• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

4.2 mld euro për armë, Greqia bëhet bashkë me Izraelin përballë Turqisë

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Korrik, 2026
në Aktualitet
A A
4.2 mld euro për armë, Greqia bëhet bashkë me Izraelin përballë Turqisë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Greqisë ka miratuar një nga paketat më të mëdha të armatimit të viteve të fundit, me një vlerë që arrin në rreth 4.2 miliardë euro.

Në qendër të programit qëndron projekti “Mburoja e Akilit”, i cili synon të krijojë një sistem të unifikuar për mbrojtjen kundërajrore dhe antibalistike të territorit grek.

Arkitektura e re do të bashkojë në një sistem të vetëm komandimi dhe kontrolli të dhënat që vijnë nga radarët, sensorët dhe njësitë e Forcave të Armatosura, duke bërë të mundur identifikimin dhe prioritizimin më të shpejtë të kërcënimeve.

Sipas ministrit grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, sistemi synon të përpunojë informacionin operacional në kohë reale dhe të propozojë përgjigjen e përshtatshme ndaj çdo kërcënimi.

Programi përfshin edhe blerjen e tre sistemeve izraelite të mbrojtjes ajrore, të cilat do të formojnë bërthamën e “ombrellës” së re mbrojtëse.

Kostoja vetëm për këtë pjesë të programit pritet të kalojë 3 miliardë euro.

Një nga kushtet kryesore të vendosura nga Athina gjatë negociatave me Izraelin ka qenë sigurimi i aksesit në kodin burimor të sistemeve.

Sipas qeverisë greke, kjo do t’u japë Forcave të Armatosura kontroll të plotë operacional dhe do të shmangë varësinë nga furnizuesit e huaj.

Një tjetër element i rëndësishëm është përfshirja e industrisë greke të mbrojtjes në të paktën 25% të zbatimit të programeve.

Vlera e punëve që mund t’u kalojnë kompanive greke llogaritet në rreth 750 milionë euro, duke synuar edhe transferimin e teknologjisë dhe njohurive.

Paketa konsiderohet si faza e parë e zbatimit të “Agjendës 2030” për modernizimin e mbrojtjes greke.

Sistemi i ri është projektuar për të përballuar një gamë të gjerë kërcënimesh, nga raketat balistike dhe sulmet ajrore deri te dronët dhe sistemet e tjera pa pilot.

Sipas planit, dërgesat do të bëhen në mënyrë graduale, ndërsa vendosja e plotë e sistemit pritet të përfundojë brenda rreth 35 muajve.

Athina synon që përmes këtij investimi të krijojë disa shtresa të njëpasnjëshme mbrojtjeje për ishujt dhe territorin kontinental.

Marrëveshja forcon gjithashtu bashkëpunimin ushtarak mes Greqisë dhe Izraelit, në një periudhë kur siguria në Lindjen e Mesme dhe Mesdheun Lindor mbetet në qendër të zhvillimeve gjeopolitike.

Artikulli para

Suedezët i kthehen lapsit dhe letrës pas 20 vitesh investime masive në digjitalizimin e shkollave

Artikulli pas

Nis sot aplikimi për universitetet, maturantët mund të zgjedhin deri në 10 degë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki
Aktualitet

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki

26 Tetor, 2026
Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin
Aktualitet

Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin

26 Tetor, 2026
Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard
Aktualitet

Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard

26 Tetor, 2026
Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Të kthehet në më shumë të drejta dhe barazi
Aktualitet

Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Të kthehet në më shumë të drejta dhe barazi

26 Tetor, 2026
“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889
Aktualitet

“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889

25 Tetor, 2026
Artikulli pas
PËRMBYSJA/ Universitetet private po tërheqin studentët me mesataret më të larta

Nis sot aplikimi për universitetet, maturantët mund të zgjedhin deri në 10 degë

Të Përzgjedhura

Mëngjesi që ndihmon muskujt, çfarë rekomandojnë nutricionistët pas zgjimit
Shëndet

Mëngjesi që ndihmon muskujt, çfarë rekomandojnë nutricionistët pas zgjimit

Nga SkyWeb
19 Maj, 2026
0

Mëngjesi konsiderohet një nga momentet më të rëndësishme të ditës për personat që stërviten me synim rritjen e masës muskulore....

Lexo të plotë
Tarifat pritet të shtrenjtojnë edhe më tepër policat e sigurimit të automjeteve në SHBA

Tarifat pritet të shtrenjtojnë edhe më tepër policat e sigurimit të automjeteve në SHBA

28 Gusht, 2025
Shtrenjtohet bileta e autobusave nga Kamzë-Tiranë dhe anasjelltas

Shtrenjtohet bileta e autobusave nga Kamzë-Tiranë dhe anasjelltas

31 Tetor, 2025
“T’ju vijë turp, për çfarë vini këtu?” – Spiropalit i del situata nga kontrolli në Vlorë, tregtarët i sulen pas urdhrit për zhvendosje

“T’ju vijë turp, për çfarë vini këtu?” – Spiropalit i del situata nga kontrolli në Vlorë, tregtarët i sulen pas urdhrit për zhvendosje

31 Janar, 2026
“RSVP”: Irlandezët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e ngjashëm me Maldivet

“Express”: Shqipëria, perlë e Europës për pushime me kosto të ulët

23 Mars, 2026

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr