që mishërojnë shpirtin e kuzhinës tradicionale shqiptare. Në akomodimet tradicionale, mysafirët mirëpriten me bukë të pjekur në shtëpi, djathë, vaj ulliri dhe perime nga kopshti, duke përjetuar mikpritjen e vërtetë shqiptare.

Në vitet e fundit, investimet në infrastrukturë, të mbështetura nga Bashkimi Evropian, kanë përmirësuar ndjeshëm rrugët dhe aeroportet, duke ruajtur njëkohësisht karakterin origjinal të vendit. Sipas Bankës Botërore, turizmi i trashëgimisë po krijon vende pune dhe po rigjallëron veçanërisht Shqipërinë jugore, duke nxitur zhvillim të qëndrueshëm dhe respekt ndaj trashëgimisë kulturore. Shqipëria tashmë është bërë një destinacion i arritshëm për udhëtime të rehatshme, por mjaftueshëm i pazbuluar për të ruajtur ndjesinë e autenticitetit.

Ekspertët e turizmit rekomandojnë që periudha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është nga maji në qershor ose nga shtatori në tetor, kur moti është i ngrohtë, plazhet më pak të mbushura dhe zhvillohen festivale tradicionale që festojnë verën, artin dhe kulturën vendase. Për shumë udhëtarë, Shqipëria përfaqëson atë që besohej se ishte humbur në Evropën moderne: mundësinë për të zbuluar një vend të vërtetë, të paprekur dhe plot jetë.

Siç shkruan Annemarije De Boer, “dritarja për të përjetuar vendet e fundit të trashëgimisë pa turma në Evropë nuk do të qëndrojë e hapur përgjithmonë.” Shqipëria, thekson ajo, “ofron atë që udhëtarët kanë kërkuar gjithmonë, ndjesinë e zbulimit të vërtetë.” /Skyweb.al

Etiketat: destinacionshqiperia
Artikulli para

SPAK konfirmon hetimin për abuzime me fondet e programit IPARD II

Artikulli pas

Belinda Balluku nën hetim nga SPAK

Editor

Editor

Nga Kategoria

Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend
Turizëm

Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend

25 Tetor, 2026
Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët
Turizëm

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

25 Tetor, 2026
Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë
Turizëm

Mbi 900 mijë vizitorë në strukturat akomoduese gjatë gushtit

23 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Kryesore

Gati 11 milionë të huaj hynë në Shqipëri për 9 muaj, rritje edhe gjatë shtatorit

23 Tetor, 2026
S’ka më larje pjatash dhe hedhje plehrash, të gjitha rregullat e reja nga Air BNB për turistët
Kryesore

S’ka më larje pjatash dhe hedhje plehrash, të gjitha rregullat e reja nga Air BNB për turistët

23 Tetor, 2026
Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët
Turizëm

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

22 Tetor, 2026
Artikulli pas
Belinda Balluku nën hetim nga SPAK

Belinda Balluku nën hetim nga SPAK

Të Përzgjedhura

Çmimi i naftës rritet me 12 lekë brenda 24 orëve, arrin deri në 214 lekë/litër në Tiranë
Ekonomi

Bordi si operacion PR me asnjë efekt real, si mund të lehtësohet (vërtetë) barra e çmimeve të karburanteve

Nga SkyWeb
30 Mars, 2026
0

Nga Skyweb.al  Është një meme e famshme që qarkullon shpesh në rrjetet sociale: Një person ndodhet në një gropë dhe...

Lexo të plotë
Mirupafshim pasaportave dhe biletave fizike në aeroporte për tre vjet! Nis revolucioni digjital në udhëtimet me avion

Mirupafshim pasaportave dhe biletave fizike në aeroporte për tre vjet! Nis revolucioni digjital në udhëtimet me avion

12 Prill, 2025
25% e punonjësve të ndërtimit të deklaruar, me paga deri në 50 mijë lekë

25% e punonjësve të ndërtimit të deklaruar, me paga deri në 50 mijë lekë

22 Janar, 2026
Nën emrin Bretish Airways, indianët bëjnë kërdinë me punësime false, si i zbuloi policia

Nën emrin Bretish Airways, indianët bëjnë kërdinë me punësime false, si i zbuloi policia

25 Gusht, 2026
Këto janë 10 tregjet më përrallore të Krishtlindjeve në Evropë për vitin 2025

Këto janë 10 tregjet më përrallore të Krishtlindjeve në Evropë për vitin 2025

19 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes

Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr