• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

SPAK-u “tmerron” administratën, suficiti rekord tregon se fondet po “kursehen” nga frika e firmës

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Maj, 2026
në Ekonomi
A A
0
SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat
Share on FacebookShare on WhatsApp

Frika nga SPAK duket se po prodhon një efekt të pazakontë në administratën publike. Një pjesë e drejtuesve dhe nëpunësve që kanë në dorë procedura, fonde, tendera apo investime publike po tregohen gjithnjë e më të kujdesshëm për të firmosur dokumente që mund t’i ekspozojnë më vonë para hetimeve.

Kjo sjellje po reflektohet edhe në buxhet. Të dhënat e katër muajve të parë të vitit 2026 të konsultuara nga Monitor tregojnë një suficit buxhetor shumë më të lartë se plani, por pas kësaj shifre nuk qëndron vetëm rritja e të ardhurave. Një pjesë e rëndësishme e parave kanë mbetur të pashpenzuara, kryesisht për shkak të mosrealizimit të shpenzimeve publike sipas programit.

Në periudhën janar prill 2026, suficiti buxhetor arriti në 54 miliardë lekë. Kjo shumë ishte 86 për qind më e lartë se plani i periudhës dhe 42 për qind më shumë se suficiti i regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur ai ishte 38 miliardë lekë.

Në rritjen e suficitit kanë ndikuar dy faktorë kryesorë. Së pari, të ardhurat janë realizuar më shumë se plani, duke dhënë një efekt pozitiv prej 13.7 miliardë lekësh. Së dyti, shpenzimet publike nuk janë kryer sipas programit, duke kontribuar me 11.4 miliardë lekë të tjera në rritjen e suficitit.

Pikërisht ky element i dytë është më domethënësi për mënyrën se si po funksionon administrata. Në praktikë, një pjesë e fondeve që duhet të ishin kthyer në investime, pagesa apo projekte publike kanë mbetur të papërdorura. Në vend që të qarkullonin në ekonomi përmes punëve publike, kontratave, rrugëve, shkollave, spitaleve apo projekteve të digjitalizimit, ato kanë mbetur në arkën e shtetit.

Ky fenomen lidhet edhe me klimën e frikës që është krijuar në administratë pas hetimeve të SPAK për tendera, koncesione, incineratorë, rrugë dhe projekte të tjera publike. Dosjet e hapura, arrestimet dhe hetimet ndaj zyrtarëve të lartë dhe ish zyrtarëve kanë bërë që shumë drejtues të jenë më të rezervuar në hedhjen e firmës mbi dokumente që lidhen me përdorimin e fondeve publike.

Në këtë kuptim, një pjesë e suficitit mund të lexohet edhe si “kursim” i detyruar nga frika. Jo domosdoshmërisht si eficiencë më e lartë e shtetit, por si ngurrim i administratës për të marrë përgjegjësi në një mjedis ku çdo firmë mund të kthehet më vonë në objekt hetimi.

Suficiti buxhetor nuk është gjithmonë tregues negativ. Në anën pozitive, paratë e tepërta mund të përdoren për të ulur borxhet e prapambetura, për të reduktuar kostot e interesit në të ardhmen dhe për të krijuar hapësirë fiskale për buxhetet e viteve pasuese. Një bilanc më i mirë fiskal ndihmon edhe në perceptimin e agjencive ndërkombëtare të vlerësimit, si Moody’s apo Standard & Poor’s, si dhe te investitorët e huaj.

Por problemi është se suficiti nuk është gjithmonë shenjë e mirëmenaxhimit. Kur ai vjen nga mosrealizimi i investimeve publike, atëherë pas shifrës pozitive fshihet një kosto tjetër për ekonominë dhe qytetarët. Rrugë të papërfunduara, shkolla të parealizuara, spitale që nuk ndërtohen apo projekte digjitale që shtyhen krijojnë kosto afatgjata për zhvillimin e vendit.

Kjo bëhet edhe më problematike në një vend ku rreth 43 për qind e popullsisë është në rrezik varfërie. Në këtë kontekst, suficiti i lartë ngre pyetje për mënyrën se si shteti po i rishpërndan të ardhurat. Nga njëra anë, buxheti mbledh më shumë para se plani. Nga ana tjetër, një pjesë e këtyre parave nuk arrijnë të kthehen në shërbime, investime apo mbështetje për qytetarët.

Shqipëria ka ende rendiment të ulët fiskal në raport me madhësinë e ekonomisë, ndërsa në krahun e shpenzimeve mbetet problem serioz cilësia e përdorimit të parasë publike. Vitet e fundit, hetimet e SPAK kanë dokumentuar raste të rënda abuzimi me investime publike, ku fondet janë shpenzuar, por produkti i marrë nga qytetarët ka qenë i dobët ose thuajse i munguar.

Etiketat: fondetspak
Artikulli para

DRAFTI/ Qeveria lehtëson procedurat për kompanitë që transportojnë kimikate

Artikulli pas

Sezoni turistik dhe propagandë me “gjoba” në Facebook!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!
Ekonomi

Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!

8 Tetor, 2026
VENDIMI/ Hiqet nafta falas për fermerët, ndryshime në subvencionet për bagëtitë
Ekonomi

Fermerët përfitojnë 12.2 milionë euro nga autofaturat, kur mbyllen aplikimet

8 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

8 Tetor, 2026
Shitjet globale të Mercedes-Benz bien me 6%, ndërsa makinat elektrike arrijnë rekord
Ekonomi

Shitjet globale të Mercedes-Benz bien me 6%, ndërsa makinat elektrike arrijnë rekord

8 Tetor, 2026
Sensorë, kamera dhe sirena alarmi, si parashikohet të monitorohen 10 diga në Shqipëri
Ekonomi

Sensorë, kamera dhe sirena alarmi, si parashikohet të monitorohen 10 diga në Shqipëri

8 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Nuk zgjat as 24 orë gëzimi i shqiptarëve, Bordi shtrenjton sërish karburantet

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
Sezoni turistik dhe propagandë me “gjoba” në Facebook!

Sezoni turistik dhe propagandë me “gjoba” në Facebook!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mbi 26 mijë GJOBA brenda javës, kamerat inteligjente bëjnë kërdinë rrugëve të Shqipërisë
Aktualitet

Mbi 26 mijë GJOBA brenda javës, kamerat inteligjente bëjnë kërdinë rrugëve të Shqipërisë

Nga SkyWeb
2 Maj, 2026
0

Në rrugët e vendit, një “sy” i ri po monitoron çdo lëvizje të drejtuesve të mjeteve. Kontrolli rrugor po vijon...

Lexo të plotë
Bllokohet lëvizja për këmbësorët në sheshin “Skënderbej”

Bllokohet lëvizja për këmbësorët në sheshin “Skënderbej”

4 Qershor, 2026
Studimi në revistën “Nature”: Shqiptarët janë autoktonë në Ballkan, ADN-ja zbulon rrënjët e thella që nga Epoka e Bronzit

Studimi në revistën “Nature”: Shqiptarët janë autoktonë në Ballkan, ADN-ja zbulon rrënjët e thella që nga Epoka e Bronzit

5 Maj, 2026
Rama prezanton projektin për Pallatin e Kongreseve: Ndërtesa ka probleme serioze, por do të ruhet identiteti

Rama prezanton projektin për Pallatin e Kongreseve: Ndërtesa ka probleme serioze, por do të ruhet identiteti

2 Qershor, 2026
STATISTIKAT/ Pse vendimi për mbylljen e TikTok dha efektin e kundërt, shikimet u rritën në vend qe të uleshin

STATISTIKAT/ Pse vendimi për mbylljen e TikTok dha efektin e kundërt, shikimet u rritën në vend qe të uleshin

2 Maj, 2025

Të Fundit

Maxhoranca kalon me 85 vota shkrirjen e 15 bashkive edhe me kartonët “jeshil” të Braçes dhe Spiropalit

Maxhoranca kalon me 85 vota shkrirjen e 15 bashkive edhe me kartonët “jeshil” të Braçes dhe Spiropalit

9 Tetor, 2026
Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

8 Tetor, 2026
Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

8 Tetor, 2026
Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

8 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr