• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 4 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

“Kalova për 5 sekonda”: Gazetari i njohur britanik në CNN, merr TIA-n si shembull efektiviteti dhe avancimi teknologjik

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Prill, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
“Kalova për 5 sekonda”: Gazetari i njohur britanik në CNN, merr TIA-n si shembull efektiviteti dhe avancimi teknologjik
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në një kohë kur aeroportet europiane po përballen me radhë të gjata dhe vonesa për shkak të zbatimit të sistemit të ri të hyrje-daljeve (EES), por edhe infrastrukturës së pamjaftueshme dhe kontrolleve të shtuara, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po ndjek një model krejt të kundërt.

Në Tiranë, procesi i identifikimit të udhëtarëve është automatizuar në nivele të larta.

Çdo qytetar që hyn në Shqipëri mjafton të vendosë pasaportën në sistemet automatike dhe verifikimi përfundon brenda pak sekondash, pa krijuar radhë apo vonesa.

E njëjta procedurë aplikohet edhe në dalje për qytetarët e Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, ndërsa numri i lartë i sporteleve dhe kontrollorëve bën që fluksi të menaxhohet pa bllokime.

Ky model është vlerësuar edhe ndërkombëtarisht. Gazetari britanik Simon Calder, në një deklaratë në CNN, e cilësoi eksperiencën në Tiranë si një nga më efikaset në rajon.

“Unë sapo jam kthyer nga Tirana, që ka një aeroport të mrekullueshëm. M’u deshën vetëm 5 sekonda për procesin e identifikimit. Vendosa pasaportën dhe kalova menjëherë”, u shpreh ai, duke e krahasuar me situatën problematike që po përjetojnë aktualisht aeroportet europiane.

Investimet e Kastrati Group gjatë viteve të fundit në Tirana International Airport (TIA) kanë modernizuar infrastrukturën dhe kanë rritur kapacitetet për përpunimin e pasagjerëve.

Paralelisht, rritja e numrit të linjave ajrore, veçanërisht kompanive low-cost si Ryanair dhe Wizz Air, e ka kthyer Tiranën në një pikë kyçe për udhëtarët në rajon.

Me çmime konkurruese dhe destinacione të reja që shtohen vazhdimisht, aeroporti po tërheq jo vetëm pasagjerë shqiptarë, por edhe udhëtarë nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Në kontrast me problemet që po shfaqen në shumë aeroporte të BE-së, rasti i Tiranës po shihet si një shembull se si investimi në teknologji dhe organizim mund të përkthehet në shërbim më të shpejtë dhe efikas për udhëtarët. /skyweb.al

 

 

Etiketat: kastrati groupRichard Questsimon caldertiatirana international airport
Artikulli para

KAOSI në aeroporte: Greqia bëhet e para, heq sistemin EES për britanikët

Artikulli pas

“Ke hyrë në pishinë me peshkaqenë”, si e tmerroi Ermal Beqiri biznesmenen shqiptaro-gjermane, SKEMA ku përfshihet dhe Elison Jorgjis i Albascan

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030
Ekonomi

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele
Kryesore

Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele

3 Nëntor, 2026
Lufthansa nxjerr nga inventari legjendat A 340! Avionët revolucionarizuan fluturimet ndërkontinentale
Aviacion

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, Lufthansa parashikon 2 miliardë euro shpenzime shtesë

3 Nëntor, 2026
Pagesat me kartë rriten, por kartat e kreditit nuk “ndezin” për shqiptarët
Ekonomi

Nga 1 janari ndalohen tarifat shtesë për pagesat me kartë, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset

3 Nëntor, 2026
200 milionë euro për pensionistët, kategoritë që përfitojnë bonusin dhe sa do të marrin çdo muaj
Ekonomi

200 milionë euro për pensionistët, kategoritë që përfitojnë bonusin dhe sa do të marrin çdo muaj

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
“Ke hyrë në pishinë me peshkaqenë”, si e tmerroi Ermal Beqiri biznesmenen shqiptaro-gjermane, SKEMA ku përfshihet dhe Elison Jorgjis i Albascan

"Ke hyrë në pishinë me peshkaqenë", si e tmerroi Ermal Beqiri biznesmenen shqiptaro-gjermane, SKEMA ku përfshihet dhe Elison Jorgjis i Albascan

Të Përzgjedhura

Marrëveshja SHBA-Iran ul kostot e karburantit, por pse biletat do të mbeten të shtrenjta
Aktualitet

Marrëveshja SHBA-Iran ul kostot e karburantit, por pse biletat do të mbeten të shtrenjta

Nga Editor
22 Qershor, 2026
0

Linjat ajrore mund të kursejnë miliarda dollarë në karburantin e avionëve pasi një marrëveshje e përkohshme paqeje midis SHBA-së dhe...

Lexo të plotë
Pozicioni i gabuar i krahut gjatë matjes së tensionit mund të japë rezultate të pasakta

Pozicioni i gabuar i krahut gjatë matjes së tensionit mund të japë rezultate të pasakta

14 Tetor, 2026
FDA miraton ilaçin e parë të këtij lloji për një kancer të rrallë të gjakut

FDA miraton ilaçin e parë të këtij lloji për një kancer të rrallë të gjakut

30 Gusht, 2026
Telegram, kompania me 30 punonjës që fiton miliarda dollarë në vit

Telegram, kompania me 30 punonjës që fiton miliarda dollarë në vit

27 Tetor, 2025
SPAK po e heton, qeveria zgjeron lehtësirat fiskale ndaj industrisë së armëve pa një plan mbi ndikimin në buxhet

SPAK po e heton, qeveria zgjeron lehtësirat fiskale ndaj industrisë së armëve pa një plan mbi ndikimin në buxhet

6 Tetor, 2026

Të Fundit

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr