• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 26 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

“Paguaj që të ulesh pranë fëmijës tënd!” RyanAir nën hetim në Angli

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Qershor, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
“Paguaj që të ulesh pranë fëmijës tënd!” RyanAir nën hetim në Angli
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kompania ajrore me kosto të ulët Ryanair është vënë nën hetim nga autoriteti britanik i konkurrencës dhe tregjeve (CMA) për tarifat që u vendos familjeve me fëmijë të vegjël për të siguruar vende pranë njëri-tjetrit gjatë fluturimeve.

Sipas CMA, pasagjerët e Ryanair nuk janë të detyruar të paguajnë për zgjedhjen e vendit, përveç rasteve kur udhëtojnë me fëmijë nga 2 deri në 11 vjeç, të cilët duhet të shoqërohen nga të paktën një prind ose kujdestar.

Për të garantuar që prindërit të ulen pranë fëmijëve, kompania aplikon një tarifë të quajtur “mandatory family seat”, e cila zakonisht kushton rreth 8 paund për çdo fluturim dhe zbatohet si për udhëtimin vajtje, ashtu edhe për kthimin.

Autoriteti britanik njoftoi se po heton nëse kjo tarifë përbën një praktikë të padrejtë ndaj konsumatorëve dhe nëse bie ndesh me ligjin për mbrojtjen e tyre. Sipas CMA, Ryanair është e vetmja kompani që operon nga Britania e Madhe që aplikon një tarifë të tillë për familjet.

Ryanair e ka cilësuar hetimin si “të pavend” dhe ka deklaruar se politika e saj e vendeve është në përputhje të plotë me ligjin. Kompania këmbëngul se nuk tarifon fëmijët për t’u ulur pranë prindërve dhe se mjafton që një i rritur të paguajë një vend të rezervuar për të siguruar vende falas pranë tij për deri në katër fëmijë në të njëjtin rezervim.

Hetimi pritet të zgjasë deri në gjashtë muaj. Nëse konstatohet shkelje e ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, CMA mund të vendosë ndaj Ryanair një gjobë deri në 10% të xhiros globale të kompanisë.

Kjo nuk është hera e parë që Ryanair përballet me kundërshtime për politikën e vendeve familjare. Në vitin 2024, kompania humbi një apel kundër ndalimit të tarifave shtesë për uljen pranë fëmijëve nën 12 vjeç dhe pasagjerëve me aftësi të kufizuara.

Artikulli para

Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, kyç për stabilitetin dhe zhvillimin evropian

Artikulli pas

“Travel off Path”: Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më ekonomike në Evropë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Lufthansa tërheq Airbus A340-600, drejt fundit epoka e avionëve me katër motorë
Aviacion

Lufthansa tërheq Airbus A340-600, drejt fundit epoka e avionëve me katër motorë

26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura
Ekonomi

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

26 Tetor, 2026
Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki
Aktualitet

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki

26 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027
Aviacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

26 Tetor, 2026
Makinat e braktisura nëpër lagje do të hiqen dhe shkatërrohen, gati ligji i ri
Ekonomi

Makinat e braktisura nëpër lagje do të hiqen dhe shkatërrohen, gati ligji i ri

26 Tetor, 2026
Kthen shishen plastike, merr paratë! Si do të funksionojë skema e riciklimit në Shqipëri
Ekonomi

Kthen shishen plastike, merr paratë! Si do të funksionojë skema e riciklimit në Shqipëri

26 Tetor, 2026
Artikulli pas
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës

“Travel off Path”: Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më ekonomike në Evropë

Të Përzgjedhura

Tirana që nuk pi dot ujë nga rubineti
Aktualitet

Tirana që nuk pi dot ujë nga rubineti

Nga SkyWeb
4 Shtator, 2025
0

Denada Jushi-ACQJ.al Ndërkohë që Kryeministri, me tagrat e reja të marra përsipër pas arrestimit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë nga...

Lexo të plotë
Mbyllet një epokë, një “Ramë” zëvendëson Engjell Agaçin pas 13 vitesh te Kryeministria

Mbyllet një epokë, një “Ramë” zëvendëson Engjell Agaçin pas 13 vitesh te Kryeministria

13 Shkurt, 2026
Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

3 Shtator, 2026
LIGJI/ Qeveria imponon më shumë transparencë për emetuesit e titujve: Forcohet roli i AMF

LIGJI/ Qeveria imponon më shumë transparencë për emetuesit e titujve: Forcohet roli i AMF

24 Mars, 2026
Mbi 42 mijë vizitorë panë nga afër sitet e trashëgimisë kulturore gjatë dy muajve

Mbi 42 mijë vizitorë panë nga afër sitet e trashëgimisë kulturore gjatë dy muajve

17 Mars, 2026

Të Fundit

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes

Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr