• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

GJURMA/ Tenderohet shtegu i liqeneve në Belsh, rritet aksesi i vizitorëve

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Dhjetor, 2025
në Kryesore, Turizëm
A A
GJURMA/ Tenderohet shtegu i liqeneve në Belsh, rritet aksesi i vizitorëve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bashkia Belsh ka shpallur hapjen e garës për krijimin e shtegut turistik Liqeni i Degës – Liqeni i Çestijes – Liqeni Merhojës dhe kompleksit Dumrea Eco Park në Marinëz, me një fond limit prej 16 milionë e 116 mijë lekësh.

Sipas dokumenteve të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, projekti synon ndërtimin e një shtegu turistik me gjatësi totale 3 kilometra, që do të shërbejë si rrugë lidhëse mes zonave rekreative Eco Park, Liqeni i Degës dhe Liqeni i Paraskës.

Shtegu, i konceptuar me gjerësi 3 metra, do të përdoret nga këmbësorë, biçiklistë dhe mjete të vogla të mirëmbajtjes.

Gjurma e shtegut te liqeneve
Gjurma e shtegut te liqeneve

Dumrea njihet për peizazhin e saj unik natyror të formuar nga dhjetëra liqene karstike, një aset me rëndësi të veçantë për zhvillimin e turizmit natyror dhe ekologjik.

Rruga e re e planifikuar lidh tre pika me interes të lartë rekreativ, ndërsa aktualisht aksesueshmëria është e kufizuar.

Ndërtimi i shtegut pritet të përmirësojë ndjeshëm lëvizshmërinë dhe të krijojë një itinerar të qëndrueshëm për vizitorët dhe banorët.

Projekti parashikon vendosjen e sinjalistikës orientuese dhe informuese për turistët, si edhe rehabilitimin e anëve të shtegut me elementë natyrorë dekorativë, duke siguruar integrim estetik dhe respektim të mjedisit përreth.

Sipas dokumentit, shtegu do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të zonës, duke rritur fluksin e vizitorëve, duke nxitur aktivitetet turistike, agroturizmin dhe shërbimet mbështetëse. Gjatë fazës së ndërtimit do të hapen vende pune për komunitetin lokal, ndërsa pas përfundimit pritet rritje e vlerës së pronave dhe forcim i lidhjeve midis komuniteteve.

Punimet do të kryhen në përputhje me parimet e mbrojtjes së mjedisit, duke ruajtur karakterin natyror të peizazhit.

Ndërtimi i shtegut turistik Eco Park – Liqeni i Degës – Liqeni i Paraskës do të forcojë identitetin turistik të Dumresë dhe do të përmirësojë cilësinë e jetës për banorët e zonës, përfundon dokumenti.

Etiketat: belshbelshidumrea
Artikulli para

Fundi pa lavdi, Autoriteti i Aviacionit Civil pezullon licencën e Air Albania-s

Artikulli pas

Merr fund abuzivizmi i Mimoza Kaçit në krye të AMF, Adela Xhemali në krye të tregut të sigurimeve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura
Ekonomi

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

26 Tetor, 2026
Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki
Aktualitet

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki

26 Tetor, 2026
Makinat e braktisura nëpër lagje do të hiqen dhe shkatërrohen, gati ligji i ri
Ekonomi

Makinat e braktisura nëpër lagje do të hiqen dhe shkatërrohen, gati ligji i ri

26 Tetor, 2026
Kthen shishen plastike, merr paratë! Si do të funksionojë skema e riciklimit në Shqipëri
Ekonomi

Kthen shishen plastike, merr paratë! Si do të funksionojë skema e riciklimit në Shqipëri

26 Tetor, 2026
DETAJET/ Paguan qiranë si kredi: Si do të funksionojë skema e re e strehimit për çiftet e reja
Ekonomi

DETAJET/ Paguan qiranë si kredi: Si do të funksionojë skema e re e strehimit për çiftet e reja

26 Tetor, 2026
Artikulli pas
Merr fund abuzivizmi i Mimoza Kaçit në krye të AMF, Adela Xhemali në krye të tregut të sigurimeve

Merr fund abuzivizmi i Mimoza Kaçit në krye të AMF, Adela Xhemali në krye të tregut të sigurimeve

Të Përzgjedhura

BSH “fikson” në 2.5% normën bazë të interesit, Sejko thotë se kështu mbahet inflacioni nën kontroll
Ekonomi

BSH “fikson” në 2.5% normën bazë të interesit, Sejko thotë se kështu mbahet inflacioni nën kontroll

Nga SkyWeb
6 Gusht, 2025
0

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur në mbledhjen e fundit të mos ndryshojë normën bazë të interesit, duke...

Lexo të plotë
Identiteti digjital, Vietnami mbyll 86 milionë llogari bankare

Identiteti digjital, Vietnami mbyll 86 milionë llogari bankare

20 Tetor, 2025
Si të gjeni makina me qira të lira, teknika për të kursyer para

Si të gjeni makina me qira të lira, teknika për të kursyer para

17 Maj, 2025
PS dhe PD ruajnë të njëjtat pozita si në 2021 në Kaçinar, protestat nuk ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve

PS dhe PD ruajnë të njëjtat pozita si në 2021 në Kaçinar, protestat nuk ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve

12 Maj, 2025
Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

8 Gusht, 2026

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr