• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

DRAFTI/ Qeveria lehtëson procedurat për kompanitë që transportojnë kimikate

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Maj, 2026
në Ekonomi
A A
0
DRAFTI/ Qeveria lehtëson procedurat për kompanitë që transportojnë kimikate
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin për menaxhimin e kimikateve, me fokus uljen e barrës administrative për bizneset që operojnë në këtë sektor. Ndryshimi kryesor lidhet me heqjen e kërkesës për licencim për disa veprimtari që kanë të bëjnë me kimikatet e rrezikshme, pasi kjo licencë është vlerësuar si pengesë për tregtinë.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për menaxhimin e kimikateve” synon thjeshtimin e procedurave administrative, shmangien e mbivendosjes së kompetencave mes institucioneve dhe përafrimin gradual me praktikat e Bashkimit Evropian në këtë fushë.

Sipas relacionit që shoqëron projektligjin, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në kuadër të Kapitullit 1 “Lëvizja e lirë e mallrave”, ka analizuar legjislacionin vendas që rregullon tregtimin e produkteve dhe ka identifikuar dispozita që mund të konsiderohen barriera tregtare.

Në këtë analizë është përfshirë edhe fusha e kimikateve. Licenca për prodhimin, vendosjen në treg, depozitimin dhe ruajtjen e kimikateve të rrezikshme është vlerësuar si masë me efekt të njëjtë me kufizimet sasiore në import dhe eksport. Për këtë arsye, ajo propozohet të shfuqizohet.

Në praktikë, kjo do të thotë se subjektet që merren me veprimtari të tilla nuk do t’i nënshtrohen më këtij regjimi licencimi, për aq sa kjo nuk kërkohet nga legjislacion tjetër specifik. Qeveria e argumenton këtë ndërhyrje me nevojën për të reduktuar barrën administrative ndaj operatorëve ekonomikë dhe për të shmangur procedurat e tepërta që pengojnë lëvizjen e lirë të mallrave.

Projektligji ndryshon nenin 6 të ligjit ekzistues, duke përcaktuar se ministria përgjegjëse për tregtinë do të jetë autoriteti kompetent për kontrollin në treg të kimikateve. Ndërkohë, hiqet roli i ministrisë përgjegjëse për industrinë si autoritet kompetent për licencimin e veprimtarive që lidhen me kimikate të klasifikuara si të rrezikshme.

Pra, filozofia e re e ligjit zhvendoset nga licencimi paraprak drejt kontrollit në treg. Kjo nënkupton më pak procedura para nisjes së aktivitetit, por ruajtje të mekanizmave të mbikëqyrjes nga autoritetet përgjegjëse.

Si pasojë e heqjes së licencës, projektligji shfuqizon edhe dispozitat që lidhen me kontrollin e pajisjes me licencë dhe me masat administrative për mungesën e saj apo për shkeljen e kushteve të licencimit. Relacioni sqaron se këto kundërvajtje nuk janë më të aplikueshme, pasi regjimi i licencimit po hiqet nga ligji.

Ndryshimet nuk kufizohen vetëm te pjesa e licencave. Projektligji parashikon edhe një mekanizëm më të shpejtë për përditësimin e listave të substancave me rrezikshmëri shumë të lartë, të njohura si SVHC, dhe të substancave kandidate. Këto lista do të miratohen me urdhër të ministrit dhe do të përditësohen në përputhje me listat e Bashkimit Evropian.

Qeveria argumenton se kjo mënyrë e re miratimi do të lejojë reagim më të shpejtë ndaj ndryshimeve teknike që ndodhin në nivel evropian, pa qenë nevoja që çdo përditësim të kalojë në procedura më të gjata vendimmarrjeje.

Projektligji lidhet me procesin e integrimit evropian dhe me përgatitjen e kuadrit ligjor për Kapitullin 27 “Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike”, veçanërisht për nënkapitullin e kimikateve. Megjithatë, relacioni thekson se akti nuk bën përafrim të drejtpërdrejtë të acquis të BE-së në këtë fazë, por krijon bazë më fleksibël për përditësime të mëvonshme.

Artikulli para

STRUKTURA/ 350 punonjës, si do të funksionojë pasardhësja e AKSHI-t, Albanian Digital Solution

Artikulli pas

SPAK-u “tmerron” administratën, suficiti rekord tregon se fondet po “kursehen” nga frika e firmës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!
Ekonomi

Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!

8 Tetor, 2026
VENDIMI/ Hiqet nafta falas për fermerët, ndryshime në subvencionet për bagëtitë
Ekonomi

Fermerët përfitojnë 12.2 milionë euro nga autofaturat, kur mbyllen aplikimet

8 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

8 Tetor, 2026
Shitjet globale të Mercedes-Benz bien me 6%, ndërsa makinat elektrike arrijnë rekord
Ekonomi

Shitjet globale të Mercedes-Benz bien me 6%, ndërsa makinat elektrike arrijnë rekord

8 Tetor, 2026
Sensorë, kamera dhe sirena alarmi, si parashikohet të monitorohen 10 diga në Shqipëri
Ekonomi

Sensorë, kamera dhe sirena alarmi, si parashikohet të monitorohen 10 diga në Shqipëri

8 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Nuk zgjat as 24 orë gëzimi i shqiptarëve, Bordi shtrenjton sërish karburantet

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat

SPAK-u "tmerron" administratën, suficiti rekord tregon se fondet po “kursehen” nga frika e firmës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Turistët preferojnë Alpet Shqiptare këtë korrik
Turizëm

Turistët preferojnë Alpet Shqiptare këtë korrik

Nga Editor
7 Korrik, 2026
0

Turizmi malor çdo vit e më shumë po tërheq mijëra vizitorë vendas e të huaj. Në ditët e para të...

Lexo të plotë
Anulohet tenderi për portin në Porto Romano, Karakaçi: Gati skenari që projekti të mos bllokohet

Anulohet tenderi për portin në Porto Romano, Karakaçi: Gati skenari që projekti të mos bllokohet

11 Mars, 2026
Paga mesatare në Shqipëri shkon 1 000 euro, Rama tejkalon premtimin e 2023

Paga mesatare në Shqipëri shkon 1 000 euro, Rama tejkalon premtimin e 2023

14 Shtator, 2026
Pronarët e autobusëve: Biletat e paguara me kartë, 75% më shtenjtë

Pronarët e autobusëve: Biletat e paguara me kartë, 75% më shtenjtë

25 Maj, 2026
Devijohet për tre ditë kalimi në Autostradën Tiranë-Durrës, si do të bëhet lëvizja

Devijohet për tre ditë kalimi në Autostradën Tiranë-Durrës, si do të bëhet lëvizja

31 Gusht, 2026

Të Fundit

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

8 Tetor, 2026
Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

8 Tetor, 2026
Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

8 Tetor, 2026
OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

8 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr