• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Qeveria hap dosjet e vjetra të pronave: Tërhiqen paditë, 12 muaj afat për titujt e paregjistruar

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Shtator, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
ÇMENDURI/ Çmimi i tokës në fshatrat e Tiranës, 70 herë më shtrenjtë se në Europë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria propozon një trajtim të ri për konfliktet e vjetra ndërmjet titujve privatë dhe pronave që pretendohen nga shteti.

Ndryshimet ndodhen në dy projektligje të hedhura për konsultim publik: Ndryshimet në ligjin nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë” dhe projektligjin e ri “Për pronat e paluajtshme të shtetit në Republikën e Shqipërisë”.

Ndryshimi i parë parashikon që institucionet shtetërore të tërhiqen nga disa padi të ngritura për anulimin e titujve privatë dhe njohjen e pasurisë si pronë shtetërore.

Bëhet fjalë për tituj të nxjerrë me parregullsi në formë, procedurë ose përmbajtje, por vetëm kur prona u është kaluar personave të tretë ose është zhvilluar sipas legjislacionit të territorit.

Tërheqja do të zbatohet për proceset gjyqësore që nuk kanë përfunduar me vendim të formës së prerë.

Kjo do të thotë se disa tituj të kontestuar nga shteti mund të mbeten në fuqi për shkak se prona është shitur ose mbi të është ndërtuar ndërkohë.

Ndërsa për titujt e paregjistruar, qeveria vendos një procedurë tjetër.

Personat që disponojnë tituj administrativë mbi prona që figurojnë shtetërore, por që nuk janë pasqyruar në Hipotekë ose Kadastër, duhet të kërkojnë regjistrimin brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit.

Nëse aplikojnë brenda këtij afati, përjashtohen nga kamatëvonesat. Pas 12 muajve mund ta paraqesin përsëri titullin, por do të paguajnë të gjithë kamatëvonesën e krijuar.

Kur Kadastra refuzon regjistrimin, në kartelën e pasurisë shënohet pretendimi privat. Refuzimi nuk e anulon titullin dhe qytetari mund ta kërkojë njohjen e pronësisë në gjykatë.

Nëse titulli prek një pronë publike të patjetërsueshme, Agjencia Shtetërore e Pronës njofton Avokaturën e Shtetit për të kërkuar në gjykatë shpalljen e pavlefshmërisë së tij.

Dy projektligjet synojnë kështu të mbyllin një pjesë të konflikteve të trashëguara: shteti tërhiqet nga disa gjyqe, ndërsa mbajtësve të titujve të paregjistruar u vendoset një afat për t’i paraqitur ato. /skyweb.al

Artikulli para

Pa pagesë, ligji i ri përcakton rregullat për Hipotekimin e tokave të ish-Kooperativave dhe Ndërmarrjeve Bujqësore

Artikulli pas

Apartamenti pa kontratë i kalon shtetit, rregulli i ri për pallatet me shkelje

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen
Ekonomi

Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

6 Nëntor, 2026
Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit
Aktualitet

Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

6 Nëntor, 2026
Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen
Ekonomi

Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

6 Nëntor, 2026
Rama paralajmëron ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Aktualitet

“Fol me kryeministrin”, Rama hap faqen e dialogut për protestuesit: Kjo është ura e ngritur për ju

6 Nëntor, 2026
Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë
Ekonomi

Qiratë u rritën mbi 20%/ Por Durrësi dhe Vlora, me kostot më të ulëta të strehimit në Europë

6 Nëntor, 2026
Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII
Ekonomi

Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII

6 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Tatimet venë në fokus “kleringun” në sektorin e ndërtimit

Apartamenti pa kontratë i kalon shtetit, rregulli i ri për pallatet me shkelje

Të Përzgjedhura

Sensorë, kamera dhe sirena alarmi, si parashikohet të monitorohen 10 diga në Shqipëri
Ekonomi

Sensorë, kamera dhe sirena alarmi, si parashikohet të monitorohen 10 diga në Shqipëri

Nga SkyWeb
8 Tetor, 2026
0

Sa shpejt mund të mbërrijë vala e ujit te zonat e banuara nëse një digë çahet dhe cilët banorë duhet...

Lexo të plotë
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Tatimet fshijnë 313 milionë euro detyrime, përfitojnë mbi 121 mijë tatimpagues

10 Korrik, 2026
Turizmi, amerikanët zbulojnë Shqipërinë, rriten dhe Kosova, italianët e gjermanët

Turizmi, amerikanët zbulojnë Shqipërinë, rriten dhe Kosova, italianët e gjermanët

24 Prill, 2026
SKY express sjell më pranë Greqinë dhe Shqipërinë

SKY express sjell më pranë Greqinë dhe Shqipërinë

20 Mars, 2026
Drejtojnë aktivitetin kriminal nga burgu? The Telegraph: Të dënuarit shqiptarë kryen rreth 900 telefonata ndërkombëtare në ditë

Drejtojnë aktivitetin kriminal nga burgu? The Telegraph: Të dënuarit shqiptarë kryen rreth 900 telefonata ndërkombëtare në ditë

21 Korrik, 2026

Të Fundit

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

6 Nëntor, 2026
Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

6 Nëntor, 2026
Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

6 Nëntor, 2026
Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

6 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr