• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Ora e pasagjerit të “Titanik” shitet me çmim rekord në ankand

Editor Nga Editor
24 Nëntor, 2025
në Aktualitet
A A
Ora e pasagjerit të “Titanik” shitet me çmim rekord në ankand
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një orë xhepi prej ari, e cila u gjet në trupin e një prej pasagjerëve më të pasur të Titanikut, është shitur për 1.78 milion paund në një ankand të mbajtur në Uajltshajër, një shumë që BBC e përshkroi si “rekord botëror”.

Ajo i përkiste Isidor Straus-it, bashkëpronarit të zinxhirit të njohur “Macy’s” në New York. Straus, së bashku me bashkëshorten e tij Ida, humbën jetën tragjikisht pas përplasjes së Titanikut me një ajsberg më 14 prill 1912.

Trupi i tij u gjet disa ditë pas katastrofës, dhe mes sendeve personale u gjet edhe ora prej 18 karatësh e prodhuesit “Jules Jurgensen”. Ajo kishte qëndruar në pronësi të familjes për më shumë se një shekull, derisa pasardhësit vendosën ta nxirrnin në ankand. Mekanizmi ishte ndalur në orën 02:20, koha kur Titaniku u zhyt në fund të Atlantikut.

Historia e Isidor dhe Ida Straus njihet gjerësisht për devotshmërinë e tyre të ndërsjellë. Natën e fundosjes, Ida raportohet se refuzoi të hipte në varkën e shpëtimit duke deklaruar se nuk do ta linte të shoqin vetëm. Trupi i saj nuk u gjet kurrë.

Në ankand u shit edhe një letër që Ida kishte shkruar gjatë udhëtimit me anijen, e cila arriti vlerën 100 mijë paund.

Objekte të tjera të rralla përfshinin listën origjinale të pasagjerëve, e blerë për 104 mijë paund, si dhe një medalje ari e dhënë ekuipazhit të anijes “Carpathia”, që shpëtoi mbi 700 të mbijetuar, kjo e fundit u shit për 86 mijë paund. Në total, ankandi i objekteve të lidhura me Titanikun arriti vlerën 3 milion paund.

Mendohet se ora i ishte dhuruar Isidorit nga Ida me rastin e 43-vjetorit të tyre në vitin 1888, dhe mbante të gdhendura inicialet e tij. Pasardhësit e ruajtën për breza, ndërsa stërnipi i tyre, Kenneth Hollister Straus, e riktheu në funksion falë një restaurimi profesional.

Vetëm një vit më parë, një orë e artë e dhuruar kapitenit të “Carpathia”-s ishte shitur për 1.56 milion paund, duke mbajtur rekordin e mëparshëm. Ora e Isidor Straus jo vetëm që e theu atë shifër, por u shpall edhe objekti më i shtrenjtë i lidhur ndonjëherë me Titanikun. /Skyweb.al

Etiketat: ankandora\titanik
Artikulli para

Kolaps në transportin publik të Prishtinës, pezullohet qarkullimi i të gjitha linjave të autobusëve

Artikulli pas

NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket planetit të kuq

Editor

Editor

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!
Aktualitet

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija
Aktualitet

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
Artikulli pas
NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket planetit të kuq

NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket planetit të kuq

Të Përzgjedhura

New York Times: Shqipëria, destinacioni i ri i Evropës me plazhe, histori dhe çmime ende të ulëta
Turizëm

New York Times: Shqipëria, destinacioni i ri i Evropës me plazhe, histori dhe çmime ende të ulëta

Nga SkyWeb
26 Gusht, 2025
0

Plazhe mahnitëse, natyrë e paprekur, vende historike të pazakonta dhe çmime të ulëta e kanë kthyer Shqipërinë në një nga...

Lexo të plotë
Autoriteti i Konkurrencës kërkon të bëjë përgjime si SPAK

Autoriteti i Konkurrencës kërkon të bëjë përgjime si SPAK

23 Tetor, 2025
DEL RAPORTI/ Pse dhe si ndodhi black out-i i energjisë elektrike që futi në errësirë Shqipërinë dhe rajonin

87 mln lekë për rrjetin e ri elektrik Kashar-Kamëz, OSSH: Synohet rritje e cilësisë së furnizimit

20 Nëntor, 2025
Trump minimizon rreziqet e IA-së: Forcat negative po ngrenë shqetësime për gjëra që nuk do të ndodhin

Trump minimizon rreziqet e IA-së: Forcat negative po ngrenë shqetësime për gjëra që nuk do të ndodhin

14 Shtator, 2026
Rama: Dyfishojmë ndihmën për personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët me aftësi të veçanta

Rama: Dyfishojmë ndihmën për personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët me aftësi të veçanta

2 Korrik, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr