• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 25 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Korrupsioni te AKSHI/ Pas fondeve IPARD, BE bllokon paratë për agjendën digjitale të Shqipërisë

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Janar, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
KPP zhbllokon tenderin 5 milionë euro për internetin pasi detyroi AKSHI-n të rishikonte kriteret
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bashkimi Europian ka vendosur të pezullojë pa afat fondet për axhendën dixhitale të Shqipërisë, pas shpërthimit të aferës së korrupsionit në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Sipas Kapitali vendimi është marrë nga Komisioni Europian dhe i është komunikuar zyrtarisht qeverisë shqiptare, me argumentin e mbrojtjes së interesit të taksapaguesve europianë.

Pezullimi i financimeve vjen vetëm pak kohë pas ndërprerjes së fondeve për sektorin e bujqësisë, duke shënuar rastin e dytë radhazi kur Brukseli ngrin mbështetjen financiare për Shqipërinë për shkak të dyshimeve serioze për korrupsion dhe keqmenaxhim të fondeve publike.

Sektori dixhital në Shqipëri financohet nga Bashkimi Europian përmes disa instrumenteve. Vetëm gjatë verës së kaluar, qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen e financimit me Komisionin Europian për programin shumëvjeçar “Ekonomia dhe shoqëria dixhitale” për periudhën 2024–2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit.

Ky program ka një buxhet total prej 44 milionë eurosh, nga të cilat 30 milionë euro janë grant i Bashkimit Europian. Të gjitha këto fonde janë tashmë të ngrira.

Një tjetër projekt i rëndësishëm i prekur nga ky vendim është ai i pajisjes së 600 shkollave në vend me laboratorë smart, i financuar përmes Kuadrit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Projekti ka një vlerë totale prej 44.3 milionë eurosh, ku 14 milionë euro sigurohen nga grantet e BE-së, fonde që aktualisht nuk do të disbursohen.

Financimet për axhendën dixhitale janë pjesë edhe e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, përmes të cilit Bashkimi Europian ka angazhuar deri në 6 miliardë euro për rajonin. Për këtë arsye, ende nuk ka një shifër të saktë mbi totalin e fondeve që mund të preken nga ky pezullim për Shqipërinë.

Megjithatë, sinjali politik nga Brukseli është i qartë. Korrupsioni dhe abuzimi me fondet publike po kthehen në faktorë penalizues konkretë për vendin, duke rrezikuar jo vetëm projektet aktuale, por edhe besueshmërinë e Shqipërisë përballë institucioneve europiane./skyweb.al

Artikulli para

Terapia e re jep shpresë për pacientët me leuçemi

Artikulli pas

SHBA pezullon vizat për 75 vende, përfshi Shqipërinë: Kategoritë që preken

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 
Ekonomi

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

24 Tetor, 2026
VENDIMI/ Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë
Ekonomi

Në lokal me gotën tënde! Çfarë parashikon plani për uljen e sasisë së plastikës

24 Tetor, 2026
DRAFTI/ Kaosi me pronat, Kadastrës i lejohet të anulojë aktet e veta pa shkuar në Gjykatë: Bllokohen shitjet dhe kompensimet
Ekonomi

Procedurat, si të ndani pronën me të afërmit përmes e-Albania

24 Tetor, 2026
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta
Ekonomi

Lajm i mirë për çiftet e reja: 4 mënyrat si mund të përfitohet banesë e përballueshme nga shteti

24 Tetor, 2026
Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!
Aktualitet

Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!

24 Tetor, 2026
Ushqimet e gatshme fitojnë terren edhe në supermarketet shqiptare
Aktualitet

Ushqimet në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në rajon, kalojnë edhe disa vende të BE-së

24 Tetor, 2026
Artikulli pas
SHBA pezullon vizat për 75 vende, përfshi Shqipërinë: Kategoritë që preken

SHBA pezullon vizat për 75 vende, përfshi Shqipërinë: Kategoritë që preken

Të Përzgjedhura

Dash Sula prezantohet nga Delina Ibrahimaj si Kryeinspektor
Aktualitet

Dash Sula prezantohet nga Delina Ibrahimaj si Kryeinspektor

Nga SkyWeb
10 Shkurt, 2026
0

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi këtë të martë Dashnor Sula në detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, në...

Lexo të plotë
Ataku në zemër, shenjat që i jep një javë para

Ataku në zemër, shenjat që i jep një javë para

22 Janar, 2026
Lufta rrit shanset e të rinjve shqiptarë të punojnë online, shtohet kërkesa nga kompanitë europiane

Lufta rrit shanset e të rinjve shqiptarë të punojnë online, shtohet kërkesa nga kompanitë europiane

1 Maj, 2026
Kur klienti të nxjerr kartonin e verdhë!

Kur klienti të nxjerr kartonin e verdhë!

10 Korrik, 2026
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk e përballon dot një shpenzim të papritur 1000 euro

4 Shkurt, 2026

Të Fundit

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

24 Tetor, 2026
FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

24 Tetor, 2026
VENDIMI/ Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë

Në lokal me gotën tënde! Çfarë parashikon plani për uljen e sasisë së plastikës

24 Tetor, 2026
Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

24 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr