• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Punonjësit përdorin në masë barnat për dobësim, sipërmarrësit të shqetësuar për shpenzimet e rimbursimit

Editor Nga Editor
24 Tetor, 2025
në Aktualitet
A A
Punonjësit përdorin në masë barnat për dobësim, sipërmarrësit të shqetësuar për shpenzimet e rimbursimit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ilaçet për humbje peshe po rezultojnë jashtëzakonisht të përdorura mes punonjësve me sigurim shëndetësor nga vendi i punës, por çmimet e larta të tyre po i detyrojnë shumë kompani të rishqyrtojnë mbulimin që ofrojnë.

Sipas një raporti të ri nga Kaiser Family Foundation (KFF) në SHBA, përqindja e kompanive shumë të mëdha, me mbi 5,000 punonjës që mbulojnë këto medikamente për trajtimin e obezitetit është rritur ndjeshëm, duke arritur 43% këtë vit, nga vetëm 28% një vit më parë. Në krahasim, vetëm 16% e firmave me 200 deri në 999 punonjës ofrojnë mbulim për ilaçet e humbjes së peshës, e njëjtë me vitin e kaluar.

GLP-1 medikamentet, si Ëegovy dhe Ozempic, janë krijuar fillimisht për trajtimin e diabetit, por janë bërë jashtëzakonisht të kërkuara sepse ndihmojnë pacientët të humbin peshë në mënyrë të efektshme. Megjithatë, kostoja e lartë  rreth 1,350 dollarë në muaj për një furnizim të plotë, po e bën të vështirë për shumë punëdhënës të vazhdojnë mbulimin e tyre.

Edhe pse shumë kompani i shohin këto barna si një përfitim të vlefshëm për tërheqjen dhe mbajtjen e stafit, rritja e përdorimit ka tejkaluar pritshmëritë. Sipas KFF, gati 60% e kompanive të mëdha thanë se përdorimi i ilaçeve për humbje peshe është më i lartë se parashikimi i tyre, ndërsa dy të tretat raportuan se ndikimi në buxhetin e ilaçeve të përshkruara ka qenë “i rëndësishëm”.

Një kompani pjesëmarrëse në anketë raportoi se këtë vit ka shpenzuar më shumë për GLP-1 sesa për çdo ilaç tjetër, ndërkohë që një vit më parë, këto barna renditeshin vetëm në vendin e 32-të për nga shpenzimet.

Ekspertët e KFF theksojnë se situata po detyron punëdhënësit të gjejnë mënyra të reja për të balancuar përfitimet për punonjësit me menaxhimin e kostove. “Këto ilaçe janë një përfitim i rëndësishëm për punonjësit, por shpenzimet shpesh i tejkalojnë pritshmëritë,” tha Gary Claxton, nënkryetar i KFF.

Aktualisht, më shumë se 36 milionë amerikanë me sigurim nga vendi i punës kanë një indeks mase trupore që do t’i bënte të kualifikohen se kanë nevojë për medikamentet e dobësimit. /Skyweb.al

Etiketat: dobesimmedikamente
Artikulli para

Komisioni Europian akuzon Meta dhe Tik Tok për shkelje, rrezikojnë gjobë

Artikulli pas

Ndryshime në Kod për monopatinat, jo nën 16 vjeç, shpejtësi deri në 25 km/h, qarkullim vetëm brenda qytetit

Editor

Editor

Nga Kategoria

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki
Aktualitet

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki

26 Tetor, 2026
Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin
Aktualitet

Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin

26 Tetor, 2026
Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard
Aktualitet

Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard

26 Tetor, 2026
Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Të kthehet në më shumë të drejta dhe barazi
Aktualitet

Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Të kthehet në më shumë të drejta dhe barazi

26 Tetor, 2026
“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889
Aktualitet

“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889

25 Tetor, 2026
Artikulli pas
Ndryshime në Kod për monopatinat, jo nën 16 vjeç, shpejtësi deri në 25 km/h, qarkullim vetëm brenda qytetit

Ndryshime në Kod për monopatinat, jo nën 16 vjeç, shpejtësi deri në 25 km/h, qarkullim vetëm brenda qytetit

Të Përzgjedhura

Borxhet e ndërsjella në sektorin energjetik kapin vlerën 1.7 miliardë euro
Ekonomi

Borxhet e ndërsjella në sektorin energjetik kapin vlerën 1.7 miliardë euro

Nga Editor
11 Nëntor, 2025
0

Borxhet e ndërsjella në sektorin energjetik shënuan vlerën 172 miliardë lekëve apo rreth 1.7 miliardë euro këtë vit. Në projektbuxhetin...

Lexo të plotë
Ari bie në nivelin më të ulët që prej nëntorit

Rënie rekord e çmimit të arit

25 Qershor, 2026
Ndryshimet në Qeveri, Rama: I kisha paraparë që në Asamble, Ballukun s’e shkarkoja në një situatë tjetër

Ndryshimet në Qeveri, Rama: I kisha paraparë që në Asamble, Ballukun s’e shkarkoja në një situatë tjetër

1 Mars, 2026
Lufta rrezikon ta fusë botën në një spirale të rrezikshme inflacioni për shkak të çmimeve të karburanteve

G7 zotohet të mbrojë botën nga çmenduria e çmimeve të karburanteve, cili është plani

30 Mars, 2026
Sauditët bëjnë planin për naftën 180 USD/ fuçia nëse lufta me Iranin nuk mbyllet shpejt

Sauditët bëjnë planin për naftën 180 USD/ fuçia nëse lufta me Iranin nuk mbyllet shpejt

20 Mars, 2026

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr