• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 11 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Pasagjerët duan më shumë valixhet se jetën! IATA po mendon bllokimin e bagazheve siper kokës gjatë fluturimit për të rritur sigurinë në rast evakuimi

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Korrik, 2026
në Aviacion
A A
0
Pasagjerët duan më shumë valixhet se jetën! IATA po mendon bllokimin e bagazheve siper kokës gjatë fluturimit për të rritur sigurinë në rast evakuimi
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) po merr në konsideratë masa më të forta për pasagjerët që marrin bagazhet gjatë evakuimeve emergjente, përfshirë edhe bllokimin e hapësirave të bagazheve mbi sedilje.

Diskutimi vjen pas një studimi të ri që zbuloi se 4 në 10 pasagjerë nuk do t’i linin bagazhet pas në rast emergjence, pavarësisht rrezikut që kjo sjell për sigurinë e të gjithë personave në bord.

Për të ndryshuar këtë sjellje, IATA ka nisur fushatën “Save a Life, Not a Bag” (Shpëto një jetë, jo një çantë), e cila u bën thirrje udhëtarëve të braktisin çdo send personal dhe të drejtohen menjëherë drejt daljes më të afërt në rast evakuimi.

“Në fillim do të përpiqemi të edukojmë pasagjerët dhe të shohim nëse kjo ndryshon sjelljen e tyre. Nëse nuk shohim rezultatet që presim, mund të na duhet të marrim masa më drastike”, deklaroi Nick Careen, zëvendëspresident i lartë i IATA-s për operacionet, sigurinë dhe mbrojtjen.

Sipas tij, një nga opsionet që po shqyrtohen është vendosja e mekanizmave që bllokojnë automatikisht hapësirat e bagazheve gjatë emergjencave, duke i bërë të pamundura për t’u hapur.

Studimi tregoi gjithashtu se, megjithëse 80% e pasagjerëve besojnë se dinë si të veprojnë në një emergjencë, vetëm 61% janë të vetëdijshëm se rregulli kryesor është të lënë gjithçka pas.

IATA paralajmëron se edhe vonesa prej pak sekondash nga një ose dy pasagjerë që përpiqen të marrin bagazhet mund të rrezikojë jetën e njerëzve të tjerë në bord. Organizata këshillon gjithashtu që pasagjerët të mos përdorin telefonat për të filmuar apo fotografuar gjatë emergjencave dhe të mbajnë të lira korridoret dhe daljet e avionit.

Fushata mbështetet nga Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) dhe Administrata Federale e Aviacionit e SHBA-së (FAA).

Artikulli para

“Një bombë që mund të shpërthejë kurdo”, pse power bank janë shumë të rrezikshme dhe po ndalohen nga kompanitë ajrore

Artikulli pas

Prodhuesit po shkojnë drejt verës me pak ose pa alkool, cilat janë arsyet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Aviacion

Ku fluturohet më shumë? Shqipëria kryeson rajonin, lë pas Kroacinë dhe Serbinë

11 Tetor, 2026
Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm
Aviacion

Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm

10 Tetor, 2026
Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë
Aviacion

EasyJet mbyll mijëra fluturime për dimrin, Ryanair paralajmëron rritje të çmimeve të biletave

10 Tetor, 2026
Çfarë kuptimi kanë numrat në pistat e avionëve? Ja si i lexojnë pilotët
Aviacion

Çfarë kuptimi kanë numrat në pistat e avionëve? Ja si i lexojnë pilotët

9 Tetor, 2026
Ky tub i vogël hekuri ka një rol të jashtëzakonshëm për fluturimin e avionëve
Aviacion

Ky tub i vogël hekuri ka një rol të jashtëzakonshëm për fluturimin e avionëve

8 Tetor, 2026
Slotet e aeroporteve, biznesi i padukshëm që vlen dhjetëra milionë euro për kompanitë ajrore
Aviacion

20 kompanitë ajrore më të sigurta në Europë, shumë prej tyre fluturojnë edhe nga Shqipëria

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
Prodhuesit po shkojnë drejt verës me pak ose pa alkool, cilat janë arsyet

Prodhuesit po shkojnë drejt verës me pak ose pa alkool, cilat janë arsyet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

3,100 shqiptarë më shumë vdiqën në fund të 2020, Senja: Si shpjegohet kjo rritje dhe ndikimi i Covid?
Aktualitet

3,100 shqiptarë më shumë vdiqën në fund të 2020, Senja: Si shpjegohet kjo rritje dhe ndikimi i Covid?

Nga SkyWeb
19 Shkurt, 2021
0

Në bazë të krahasimi të shifrave të publikuara nga INSTAT për vdekjet e tremujorit të katërt të vitit 2020, ka...

Lexo të plotë
PËRMBYTJET/ Rama thotë se shteti do të dëmshpërblejë banesat dhe gjënë e gjallë

PËRMBYTJET/ Rama thotë se shteti do të dëmshpërblejë banesat dhe gjënë e gjallë

9 Janar, 2026
Konviktet fantazmë, si po abuzojnë bashkitë edhe me bukën e fëmijëve

Konviktet fantazmë, si po abuzojnë bashkitë edhe me bukën e fëmijëve

4 Prill, 2025
ISHP kërkon rritjen e taksave për pijet me sheqer dhe ushqimet e pashëndetshme në Shqipëri

ISHP kërkon rritjen e taksave për pijet me sheqer dhe ushqimet e pashëndetshme në Shqipëri

12 Maj, 2026
Në 2024 u zvogëluan parqet kombëtare dhe natyrore

Në 2024 u zvogëluan parqet kombëtare dhe natyrore

10 Shtator, 2025

Të Fundit

A na përcakton karakterin radha e lindjes? Studimet sfidojnë stereotipet për fëmijët e mëdhenj dhe të vegjël

A na përcakton karakterin radha e lindjes? Studimet sfidojnë stereotipet për fëmijët e mëdhenj dhe të vegjël

11 Tetor, 2026
Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Punësim, bursa dhe kurse në Britani: Narrativa Shqiptare sjell Albanian Career & Business Summit UK 2026 në Londër

Punësim, bursa dhe kurse në Britani: Narrativa Shqiptare sjell Albanian Career & Business Summit UK 2026 në Londër

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr