• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

TË GJITHA DOKUMENTET/ Si do të bëhet rivlerësimi i pronave, tarifat dhe çfarë duhet të kenë parasysh qytetarët: Po ata që kanë më shumë se një banesë?

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
TË GJITHA DOKUMENTET/ Si do të bëhet rivlerësimi i pronave, tarifat dhe çfarë duhet të kenë parasysh qytetarët: Po ata që kanë më shumë se një banesë?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Merr udhë rivlerësimi i pronave, pas publikimit në Fletoren Zyrtare të udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, që përcakton procedurat e zbatimit të ligjit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme dhe aplikimin e tatimit të reduktuar 5%, raporton skyweb.al.

Udhëzimi saktëson se të drejtën për të rivlerësuar pasuritë e paluajtshme e kanë të gjithë individët që zotërojnë tokë dhe ose ndërtesë të regjistruar, si edhe ata që e fitojnë pronësinë dhe e regjistrojnë atë deri më 31 dhjetor 2026.

Rivlerësimi është vullnetar dhe mund të kryhet edhe për prona që janë rivlerësuar më parë, ndërsa nëse një qytetar ka disa prona, procedura ndiqet për secilën veçmas.

Sipas udhëzimit, rivlerësimi mund të bëhet në dy mënyra. Qytetari mund të aplikojë pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ku vlera e pasurisë përcaktohet sipas çmimeve minimale fiskale në fuqi, ose përmes një eksperti të licencuar, ku vlera mund të jetë më e lartë, por jo më e ulët se referenca fiskale.

Aplikimi kryhet online përmes portalit e Albania dhe vetëm pas verifikimit të të dhënave gjenerohet fatura e tatimit.

Tatimi mbi rivlerësimin është 5% dhe llogaritet mbi diferencën mes vlerës së re të pasurisë dhe vlerës së zbritshme, që është vlera e fundit e regjistruar për të cilën është paguar tatim. Regjistrimi i vlerës së re në regjistrat kadastralë bëhet vetëm pasi të jetë paguar detyrimi.

Udhëzimi përcakton edhe tarifat e shërbimit për rivlerësimin pranë Kadastrës, të cilat varen nga shuma e tatimit që rezulton. Tarifa është 3,500 lekë kur tatimi është deri në 150 mijë lekë, 7,000 lekë për tatim nga 150 deri në 300 mijë lekë dhe 10,000 lekë kur tatimi kalon 300 mijë lekë.

Një element i ri në proces është edhe aplikimi i amortizimit për ndërtesat. Vlera e referencës ulet me 1% për çdo vit përdorimi, duke filluar nga data e fitimit të pronësisë për herë të parë, por jo më shumë se 30% e çmimit të referencës.

Për qytetarët, udhëzimi thekson disa elemente që duhet të merren në konsideratë. Rivlerësimi është i dobishëm sidomos për ata që planifikojnë të shesin pronën, pasi ul ndjeshëm tatimin mbi fitimin nga shitja. Vlera e re e pasurisë nuk regjistrohet pa u paguar më parë tatimi dhe tarifa e shërbimit, ndërsa në rast se prona nuk është e regjistruar në Kadastër, fillimisht duhet të kryhet regjistrimi dhe më pas rivlerësimi.

Për bizneset, rivlerësimi lejohet vetëm për pasuritë që janë të pasqyruara në bilancet e vitit 2025 dhe bëhet përmes ekspertëve të licencuar, ndërsa tatimi 5% mbi diferencën llogaritet dhe arkëtohet nga administrata tatimore.

Në tërësi, udhëzimi përcakton hapat konkretë për të reflektuar vlerat e reja të pronave në regjistra, duke ofruar një mekanizëm fiskal më të lehtë për individët dhe subjektet që zgjedhin të rivlerësojnë pasuritë e tyre. /skyweb.al 

Etiketat: banesatkadastrapronaverivleresimi
Artikulli para

“Rol kyç në integrimin e vendit”, ambasadori i Holandës te Agjencia e Inteligjencës Financiare: Shqipëria, progres në luftën kundër pastrimit të parave 

Artikulli pas

Gjermania: TikTok-u duhet të jetë në duart e evropianëve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
OSHEE nis aplikimin e skemave të reja për shlyerjen me këste të faturave të papaguara të energjisë
Ekonomi

Bizneseve do t’u mbahet prona “peng” nëse nuk paguajnë energjinë, çfarë ndodh me familjarët

9 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
Ekonomi

S’ka më mbifaturime energjie! Bllokim automatik pastaj verifikim, çfarë ndodh nëse dyfishohet brenda muajit

9 Tetor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

9 Tetor, 2026
Jared Kushner i jep fund spekulimeve: E vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë!
Ekonomi

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: E vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë!

9 Tetor, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

Kredi me interes zero dhe qira që llogaritet për blerjen e shtëpisë, kush përfiton nga skema e re e qeverisë

9 Tetor, 2026
Artikulli pas
Gjermania: TikTok-u duhet të jetë në duart e evropianëve

Gjermania: TikTok-u duhet të jetë në duart e evropianëve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Një parti që frikesohet nga e ardhmja
Kryesore

Një parti që frikesohet nga e ardhmja

Nga SkyWeb
22 Dhjetor, 2025
0

Vilant Xhori  Ekziston një moment në jetën e një partie kur problemi pushon së qeni “kush e drejton” dhe bëhet...

Lexo të plotë
Shqipëria “udhëheq” fluturimet komerciale, të parët në Europë me rreth 160% më shumë se para pandemisë

Shqipëria “udhëheq” fluturimet komerciale, të parët në Europë me rreth 160% më shumë se para pandemisë

18 Qershor, 2025
Ultratingujt po përdoren për të trajtuar kancerin pa ndërhyrje kirurgjikale

Ultratingujt po përdoren për të trajtuar kancerin pa ndërhyrje kirurgjikale

8 Tetor, 2025
Greqia, Maqedonia dhe Serbia, bashkë për gazin drejt Europës, Shqipëria mbetet jashtë

Greqia, Maqedonia dhe Serbia, bashkë për gazin drejt Europës, Shqipëria mbetet jashtë

10 Korrik, 2026
Bitcoin i rikthehet rritjes së fortë, kalon mbi 103 000 USD

Bitcoin zbret nën 90 mijë dollarë, tregu i kriptove humb 1.2 trilion dollarë

18 Nëntor, 2025

Të Fundit

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

9 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr