• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 26 Nëntor, 2026
  • Login
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
No Result
View All Result
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
No Result
View All Result
SkyWeb.al
No Result
View All Result
Home Turizëm

Luksi që nuk shihet, bota e fshehtë e miliarderëve të rinj

Editor by Editor
12 Janar, 2026
in Turizëm
A A
Luksi që nuk shihet, bota e fshehtë e miliarderëve të rinj
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një trend i ri po dominon jetën e ultra-të-pasurve në mbarë botën: kërkesa për privatësi ekstreme. Miliarderë nga Miami deri në Dubai po shpenzojnë shuma marramendëse për të jetuar larg syve të publikut, duke krijuar një realitet ku çdo shërbim u vjen vetëm atyre dhe çdo përvojë është personalizuar deri në detajet më të vogla, shkruan Wall Street Journal.

Një shembull janë Masoud dhe Stephanie Shojaee, të cilët i përkasin një rrethi në rritje të njerëzve super të pasur që nuk pranojnë më asnjë lloj bezdie në jetën e përditshme. Kur vizitojnë restorante ekskluzive në Miami, ata dërgohen direkt te tavolina e tyre private. Udhëtimet e tyre zhvillohen vetëm me avion privat, ndërsa në destinacione luksi si Dubai, ata hyjnë në hotele nga hyrje të dedikuara, pa kaluar në holl, duke përdorur ashensorë të veçantë që i çojnë drejt e në suitat e tyre.

Për këtë kategori njerëzish, koha është pasuria më e çmuar. Për ta shmangur turmat, pritjet dhe trafikun, po ngrihet një ekosistem i tërë shërbimesh që u ofrojnë intimitet absolut: restorante dhe klube vetëm për ta, rezidenca me hyrje private, spa që mbyllen tërësisht vetëm për një familje dhe udhëtime të kuruara deri në perfeksion.

Në projekte të reja luksi, si Bentley Residences pranë Miamit, apartamentet do të kenë ashensorë për makina që i çojnë automjetet direkt në brendësi të banesës, duke eliminuar çdo kontakt me zona të përbashkëta. Çdo njësi do të ketë pishinë private, ndërsa restoranti i ndërtesës do të jetë i aksesueshëm vetëm për rezidentët.

Privatësia nuk kufizohet vetëm te banimi. Shumë miliarderë përzgjedhin klube të mbyllura, ku anëtarësimi kërkon pagesa të larta dhe miratim selektiv. Aty marrin pjesë në evente kulturore intime, dreka të personalizuara dhe festa private me artistë të njohur vetëm për një grup të vogël miqsh.

Edhe blerjet e garderobës janë transformuar. Të pasurit nuk frekuentojnë më qendra tregtare apo marka tradicionale; koleksionet u dërgohen në shtëpi, ndërsa stilistët personalë bëjnë përshtatjet në mënyrë diskrete. Po ashtu, udhëtimet planifikohen nga agjenci luksi që krijojnë itinerare të paarritshme për publikun e gjerë: ishuj privatë, darka me yje Michelin, shopping natën në butiqe të mbyllura dhe suita të rezervuara vetëm për ta.

Në këtë botë të re të luksit, paratë nuk shpenzohen vetëm për objekte, por për ndjesinë e të qenit larg syve të të tjerëve. Privatësia është kthyer në simbolin më të fuqishëm të statusit dhe ata që e kërkojnë, janë të gatshëm të paguajnë miliona për ta pasur. /Skyweb.al

Tags: miliarderet
Previous Post

DURANA/ Parajsa offshore në Xhafzotaj, si e ngriti fiktivisht Elira Kokona parkun pa bërë asnjë godinë!

Next Post

Dalin datat e provimeve të Maturës Shtetërore

Editor

Editor

Nga Kategoria

Greqia drejt një rekordi të ri, turistët shpenzuan 22 miliardë euro në nëntë muaj
Turizëm

Greqia drejt një rekordi të ri, turistët shpenzuan 22 miliardë euro në nëntë muaj

25 Nëntor, 2026
“National Geographic” reportazh për Vjosën: Një udhëtim mes natyrës së egër dhe traditave shqiptare
Turizëm

“National Geographic” reportazh për Vjosën: Një udhëtim mes natyrës së egër dhe traditave shqiptare

25 Nëntor, 2026
Media turke: Saranda, porta drejt thesareve turistike të jugut të Shqipërisë
Turizëm

Media turke: Saranda, porta drejt thesareve turistike të jugut të Shqipërisë

25 Nëntor, 2026
Travel off Path: Shqipëria, mes vendeve turistike që ia vlen çdo qindarkë e shpenzuar
Kryesore

Turizmi shqiptar merr goditje në tetor, 113 mijë hyrje të huajsh më pak! INSTAT njofton rënie 12,5%

25 Nëntor, 2026
Nga Londra në Vjenë, zbulohen 10 qytetet europiane më të preferuara për Krishtlindje
Kryesore

Nga Londra në Vjenë, zbulohen 10 qytetet europiane më të preferuara për Krishtlindje

25 Nëntor, 2026
Kapetanović: Turizmi rajonal ka nevojë për promovim të përbashkët
Turizëm

Kapetanović: Turizmi rajonal ka nevojë për promovim të përbashkët

24 Nëntor, 2026
Next Post
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania

Dalin datat e provimeve të Maturës Shtetërore

Të Përzgjedhura

Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum
Aktualitet

SKEMA/ Bankers Petroleum lëshonte fatura fiktive për të mos paguar taksat, detaje nga dosja

by SkyWeb
3 Gusht, 2025
0

Dosja hetimore e Prokurorisë së Fierit për kompaninë koncesionare që shfrytëzon burimet e naftës nën tokë në Patos, Marinzë, Fier,...

Read more
Zëri i klonuar me inteligjencë artificiale, metodat e reja të mashtrimit me telefonata

Zëri i klonuar me inteligjencë artificiale, metodat e reja të mashtrimit me telefonata

29 Maj, 2026
Zbuloni përfitimet e qëndrimit me një këmbë

Zbuloni përfitimet e qëndrimit me një këmbë

15 Janar, 2026
Marrëveshja e madhe, Boeing pritet t’i shesë turqve 250 avionë: Erdogani shpreson rikthimin në programin F-35

Marrëveshja e madhe, Boeing pritet t’i shesë turqve 250 avionë: Erdogani shpreson rikthimin në programin F-35

26 Shtator, 2025
Bota bëhet gati për shkundje të forta financiare, inflacioni pritet të kapa majat

Bota bëhet gati për shkundje të forta financiare, inflacioni pritet të kapa majat

24 Mars, 2026

Të Fundit

Çfarë tregon frekuenca e urinimit për shëndetin tuaj?

Çfarë tregon frekuenca e urinimit për shëndetin tuaj?

25 Nëntor, 2026
Përpjekjet e SHBA për të ulur çmimet e ilaçeve mund të sjellin pritje më të gjata për pacientët evropianë

Parlamenti Europian miraton rregullat e reja për barnat, çfarë pritet të ndryshojë?

25 Nëntor, 2026
Greqia drejt një rekordi të ri, turistët shpenzuan 22 miliardë euro në nëntë muaj

Greqia drejt një rekordi të ri, turistët shpenzuan 22 miliardë euro në nëntë muaj

25 Nëntor, 2026
GJURMA/ Projekti qeverisë për rrugë me 4 korsi për hyrje nga veriu në Tiranë, shmanget Kamza

GJURMA/ Projekti qeverisë për rrugë me 4 korsi për hyrje nga veriu në Tiranë, shmanget Kamza

25 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In