• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Incidenti në ajër, JetBlue shmang për pak përplasjen me avion ushtarak amerikan

Editor Nga Editor
15 Dhjetor, 2025
në Aviacion
A A
0
Incidenti në ajër, JetBlue shmang për pak përplasjen me avion ushtarak amerikan
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një Airbus A320 i kompanisë amerikane JetBlue, i nisur nga Curaçao në Karaibe dhe me destinacion aeroportin “JFK” të New York-ut, u detyrua të ndërpriste përkohësisht fazën e ngjitjes për të shmangur një përplasje të mundshme me një aerocisternë të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, e përdorur për furnizim në ajër. Njëri prej pilotëve të avionit komercial fajësoi avionin ushtarak jo vetëm për faktin se i “preu” rrugën, por edhe sepse fluturonte me transponder të fikur, duke u bërë praktikisht i padukshëm për radarët civilë.

Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes, më 12 dhjetor, në brigjet e Venezuelës, një hapësirë ajrore që prej muajit nëntor është bërë veçanërisht e ndjeshme për shkak të manovrave ushtarake amerikane në zonë. Autoritetet amerikane kanë hapur tashmë një hetim për incidentin. Fluturimi JetBlue 1112 u nis nga aeroporti i Willemstadit në Curaçao në orën 16:39 lokale, për udhëtimin rreth katërorësh drejt New York-ut.

Fillimisht, gjithçka dukej normale: kulla e kontrollit nuk sinjalizoi trafik të pazakontë dhe pilotët e Airbus A320 vazhduan ngjitjen drejt lartësisë së udhëtimit. Por në orën 17:01 e 44 sekonda, kur avioni ndodhej në një lartësi prej 10.302 metrash, ekuipazhi vuri re një KC-135R – aerocisternë e Forcave Ajrore të SHBA-së – drejtpërdrejt në trajektoren e tyre të fluturimit. Ky avion ushtarak operonte në zonë në kuadër të misionit “Southern Spear”, një operacion kundër trafikut të drogës. Në orën 17:02, të dhënat nga platformat e monitorimit të fluturimeve tregojnë se avioni i JetBlue ndaloi ngjitjen.

“Këtu fluturimi 1112, sapo shmangëm për pak një përplasje këtu lart”, dëgjohet të thotë një nga pilotët në komunikimin me kontrollin e trafikut ajror të Curaçao-s. “Na kaluan direkt përpara, në trajektoren tonë të fluturimit… nuk e kishin transponderin ndezur, është absurde.”

Piloti sqaroi më tej se avioni tjetër kaloi përpara tyre në një distancë prej rreth 5 miljesh, ndoshta edhe vetëm 2 ose 3 milje, dhe se bëhej fjalë për një aerocisternë amerikane që fluturonte në të njëjtën lartësi. “U detyruam të ndërprisnim ngjitjen”, shtoi ai, duke theksuar gjithashtu se avioni ushtarak po hynte në hapësirën ajrore venezuelane.

Aktualisht, nuk është e mundur të përcaktohet distanca minimale reale mes dy avionëve. Platformat e specializuara që gjurmojnë fluturimet në kohë reale, si Flightradar24, nuk e regjistruan avionin ushtarak, pasi ai fluturonte me transponder të fikur. JetBlue konfirmoi se incidenti i është raportuar autoriteteve federale dhe se kompania do të bashkëpunojë plotësisht në çdo hetim. “Pilotët tanë janë të trajnuar të ndjekin procedurat e duhura në situata të tilla dhe falënderojmë ekuipazhin për raportimin e menjëhershëm të episodit”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Nga ana e tyre, Forcat Ajrore të SHBA-së, përmes një zëdhënësi, njoftuan se janë në dijeni të incidentit dhe po e shqyrtojnë çështjen. Në regjistrimet audio dëgjohet edhe reagimi i një kontrollori të trafikut ajror: “Është absurde, avionë të paidentifikuar brenda hapësirës sonë ajrore”.

Ndërkohë, NOTAM-i (njoftim për sigurinë ajrore) A0717/25 paralajmëron se në hapësirat ajrore të Arubës, Bonaire-s dhe Curaçao-s kërkohet të operohet me “kujdes ekstrem” deri më 31 dhjetor 2025. Sipas njoftimit, shumë pilotë dhe radarë primarë kanë raportuar praninë e operacioneve me avionë të paidentifikuar, ndaj kërkohet raportimi i çdo aktiviteti të pazakontë në lartësi.

Etiketat: avionperplasje
Artikulli para

Parkinson, sëmundja që vjen nga uji? Zbulimet e reja ngrenë alarmin

Artikulli pas

Meloni thirrje Europës: Duhet të forcojmë mbrojtjen vetë, SHBA-ja do tërhiqet

Editor

Editor

Nga Kategoria

Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
Aeroporti i Vlorës, MABCO shpjegon kredinë nga Delphos dhe akuzat mbi interesat ruse
Aviacion

Aeroporti i Vlorës, MABCO shpjegon kredinë nga Delphos dhe akuzat mbi interesat ruse

26 Mars, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme mund të ndryshojë njëherë e mirë industrinë e aviacionit
Aviacion

Lufta në Lindjen e Mesme mund të ndryshojë njëherë e mirë industrinë e aviacionit

25 Mars, 2026
Gjigantët e Europës zgjasin pezullimin e fluturimeve në Lindjen e Mesme, çfarë duhet të dini që të mos bllokoheni në aeroport
Aviacion

Gjigantët e Europës zgjasin pezullimin e fluturimeve në Lindjen e Mesme, çfarë duhet të dini që të mos bllokoheni në aeroport

25 Mars, 2026
Qatar Airways parkon “gjigantët” e ajrit në Spanjë
Aviacion

Qatar Airways parkon “gjigantët” e ajrit në Spanjë

24 Mars, 2026
A keni dëgjuar një zhurmë si “lehje qeni” kur po prisni të fluturoni me një Airbus A320? Pse NDODH
Aviacion

A keni dëgjuar një zhurmë si “lehje qeni” kur po prisni të fluturoni me një Airbus A320? Pse NDODH

24 Mars, 2026
Artikulli pas
Meloni thirrje Europës: Duhet të forcojmë mbrojtjen vetë, SHBA-ja do tërhiqet

Meloni thirrje Europës: Duhet të forcojmë mbrojtjen vetë, SHBA-ja do tërhiqet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Krizë në Rimini, plazhe dhe hotele bosh
Kryesore

Krizë në Rimini, plazhe dhe hotele bosh

Nga SkyWeb
14 Gusht, 2025
0

Rimini ka përjetuar një korrik 2025 më të dobët se pritshmëritë, duke shënuar një nga sezonet më të vështira të...

Lexo të plotë
Bie ndjeshëm numri i turistëve nga Europa në SHBA pas zgjedhjes së Trump

Bie ndjeshëm numri i turistëve nga Europa në SHBA pas zgjedhjes së Trump

12 Prill, 2025
Hotelet pritën më shumë vizitorë në janar, dominuan italianët dhe gjermanët

Hotelet pritën më shumë vizitorë në janar, dominuan italianët dhe gjermanët

17 Mars, 2026
Trump përshkallëzon betejën tregtare me Kinën, Bitcoin bie ndjeshëm

Trump përshkallëzon betejën tregtare me Kinën, Bitcoin bie ndjeshëm

11 Tetor, 2025
INVESTIGIMI/ Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës: Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë

INVESTIGIMI/ Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës: Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë

6 Mars, 2026

Të Fundit

Arsyeja antike 5000-vjeçare se pse ora ka 60 minuta

Arsyeja antike 5000-vjeçare se pse ora ka 60 minuta

28 Mars, 2026
Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet

Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet

28 Mars, 2026
“Ti mos e hap gojën fare…”/ Tension i lartë mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

“Ti mos e hap gojën fare…”/ Tension i lartë mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

28 Mars, 2026
Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!

Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr