• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 29 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Koreja e Veriut teston motorin e raketës që mund të arrijë SHBA-në, pretendon Kim Jong Un

Editor Nga Editor
29 Mars, 2026
në Aviacion
A A
0
Koreja e Veriut teston motorin e raketës që mund të arrijë SHBA-në, pretendon Kim Jong Un
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kim Jong Un, lideri i Koresë së Veriut, ka ndjekur nga afër një test të një motori të përmirësuar me karburant të ngurtë për armë që mund të arrijnë territorin e Shteteve tw Bashkuara të Amerikës, dhe e ka cilësuar atë si një zhvillim të rëndësishëm që forcon arsenalin strategjik ushtarak të vendit, raportuan mediat shtetërore të dielën.

Ndërsa testi përputhet me qëllimin e deklaruar të Kim për të zhvilluar raketa më të lëvizshme dhe më të vështira për t’u zbuluar që synojnë SHBA-në dhe aleatët e saj, disa ekspertë mendojnë se pretendimet e Koresë së Veriut mund të jenë të ekzagjeruara.

Raketat me karburant të ngurtë janë më të lehta për t’u transportuar dhe për të fshehur lëshimet e tyre sesa ato me karburant të lëngshëm, të cilat zakonisht duhet të furnizohen me karburant përpara ngritjes dhe nuk mund të qëndrojnë gjatë në gatishmëri.

Agjencia zyrtare Korean Central News Agency (KCNA) raportoi se Kim ndoqi testin në tokë të motorit, i cili përdor materiale kompozite me fibra karboni. Sipas saj, shtytja maksimale e motorit arrin në 2,500 kilonewtonë, krahasuar me rreth 1,970 kilonewtonë të raportuara në një test të ngjashëm në shtator. KCNA tha se testi u krye si pjesë e programit pesëvjeçar të vendit për ndërtimin e armëve, që synon përmirësimin e “mjeteve strategjike të goditjes”, term që i referohet raketave balistike me kapacitet bërthamor dhe armëve të tjera.

Sipas KCNA-së, Kim deklaroi se testi i fundit i motorit ka “rëndësi të madhe në vendosjen e fuqisë strategjike ushtarake të vendit në nivelin më të lartë”. Agjencia nuk specifikoi se kur dhe ku u zhvillua testi. Sipas Lee Choon Geun, studiues nderi në Institutin e Politikave të Shkencës dhe Teknologjisë në Korenë e Jugut, raportimi i Koresë së Veriut mund të jetë “blof”, pasi nuk janë bërë publike disa të dhëna kyçe, si koha totale e djegies së motorit, shkruan AP.

Kur Koreja e Veriut raportoi për testin e mëparshëm në shtator, ajo e përshkroi atë si testin e nëntë dhe të fundit në tokë të një motori me karburant të ngurtë, që më herët ishte thënë se do të përdorej për raketa balistike ndërkontinentale. Vëzhguesit në atë kohë parashikuan se vendi do të kryente së shpejti një test-lëshim të një rakete të tillë, por kjo ende nuk ka ndodhur. /skyweb.al

Etiketat: koreja e veriutraketa
Artikulli para

Shqipëria, në mesin e 5 destinacioneve më të kërkuara globale

Artikulli pas

Truku me top tenisi që mund të zhdukë dhimbjen e mesit

Editor

Editor

Nga Kategoria

Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
Aeroporti i Vlorës, MABCO shpjegon kredinë nga Delphos dhe akuzat mbi interesat ruse
Aviacion

Aeroporti i Vlorës, MABCO shpjegon kredinë nga Delphos dhe akuzat mbi interesat ruse

26 Mars, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme mund të ndryshojë njëherë e mirë industrinë e aviacionit
Aviacion

Lufta në Lindjen e Mesme mund të ndryshojë njëherë e mirë industrinë e aviacionit

25 Mars, 2026
Gjigantët e Europës zgjasin pezullimin e fluturimeve në Lindjen e Mesme, çfarë duhet të dini që të mos bllokoheni në aeroport
Aviacion

Gjigantët e Europës zgjasin pezullimin e fluturimeve në Lindjen e Mesme, çfarë duhet të dini që të mos bllokoheni në aeroport

25 Mars, 2026
Qatar Airways parkon “gjigantët” e ajrit në Spanjë
Aviacion

Qatar Airways parkon “gjigantët” e ajrit në Spanjë

24 Mars, 2026
A keni dëgjuar një zhurmë si “lehje qeni” kur po prisni të fluturoni me një Airbus A320? Pse NDODH
Aviacion

A keni dëgjuar një zhurmë si “lehje qeni” kur po prisni të fluturoni me një Airbus A320? Pse NDODH

24 Mars, 2026
Artikulli pas
Truku me top tenisi që mund të zhdukë dhimbjen e mesit

Truku me top tenisi që mund të zhdukë dhimbjen e mesit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Edhe intervistat për punë po bëhen më inteligjencë artificiale, si t’i kaloni me sukses
Aktualitet

Edhe intervistat për punë po bëhen më inteligjencë artificiale, si t’i kaloni me sukses

Nga Editor
18 Shkurt, 2026
0

Në një artikull të publikuar nga The Wall Street Journal sugjerohet se kandidatët për punë duhet të përshtaten me një...

Lexo të plotë
Korporata e Investimeve kërkon me dëshpërim investitor për “Lift Tower” mbi Kadastrën: A po mbaron epoka e kullave në Tiranë?

E pesta e vërteta? Korporata e Investimeve tenton sërish me LIFT Tower te Kadastra

2 Shkurt, 2026
Çmimet e apartamenteve te kullat e luksit në Tiranë arrijnë 10 mijë euro/m2

Çmimet e apartamenteve te kullat e luksit në Tiranë arrijnë 10 mijë euro/m2

28 Prill, 2025
Dronët misteriozë shfaqen edhe në qiejt e Francës

Dronët misteriozë shfaqen edhe në qiejt e Francës

26 Shtator, 2025
Bizneset përballen me kosto të larta certifikimi të prodhimeve BIO

Bizneset përballen me kosto të larta certifikimi të prodhimeve BIO

17 Shkurt, 2026

Të Fundit

Kush po e kërcënon Endri Meksin? Prokuroria dhe policia s’kanë përgjigje, biznesmeni: Kemi denoncuar aferën e AKSHI-t, jam edhe te bastet

Kush po e kërcënon Endri Meksin? Prokuroria dhe policia s’kanë përgjigje, biznesmeni: Kemi denoncuar aferën e AKSHI-t, jam edhe te bastet

29 Mars, 2026
Truku me top tenisi që mund të zhdukë dhimbjen e mesit

Truku me top tenisi që mund të zhdukë dhimbjen e mesit

29 Mars, 2026
Koreja e Veriut teston motorin e raketës që mund të arrijë SHBA-në, pretendon Kim Jong Un

Koreja e Veriut teston motorin e raketës që mund të arrijë SHBA-në, pretendon Kim Jong Un

29 Mars, 2026
Shqipëria, në mesin e 5 destinacioneve më të kërkuara globale

Shqipëria, në mesin e 5 destinacioneve më të kërkuara globale

29 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr