• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 4 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Treni Rrogozhinë-Vlorë-Aeroport/ Projekti, gati në qershor, HSH: Përcaktohet gjurma e re. Në diskutime për financimin

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Shkurt, 2026
në Ekonomi
A A
Treni Rrogozhinë-Vlorë-Aeroport/ Projekti, gati në qershor, HSH: Përcaktohet gjurma e re. Në diskutime për financimin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kontrata për projektin paraprak për rehabilitimin e linjës ekzistuese Rrogozhinë – Vlorë dhe lidhjen me Aeroportin e Vlorës përfundon në qershor 2026”.  Përfaqësues të Hekurudha Shqiptare kanë bërë me dije për TV SCAN se me përfundimin e saj do përcaktohet gjurma për lidhjen hekurudhore me Aeroportin e Vlorës si dhe projekti inxhinierik paraprak që shërben për hapjen e garës ndërkombëtare për ndërtimin e saj. Po ashtu, ky dikaster bëri me dije se janë ende në diskutime nëse ky projekt do të financohet me fonde nga buxheti i shtetit apo me fondet e donatorëve të huaj.

Kontrata për studimin dhe hartimin e projekt idesë për rehabilitimin e linjës hekurudhore Rrogozhinë – Vlorë, si dhe projektimin e vijës së re hekurudhore që do të lidhë aeroportin e Vlorës me Vlorën u nënshkrua vitin që shkoi, teksa fituese është shpallur kompania austriake ILF Consulting Engineers Austria.

Sipas dokumenteve që shoqëronin procedurën tenderuese, linja ekzistuese Rrogozhinë – Vlorë me gjatësi 84.27 km, funksionon nën kapacitetin optimal për shkak të infrastrukturës së vjetëruar dhe nevojës për përmirësime të thella. Në të njëjtët dokumente thuhej se është e domosdoshme ndërtimi i një linje të re treni për të lidhur qytetin e Vlorës me aeroportin e Vlorës, duke qenë se ky aeroport krijon mundësi për zhvillimin ekonomik dhe turistik të rajonit.

Ndërkaq, kompania po harton një projekt zbatimi për një linjë hekurudhore elektrike me shpejtësi deri në 120 km/orë.

Sipas Hekurudhës Shqiptare zbatimi i këtij projekti synon të ofrojë një shërbim të kombinuar të transportit hekurudhor me transportin ajror, duke lehtësuar aksesin e udhëtarëve në aeroport në mënyrë më të shpejtë, të sigurt dhe më të qëndrueshme. Gjithashtu, një nga objektivat kryesore është rritja e sigurisë së lëvizjes për udhëtarët, duke reduktuar rrezikun e aksidenteve.

Artikulli para

Tatimet zbarkojnë në jug, zbulohet SKEMA me një NIPT të vetëm mes kompanive të ndërtimit dhe agjencive imobiliare

Artikulli pas

LISTA/ Cilat janë kompanitë ajrore më të sigurta në botë për 2026, ka ndryshime

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030
Ekonomi

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal
Ekonomi

Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit
Ekonomi

Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
LISTA/ Cilat janë kompanitë ajrore më të sigurta në botë për 2026, ka ndryshime

LISTA/ Cilat janë kompanitë ajrore më të sigurta në botë për 2026, ka ndryshime

Të Përzgjedhura

Peptidet injektuese për energji dhe imunitet bëhen trend në TikTok, mjekët ngrenë shqetësimin për rreziqe
Shëndet

Peptidet injektuese për energji dhe imunitet bëhen trend në TikTok, mjekët ngrenë shqetësimin për rreziqe

Nga Editor
21 Prill, 2026
0

Një trend i ri në rrjetin social TikTok po tërheq vëmendjen e përdoruesve. Bëhet fjalë për përdorimin e peptideve injektuese...

Lexo të plotë
Mënyra e fshehtë si diktaturat formojnë atë që të thotë IA

Mënyra e fshehtë si diktaturat formojnë atë që të thotë IA

3 Qershor, 2026
Vaji i ullirit dhe lëngu i kockave. A funksionojnë vërtet këto ushqime virale për mirëqenien e zorrëve?!

Vaji i ullirit dhe lëngu i kockave. A funksionojnë vërtet këto ushqime virale për mirëqenien e zorrëve?!

10 Shkurt, 2026
“Tiranathlon” rikthehet në kryeqytet, rrugët ku do të kufizohet qarkullimi të dielën

“Tiranathlon” rikthehet në kryeqytet, rrugët ku do të kufizohet qarkullimi të dielën

16 Shtator, 2025
Trombozat pas vaksinës anti-Covid, studimi i ri shpjegon shkakun

Trombozat pas vaksinës anti-Covid, studimi i ri shpjegon shkakun

13 Shkurt, 2026

Të Fundit

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr