• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 28 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

I arrestuar për ndërtim pa leje, Ibrahim Kruja me Vista Group zhvat edhe 15,800 m² tokë në Tiranë?

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Prill, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
I arrestuar për ndërtim pa leje, Ibrahim Kruja me Vista Group zhvat edhe 15,800 m² tokë në Tiranë?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një konflikt pronësie brenda një familjeje ka përfunduar në Gjykatën e Tiranës, ku po shqyrtohet një çështje civile për rreth 15,800 m² tokë bujqësore në zonën e Daiasit, në Njësinë Administrative Petrelë.

Sipas dosjes gjyqësore që ka konsultuar skyweb.al, paditëse në këtë çështje është një familje nga fshati Daias i Tiranës, e cila kërkon njohjen e saj si pronarë të tokës bujqësore, si dhe çregjistrimin dhe regjistrimin e pasurive në emër të familjes së tyre.

Në anën tjetër, të paditur janë Ibrahim Kruja dhe Russel Grant Van Cleve dhe shoqëria “Vista group” shpk, e përfaqësuar nga Ibrahim Kruja dhe Russel Grant Van Cleve.

Objekti i padisë lidhet me njohjen e pronësisë mbi disa parcela toke me sipërfaqe totale mbi 1.5 hektarë, të ndodhura në Daias, për të cilat paditëset pretendojnë se janë përfituar dhe regjistruar në mënyrë të padrejtë.

Sipas pretendimeve të ngritura në gjyq, konflikti ka lindur për shkak të dyshimeve se toka është zaptuar përmes dokumenteve të falsifikuara dhe në bashkëpunim me një prej anëtarëve të familjes.

Po ashtu, në këtë zonë rezulton se janë ndërtuar vila, çka ka shtuar tensionet mes palëve dhe ka përshkallëzuar konfliktin.

Në këtë proces është përfshirë edhe ndërtuesi Ibrahim Kruja, i cili rezulton një nga të paditurit kryesorë në këtë çështje pronësie.

 

Kruja ka qenë më herët në qendër të vëmendjes edhe për një rast tjetër, pasi vitin e kaluar u arrestua në zonën Korçë–Voskopojë për ndërtim pa leje.

Sipas autoriteteve, ai dyshohej se kishte ngritur bazamente betoni për objekte ndërtimi pa u pajisur me dokumentacionin përkatës.

Ndërkohë, në këtë çështje civile në Tiranë, fokusi mbetet te verifikimi i titujve të pronësisë dhe ligjshmëria e regjistrimit të pasurive, ndërsa palët vijojnë përplasjen në gjykatë për një sipërfaqe toke me vlerë të konsiderueshme.

Çështja është në proces shqyrtimi dhe pritet të zbardhë më tej mënyrën se si janë administruar dhe regjistruar këto prona ndër vite. /skyweb.al

Etiketat: ibrahim krujarussel grant van clevevista group
Artikulli para

Kursi i këmbimit sot: Dollari në rënie drastike, euro nuk ndryshon

Artikulli pas

Java nis “dramë” për euron dhe dollarin, leku nuk “pyet” dhe vijon forcimin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Black out, çfarë ndodhi gjatë 30 minutave në qiellin shqiptar teksa radarët ishin fikur
Aviacion

Black out, çfarë ndodhi gjatë 30 minutave në qiellin shqiptar teksa radarët ishin fikur

28 Gusht, 2026
Socialistët nisin lëvizjet për të shkarkuar Erion Veliajn
Aktualitet

Erjon Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin

28 Gusht, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Bujqësia në pikë të hallit, pak mbështetje edhe nga bankat: Vetëm 1.3% e kredisë për bizneset

28 Gusht, 2026
Cilat janë aeroportet me më shumë fluturime në Europë? Rinasi ngjitet me shpejtësi në renditje
Aktualitet

Cilat janë aeroportet me më shumë fluturime në Europë? Rinasi ngjitet me shpejtësi në renditje

28 Gusht, 2026
Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon rekord të ri
Aviacion

Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon rekord të ri

28 Gusht, 2026
Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës
Aktualitet

Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës

28 Gusht, 2026
Artikulli pas
Euro mbetet i qëndrueshëm, si nis java për dollarin dhe valutat e tjera

Java nis “dramë” për euron dhe dollarin, leku nuk "pyet" dhe vijon forcimin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Konfirmohet instalimi i pajisjeve DPI te kompanitë celulare, AKSK betohet se nuk do të na përgjojë, garanci të tjera nuk ka
Kryesore

Konfirmohet instalimi i pajisjeve DPI te kompanitë celulare, AKSK betohet se nuk do të na përgjojë, garanci të tjera nuk ka

Nga SkyWeb
5 Prill, 2025
0

Emirjon Senja Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetik (AKSK) pranoi sot publikisht, përmes një sinkroni të shkurtër në një kronikë televizive...

Lexo të plotë
Nga paga minimale 500 euro deri te mbështetjet për sipërmarrësit, programi i qeverisë së re

860 euro në muaj! Shqiptarët, të fundit në rajon për pagën bruto

1 Qershor, 2026
Shkencëtarët zbulojnë përfitimet për trupin nga një gote lëngu portokalli në ditë

Shkencëtarët zbulojnë përfitimet për trupin nga një gote lëngu portokalli në ditë

22 Nëntor, 2025
Mbi 130 000 çdo vit, pse po largohen të rinjtë nga vendet e Ballkanit?

Mbi 130 000 çdo vit, pse po largohen të rinjtë nga vendet e Ballkanit?

10 Gusht, 2026
“Boom” i tregut të mercenarëve në botë

“Boom” i tregut të mercenarëve në botë

23 Tetor, 2025

Të Fundit

Black out, çfarë ndodhi gjatë 30 minutave në qiellin shqiptar teksa radarët ishin fikur

Black out, çfarë ndodhi gjatë 30 minutave në qiellin shqiptar teksa radarët ishin fikur

28 Gusht, 2026
Dy punonjës të aeroportit të Frankfurtit humbin jetën nga malaria pas “mbërritjes së mushkonjave” me avion

Dy punonjës të aeroportit të Frankfurtit humbin jetën nga malaria pas “mbërritjes së mushkonjave” me avion

28 Gusht, 2026
Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

28 Gusht, 2026
Socialistët nisin lëvizjet për të shkarkuar Erion Veliajn

Erjon Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin

28 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr