• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Suedezët i kthehen lapsit dhe letrës pas 20 vitesh investime masive në digjitalizimin e shkollave

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Korrik, 2026
në Aktualitet
A A
Suedezët i kthehen lapsit dhe letrës pas 20 vitesh investime masive në digjitalizimin e shkollave
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pas më shumë se dy dekadash investimesh në mësimin digjital, Suedia po ndryshon kurs në arsim duke rikthyer librat, letrën dhe shkrimin me dorë në qendër të procesit mësimor.

Vendi skandinav, i konsideruar prej vitesh si një nga modelet e digjitalizimit të shkollave në Evropë, po kufizon përdorimin e tabletëve dhe kompjuterëve, sidomos te fëmijët e vegjël. Qeveria suedeze ka financuar blerjen e teksteve të reja shkollore me 685 milionë korona suedeze dhe ka planifikuar fonde shtesë prej 500 milionë koronash në vit për materialet e printuara.

Ministria e Arsimit ka bërë të qartë gjithashtu se fëmijët deri në moshën 6-vjeçare duhet të përdorin shumë pak ose aspak pajisje digjitale gjatë ditës në shkollë.

Ndryshimi vjen pas shqetësimeve për rezultatet e nxënësve në lexim dhe për rënien e aftësisë së tyre për t’u përqendruar gjatë teksteve të gjata. Në testin ndërkombëtar PIRLS, Suedia ra nga 555 pikë në vitin 2016 në 544 pikë në vitin 2021, megjithëse vijon të mbetet mbi mesataren ndërkombëtare.

Mësuesit suedezë kanë raportuar gjithashtu se një numër në rritje nxënësish kanë vështirësi të lexojnë gjatë pa ndërprerje dhe humbasin më shpejt përqendrimin kur mësimi zhvillohet vetëm përmes ekranit.

Edhe UNESCO ka paralajmëruar se teknologjia në arsim duhet të përdoret si mbështetje për mësimdhënien dhe jo si qëllim në vetvete.

Studiuesit argumentojnë se shkrimi me dorë aktivizon njëkohësisht zona të trurit që lidhen me shikimin, koordinimin motorik, gjuhën dhe kujtesën.

Në të kundërt, të shkruarit në tastierë përfshin lëvizje më të kufizuara dhe më pak stimuj shqisorë, veçanërisht në moshat e vogla.

Studime të ndryshme kanë treguar gjithashtu se kuptimi i tekstit shpesh është më i mirë kur materiali lexohet në letër dhe jo në ekran. Suedia megjithatë nuk po heq dorë nga teknologjia.

Kompjuterët dhe tabletët do të vazhdojnë të përdoren për kërkim, bashkëpunim mes nxënësve dhe zhvillimin e aftësive digjitale.

Ndryshimi qëndron te roli i tyre: teknologjia shihet tashmë si plotësuese e mësimit dhe jo si zëvendësuese e librit.

Politika e re vjen në një kohë kur fëmijët dhe adoleshentët kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve edhe jashtë shkollës.

Rasti i Suedisë po ndiqet me interes edhe nga vende të tjera evropiane, pikërisht sepse vjen nga një prej shteteve që kishte përqafuar më herët dhe më fort digjitalizimin e arsimit.

Debati tashmë nuk është më nëse teknologjia duhet të përdoret në shkollë, por sa dhe në çfarë moshe duhet të përdoret pa dëmtuar përqendrimin, leximin dhe të nxënit.

Etiketat: lapsisuedia
Artikulli para

Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë shqiptare?

Artikulli pas

4.2 mld euro për armë, Greqia bëhet bashkë me Izraelin përballë Turqisë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki
Aktualitet

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki

26 Tetor, 2026
Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin
Aktualitet

Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin

26 Tetor, 2026
Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard
Aktualitet

Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard

26 Tetor, 2026
Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Të kthehet në më shumë të drejta dhe barazi
Aktualitet

Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Të kthehet në më shumë të drejta dhe barazi

26 Tetor, 2026
“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889
Aktualitet

“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889

25 Tetor, 2026
Artikulli pas
4.2 mld euro për armë, Greqia bëhet bashkë me Izraelin përballë Turqisë

4.2 mld euro për armë, Greqia bëhet bashkë me Izraelin përballë Turqisë

Të Përzgjedhura

2025, një nga vitet më të ngrohtë në historinë e planetit
Aktualitet

2025, një nga vitet më të ngrohtë në historinë e planetit

Nga Editor
7 Nëntor, 2025
0

Viti 2025 pritet të përfundojë si një ndër tre vitet më të ngrohta të regjistruara ndonjëherë sipas të dhënave të...

Lexo të plotë
Psikologjia “mbaje se nuk i dihet”: Pse nuk i hedhim kutitë e pajisjeve që blejmë

Psikologjia “mbaje se nuk i dihet”: Pse nuk i hedhim kutitë e pajisjeve që blejmë

2 Shtator, 2026
SIGAL paguan dëmet e 13 361 klientëve

Raporti i AMF: SIGAL IG në krye të tregut të sigurimeve, 1 në 4 dëme paguhen nga kompania

2 Dhjetor, 2025
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta

Hetimet dhe sekuestrimit e SPAK ulin kërkesën për apartamente, kush po blinte?!

22 Shtator, 2026
Fshihen borxhet e vjetra, 213 mijë subjekte përfitojnë nga “Paqja Fiskale”, falen 335 milionë euro

Tatimet thonë se e zgjidhën problemin e bizneseve me faturimet

29 Janar, 2026

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr