• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 7 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Donald Trump zgjat gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor

Editor Nga Editor
24 Qershor, 2026
në Aktualitet
A A
Donald Trump zgjat gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shtetet e Bashkuara do ta mbajnë në fuqi edhe për një vit tjetër emergjencën kombëtare që lidhet me Ballkanin Perëndimor. Sipas një njoftimi të publikuar nga Shtëpia e Bardhë në Regjistrin Federal më 24 qershor, presidenti Donald Trump ka vendosur ta zgjasë këtë masë deri më 26 qershor 2027.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se veprimet e individëve dhe grupeve që rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe përpjekjet ndërkombëtare për normalizim në Ballkanin Perëndimor vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme amerikane. Për këtë arsye, emergjenca kombëtare do të mbetet në fuqi edhe pas qershorit 2026.

Kjo masë u shpall fillimisht më 26 qershor 2001 nga presidenti i atëhershëm, George W. Bush, në periudhën pas konflikteve që përfshinë rajonin. Dy dekada më vonë, në vitin 2021, administrata amerikane e zgjeroi fushëveprimin e saj, duke përfshirë edhe çështje që lidhen me korrupsionin dhe veprimet që minojnë marrëveshjet e paqes në vendet e ish-Jugosllavisë dhe në Shqipëri.

Vendimi i fundit interpretohet si tregues se Uashingtoni vazhdon ta konsiderojë Ballkanin Perëndimor një rajon me rëndësi strategjike për sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar. Vëmendje e veçantë i kushtohet Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, të cilat vazhdojnë të përballen me sfida politike dhe institucionale.

Në raportin e publikuar në maj, Departamenti Amerikan i Shtetit e cilësoi Ballkanin Perëndimor si rajon me rëndësi të drejtpërdrejtë për interesat e sigurisë dhe ekonomisë amerikane. Dokumenti theksonte se Rusia dhe Kina përpiqen të shfrytëzojnë dobësitë institucionale, korrupsionin dhe paqëndrueshmërinë në rajon për të rritur ndikimin e tyre.

Megjithëse situata e sigurisë në Kosovë vlerësohet përgjithësisht e qëndrueshme, vendi ka kaluar një periudhë të zgjatur bllokimi politik dhe institucional, me zgjedhje të përsëritura dhe mungesë konsensusi mes forcave politike.

Nga ana tjetër, NATO njoftoi më 12 qershor se gjatë vitit të ardhshëm do të përshtatë gradualisht praninë e saj ushtarake në Kosovë, duke reflektuar vlerësimin se gjendja e sigurisë është stabile.

Ndërkohë, në Bosnje e Hercegovinë vazhdon debati për rolin e zyrës së Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar. Pas njoftimit për dorëheqje të Christian Schmidt, ende nuk është bërë e ditur se kush do ta pasojë atë.

Çështja ka thelluar ndarjet politike në vend. Entiteti i Republika Srpska ka kërkuar mbylljen e zyrës së Përfaqësuesit të Lartë, ndërsa partitë nga Federata e Bosnje e Hercegovinës insistojnë që institucioni të vazhdojë funksionimin me kompetenca të plota për të garantuar zbatimin e marrëveshjeve të paqes.

Etiketat: ballkani perendimorDonald trump
Artikulli para

Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit

Artikulli pas

Konfirmohet rastit i parë me Ebola në Francë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit
Aktualitet

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

7 Nëntor, 2026
Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
Aktualitet

Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

7 Nëntor, 2026
Dogana, gjobë 5.1 mln euro Salillarit për tonelata me karburant
Aktualitet

Dogana, gjobë 5.1 mln euro Salillarit për tonelata me karburant

7 Nëntor, 2026
Nis aksioni ndaj lavazheve që marrin ujë në mënyrë të paligjshme, kontrolle në të gjithë vendin
Aktualitet

Nis aksioni ndaj lavazheve që marrin ujë në mënyrë të paligjshme, kontrolle në të gjithë vendin

7 Nëntor, 2026
Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë
Aktualitet

Italia do të gjobisë shoferët që ecin shumë ngadalë

6 Nëntor, 2026
Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit
Aktualitet

Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

6 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Konfirmohet rastit i parë me Ebola në Francë

Konfirmohet rastit i parë me Ebola në Francë

Të Përzgjedhura

Zbulohet në Tiranë laboratori i diplomave false
Aktualitet

Zbulohet në Tiranë laboratori i diplomave false

Nga Editor
10 Prill, 2026
0

Policia e Tiranës ka zbuluar një ambient të përshtatur si laborator për falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve...

Lexo të plotë
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

16 Maj, 2026
Rama: Nga turizmi masiv drejt atij elitar, Shqipëria duhet të rrisë cilësinë

Rama: Nga turizmi masiv drejt atij elitar, Shqipëria duhet të rrisë cilësinë

2 Tetor, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

Turizmi shqiptar përballë sfidës së standardeve, Topuzi: Sektori të matet nga vlera, jo nga fluksi

10 Korrik, 2026
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton

Leku që po kullufit euron

10 Korrik, 2026

Të Fundit

Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI

Goldman Sachs parashikon tronditje të investimeve në AI pas zgjedhjeve në SHBA

7 Nëntor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

Prokuroria e Elbasanit sekuestron mbetjet toksike të Albchrome

7 Nëntor, 2026
Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

7 Nëntor, 2026
EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

7 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr