• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

“Divorc me dhimbje” mes SHBA dhe Kinës, tregtia bie në nivelet e vitit 2010

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
“Divorc me dhimbje” mes SHBA dhe Kinës, tregtia bie në nivelet e vitit 2010
Share on FacebookShare on WhatsApp

Marrëdhënia ekonomike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës po hyn në fazën më të ftohtë të dekadave të fundit, duke marrë formën e një “divorci me dhimbje” që po riformaton tregtinë globale dhe zinxhirët e furnizimit.

Ajo që për vite me radhë ishte partneriteti më i rëndësishëm tregtar në botë, sot po shihet nga të dyja palët si çështje sigurie kombëtare.

Sipas analizave të fundit ndërkombëtare, udhëheqja kineze ka arritur në përfundimin se shkëputja graduale e dy ekonomive, e njohur si “decoupling” apo “derisking”, është e pashmangshme.

Ky orientim përfaqëson një largim të qartë nga modeli i vjetër, ku rritja ekonomike e Kinës mbështetej te eksporti i mallrave me kosto të ulët drejt SHBA dhe te përthithja e kapitalit, teknologjisë dhe njohurive perëndimore.

Nga ana tjetër, Uashingtoni po ndjek një strategji të qartë për të reduktuar varësinë nga Kina për mallrat strategjike, veçanërisht mineralet e rralla që përdoren në industrinë e elektronikës dhe pajisjet ushtarake.

Kjo qasje është përshpejtuar pas kufizimeve të vendosura nga Pekini për eksportin e këtyre materialeve, duke rritur shqetësimet për sigurinë ekonomike dhe industriale të SHBA.

Të dhënat tregojnë një rënie të fortë të pranisë kineze në importet amerikane. Deri në fund të vitit 2025, pjesa e Kinës në importet e SHBA ka zbritur në rreth 7.5 për qind, duke fshirë mbi dy dekada rritje të pandërprerë që nisën pas anëtarësimit të Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë në vitin 2001.

Në total, volumi i tregtisë mes dy vendeve është rikthyer në nivelet e vitit 2010, një tregues i qartë se ndarja ekonomike nuk është më një skenar teorik, por një realitet në zhvillim. Ndërsa qeveritë flasin për menaxhim të kontrolluar të kësaj shkëputjeje, pasojat po ndihen tashmë në tregje, industri dhe politika ekonomike në mbarë botën.

Ky “divorc me dhimbje” mes dy superfuqive ekonomike pritet të ketë pasoja afatgjata, jo vetëm për SHBA dhe Kinën, por për të gjithë ekonominë globale, e cila po hyn në një fazë të re fragmentimi dhe rivaliteti strategjik. /wsj–skyweb.al 

Artikulli para

Drejtorët kinezë të Bankers Petroleum zhdukën 12 mln dollarë në një llogari të fshehtë muajin e kaluar

Artikulli pas

“Shemben” kriptomonedhat: Bitcoin zbret nën 65 000 USD, tregjet në alarm

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shqipëria ndalon me ligj cigaret elektronike “vapes” dhe qeset me nikotinë, kur nis bllokimi: Rregulla të reja mbi duhanpirjen
Ekonomi

Shqipëria ndalon me ligj cigaret elektronike “vapes” dhe qeset me nikotinë, kur nis bllokimi: Rregulla të reja mbi duhanpirjen

18 Nëntor, 2026
Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!
Ekonomi

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

18 Nëntor, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë
Ekonomi

Inflacioni arrin në 3.5% në tetor, ushqimet vijojnë të rëndojnë buxhetet e familjeve shqiptare

18 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Ekonomi

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

18 Nëntor, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

Kadastra pezullon deri në 21 ditë shërbimet për pronat në Durrës! Preken 45 zona kadastrale

18 Nëntor, 2026
“Strategjikët” vijojnë edhe ca kohë….! Mbyllet konsultimi publik për ligjin e Investimeve, Ministria s’ndryshon asnjë nen
Ekonomi

“Strategjikët” vijojnë edhe ca kohë….! Mbyllet konsultimi publik për ligjin e Investimeve, Ministria s’ndryshon asnjë nen

18 Nëntor, 2026
Artikulli pas
“Shemben” kriptomonedhat: Bitcoin zbret nën 65 000 USD, tregjet në alarm

"Shemben" kriptomonedhat: Bitcoin zbret nën 65 000 USD, tregjet në alarm

Të Përzgjedhura

Ergys Agasi lëvizte me makinën e SHISH kur ishte në kërkim, Vlora Hyseni i vuri shërbimin në SHËRBIM
Aktualitet

Ergys Agasi lëvizte me makinën e SHISH kur ishte në kërkim, Vlora Hyseni i vuri shërbimin në SHËRBIM

Nga SkyWeb
23 Shtator, 2026
0

Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka hapur një kapitull të...

Lexo të plotë
Cilat qarqe “ushqejnë” Shqipërinë? Fieri me mish e qumësht, Durrësi me vezë, Korça me mjaltë

Cilat qarqe “ushqejnë” Shqipërinë? Fieri me mish e qumësht, Durrësi me vezë, Korça me mjaltë

14 Korrik, 2025
Çmimi i naftës rritet pas tensioneve mes SHBA-së dhe Venezuelës

Çmimi i naftës rritet pas tensioneve mes SHBA-së dhe Venezuelës

17 Dhjetor, 2025
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës

Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës

15 Tetor, 2026
“Shpëtova jetën, por jo nga dhimbja”, beteja e grave pas operacionit të kancerit në gji

“Shpëtova jetën, por jo nga dhimbja”, beteja e grave pas operacionit të kancerit në gji

12 Prill, 2026

Të Fundit

Shqipëria ndalon me ligj cigaret elektronike “vapes” dhe qeset me nikotinë, kur nis bllokimi: Rregulla të reja mbi duhanpirjen

Shqipëria ndalon me ligj cigaret elektronike “vapes” dhe qeset me nikotinë, kur nis bllokimi: Rregulla të reja mbi duhanpirjen

18 Nëntor, 2026
Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

18 Nëntor, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë

Inflacioni arrin në 3.5% në tetor, ushqimet vijojnë të rëndojnë buxhetet e familjeve shqiptare

18 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

18 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr