• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

STRATEGJIA/ S’do të prekim më para me dorë, vetëm në llogari: Si do të aplikohet “Cashless Albania 2030”

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Dhjetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
STRATEGJIA/ S’do të prekim më para me dorë, vetëm në llogari: Si do të aplikohet “Cashless Albania 2030”

cashless

Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka prezantuar nismën kombëtare “Cashless Albania 2030”, një strategji afatgjatë që synon reduktimin e përdorimit të parasë fizike dhe nxitjen e pagesave elektronike në të gjithë ekonominë.

Nisma parashikon objektiva të detajuar dhe mekanizma të koordinuar që do të zbatohen në vite, me qëllim modernizimin e sistemeve të pagesave, uljen e informalitetit dhe rritjen e transparencës.

Sipas dokumentit, deri në vitin 2028 synohet mbulim universal me terminale POS, kryerja e të paktën 60 për qind të pagesave në mënyrë dixhitale dhe detyrimi që çdo institucion publik të pranojë pagesa jo-cash. Këto objektiva synojnë të çojnë vendin drejt një ekonomie që mbështetet mbi kanalet elektronike, duke ulur përdorimin e parasë fizike që vijon të dominojë transaksionet e përditshme.

Plani përfshin hartimin e 12 masave konkrete, të fokusuara te adoptimi i teknologjive të pagesave, forcimi i infrastrukturës, ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe detyrimet për sektorin publik.

Për zbatimin e strategjisë do të krijohet Këshilli për Pagesat Dixhitale, ku do të marrin pjesë Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave, AKSHI, AKSK, Banka e Shqipërisë, Administrata Tatimore, Posta Shqiptare, shoqatat e bankave, institucionet financiare jobanka, subjektet e parasë elektronike dhe operatorët ndërkombëtarë të kartave. Në nivel teknik do të funksionojë një grup operativ që do të koordinojë fazat e implementimit dhe matjen e progresit.

Kalendari i masave përcakton afatet për çdo hap, sinkronizimin mes ndryshimeve ligjore dhe fazave teknike, si dhe organizimin e mbledhjeve mujore për monitorimin e objektivave.

Qeveria synon që nisma të jetë një proces i matshëm, me tregues të qartë rezultatesh, dhe jo thjesht një deklarim politik.

Nisma vjen në një kohë kur Shqipëria ka nivelin më të lartë të përdorimit të parasë fizike në rajon. Sipas Bankës së Shqipërisë, në korrik 2025 raporti mes parasë jashtë bankave dhe agregatit M3 ishte 24.3 për qind, por kjo përllogaritje nuk përfshin valutën e huaj që qarkullon jashtë bankave, një faktor i rëndësishëm për shkak të euroizimit të ekonomisë.

Nëse ky raport llogaritet vetëm për Lekun (në raport me agregatin M2), niveli arrin në 40.4 për qind.

Krahasuar me Eurozonën dhe vendet e rajonit, Shqipëria ka peshën më të lartë të parasë cash në qarkullim. Në Eurozonë, në gusht 2025, paraja jashtë bankave përbënte 9.3 për qind të agregatit M3 dhe rreth 10 për qind të M2. Në Serbi ky raport ishte 7.6 për qind, në Maqedoninë e Veriut 9.9 për qind, ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë rreth 20.5 për qind.

Banka e Shqipërisë ka theksuar se përdorimi i parasë fizike rrit kostot për sistemin financiar, ul gjurmueshmërinë e transaksioneve dhe vështirëson luftën kundër informalitetit dhe evazionit. /skyweb.al 

Etiketat: albaniacashless
Artikulli para

Zbulimet e reja, si vendos truri se cilat kujtime të ruajë?

Artikulli pas

Gjykata rrëzon Shqipërinë, Becchetti drejt ekzekutimit të gjobës 110 milionë euro

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

INTERVISTA/ Avni Ponari i SIGAL shpjegon në detaje produktin AUTOSOS
Ekonomi

INTERVISTA/ Avni Ponari i SIGAL shpjegon në detaje produktin AUTOSOS

3 Nëntor, 2026
Pagesat me kartë rriten, por kartat e kreditit nuk “ndezin” për shqiptarët
Ekonomi

Nga 1 janari ndalohen tarifat shtesë për pagesat me kartë, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset

3 Nëntor, 2026
“Qeveria po ngarkon biznesin për të financuar politikat sociale”, gazetari: Ulja e pragut të TVSH-së rrezikon të rrisë çmimet
Ekonomi

“Qeveria po ngarkon biznesin për të financuar politikat sociale”, gazetari: Ulja e pragut të TVSH-së rrezikon të rrisë çmimet

3 Nëntor, 2026
S’ka më postë, bizneset debitore njoftohen online për borxhin tatimor
Ekonomi

Tatimet thonë se nuk ndalen nga protestat: Mblodhëm 2 mln euro më shumë nga biznesi

3 Nëntor, 2026
200 milionë euro për pensionistët, kategoritë që përfitojnë bonusin dhe sa do të marrin çdo muaj
Ekonomi

200 milionë euro për pensionistët, kategoritë që përfitojnë bonusin dhe sa do të marrin çdo muaj

3 Nëntor, 2026
2 mln euro për pajisje kundër protestuesve, Skënder Hita rikthen në lojë Kasapin e famshëm pas skandalit dhe kallëzimit për uniformat
Ekonomi

2 mln euro për pajisje kundër protestuesve, Skënder Hita rikthen në lojë Kasapin e famshëm pas skandalit dhe kallëzimit për uniformat

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Gjykata rrëzon Shqipërinë, Becchetti drejt ekzekutimit të gjobës 110 milionë euro

Gjykata rrëzon Shqipërinë, Becchetti drejt ekzekutimit të gjobës 110 milionë euro

Të Përzgjedhura

Guroret në Dhërmi dhe Palasë po shkatërrojnë sezonin turistik, gazetarja nxjerr fotot shqetësuese: Bizneset nuk ankohen se kanë frikë!
Aktualitet

Guroret në Dhërmi dhe Palasë po shkatërrojnë sezonin turistik, gazetarja nxjerr fotot shqetësuese: Bizneset nuk ankohen se kanë frikë!

Nga SkyWeb
4 Korrik, 2026
0

Gazetarja Ola Xama ka denoncuar përmes një reagimi në rrjetet sociale situatën që, sipas saj, po krijohet nga aktiviteti i...

Lexo të plotë
“South Texas News”: Shqipëria, destinacioni evropian nën radarin e turistëve amerikanë

“South Texas News”: Shqipëria, destinacioni evropian nën radarin e turistëve amerikanë

16 Dhjetor, 2025
A do ta zëmë dritën e diellit për të ftohur tokën? Ideja më e debatueshme e klimës po del nga laboratorët drejt biznesit

A do ta zëmë dritën e diellit për të ftohur tokën? Ideja më e debatueshme e klimës po del nga laboratorët drejt biznesit

8 Qershor, 2026
Pse ulen dritat e kabinës së avionit gjatë ngritjeve dhe uljeve

Pse ulen dritat e kabinës së avionit gjatë ngritjeve dhe uljeve

5 Tetor, 2025
Kursi i këmbimit, sot luhatje në tregun valutor

Kursi i këmbimit, sot luhatje në tregun valutor

14 Tetor, 2025

Të Fundit

Lufthansa nxjerr nga inventari legjendat A 340! Avionët revolucionarizuan fluturimet ndërkontinentale

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, Lufthansa parashikon 2 miliardë euro shpenzime shtesë

3 Nëntor, 2026
INTERVISTA/ Avni Ponari i SIGAL shpjegon në detaje produktin AUTOSOS

INTERVISTA/ Avni Ponari i SIGAL shpjegon në detaje produktin AUTOSOS

3 Nëntor, 2026
Pagesat me kartë rriten, por kartat e kreditit nuk “ndezin” për shqiptarët

Nga 1 janari ndalohen tarifat shtesë për pagesat me kartë, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset

3 Nëntor, 2026
85 organizata i kërkojnë OBSH-së uljen e kufirit të nitrateve në ujin e pijshëm

85 organizata i kërkojnë OBSH-së uljen e kufirit të nitrateve në ujin e pijshëm

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr