• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 13 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Kur duhet t’a kenë fëmijët telefonin e parë?

Editor Nga Editor
30 Dhjetor, 2025
në Shëndet
A A
0
Kur duhet t’a kenë fëmijët telefonin e parë?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në shkollat fillore anembanë botës ekziston një ndarje e heshtur: një pjesë e fëmijëve kanë tashmë smartphone, ndërsa pjesa tjetër jo.

Prindërit që kanë vendosur të presin shpesh ndihen fajtorë, nga frika se po i izolojnë fëmijët e tyre nga bashkëmoshatarët. Por gjithnjë e më shumë, shkenca po u jep atyre të drejtë.

Studime të publikuara në vitin 2025 tregojnë se ekspozimi i hershëm ndaj ekraneve, veçanërisht rrjeteve sociale, po ndikon drejtpërdrejt dhe fizikisht në zhvillimin e trurit të adoleshentëve.

Ran Barzilay, profesor i psikiatrisë në Universitetin e Pensilvanisë, i lejoi dy fëmijët e tij të parë të kishin telefon para moshës 12 vjeç. Sot, ai thotë se do të vepronte ndryshe: fëmija i tretë do të duhet të presë.

Arsyeja janë të dhënat shqetësuese. Sipas studimeve, fëmijët që përdorin rregullisht rrjete sociale shfaqin:

  • Kujtesë më të dobët dhe vëmendje të reduktuar

  • Përpunim më të ngadaltë të informacionit

  • Probleme me gjumin dhe rrezik më të lartë për obezitet

Një studim i botuar në revistën Pediatrics tregon se një fëmijë që merr telefon në moshën 12 vjeçare, krahasuar me 13 vjeç, ka 60% më shumë rrezik për çrregullime të gjumit dhe 40% më shumë gjasa për t’u bërë obez.

Shkaku lidhet me zhvillimin e trurit. Para moshës 13 vjeç, zona përgjegjëse për kontrollin e impulseve nuk është ende plotësisht e formuar dhe nuk arrin të përballojë presionin e algoritmeve të fuqishme të platformave si TikTok dhe Instagram.

Një gjetje veçanërisht shqetësuese është se edhe vetëm një orë në ditë në rrjete sociale lidhet me performancë më të ulët akademike krahasuar me fëmijët që nuk i përdorin fare.

“Është si të kalosh nga nota 10 në 9,” shpjegon Jason Nagata nga Universiteti i Kalifornisë. “Dallimi duket i vogël, por ndikon ndjeshëm në rrugëtimin shkollor të një adoleshenti.”

Ndryshe nga sa mendohet shpesh, video-lojërat dhe filmat nuk tregojnë të njëjtën lidhje me problemet e vëmendjes. Rrjetet sociale janë faktori kryesor, sepse e mësojnë trurin me ndërprerje të vazhdueshme dhe njoftime të pandërprera, duke e dobësuar aftësinë për përqendrim.

Çfarë mund të bëjnë prindërit?

Ekspertët këshillojnë një qasje të balancuar, pa e demonizuar teknologjinë:

  • Shtyni sa më shumë blerjen e telefonit, idealisht deri në moshën 13–14 vjeç. Çdo vit vonesë është një fitim për shëndetin mendor.

  • Jepni shembullin vetë. Fëmijët kopjojnë sjelljen e prindërve.

  • Krijoni zona pa telefon, si dhoma e gjumit dhe tavolina e ushqimit.

  • Ofroni alternativa reale: sport, muzikë, aktivitete kreative dhe shoqërim ballë për ballë. Lufta kundër telefonit humbet nëse mërzia është alternativa e vetme.

Etiketat: femijettelefoni
Artikulli para

Rama: Që kur SMS-të qënkan prova për dosjet e SPAK?

Artikulli pas

Italia shtrenjton tarifat e autostradave nga 1 janari

Editor

Editor

Nga Kategoria

Anglia ndalon ushqimet e skuqura dhe me shumë sheqer në shkolla
Shëndet

Anglia ndalon ushqimet e skuqura dhe me shumë sheqer në shkolla

13 Prill, 2026
“Shpëtova jetën, por jo nga dhimbja”, beteja e grave pas operacionit të kancerit në gji
Shëndet

“Shpëtova jetën, por jo nga dhimbja”, beteja e grave pas operacionit të kancerit në gji

12 Prill, 2026
Ajri në të gjitha shtëpitë tona është i mbushur me mikroplastikë. Si të thithni më pak prej tij
Shëndet

Ajri në të gjitha shtëpitë tona është i mbushur me mikroplastikë. Si të thithni më pak prej tij

11 Prill, 2026
Zbulohet mekanizmi natyral në tru që lufton depresionin
Shëndet

Zbulohet mekanizmi natyral në tru që lufton depresionin

11 Prill, 2026
Fëmijët me probleme të mëlçisë, shkak kequshqyerja
Shëndet

Fëmijët me probleme të mëlçisë, shkak kequshqyerja

9 Prill, 2026
Studimi zbulon kush përfiton më shumë nga injeksionet për dobësim
Shëndet

Studimi zbulon kush përfiton më shumë nga injeksionet për dobësim

9 Prill, 2026
Artikulli pas
Italia shtrenjton tarifat e autostradave nga 1 janari

Italia shtrenjton tarifat e autostradave nga 1 janari

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse
Uncategorized

Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse

Nga Editor
23 Shtator, 2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 23 shtator, u bëri thirrje aleatëve evropianë...

Lexo të plotë
Vjosa mes plehrash dhe shfrytëzimit të ujit

Vjosa mes plehrash dhe shfrytëzimit të ujit

6 Shtator, 2025
Talat Xhaferi në krye, simbolikë etnike apo fitore e një politike të pjekur?

Talat Xhaferi në krye, simbolikë etnike apo fitore e një politike të pjekur?

28 Janar, 2024
Europa në kaos, stuhitë e borës paralizojnë fluturimet në disa vende

Europa në kaos, stuhitë e borës paralizojnë fluturimet në disa vende

6 Janar, 2026
Romë/ Çmimi “Fjala e Artë” bashkon Italinë, Shqipërinë dhe Emiratet – Nderohet Zv. Ambasadori i EBA, Khalid Aljarman

Romë/ Çmimi “Fjala e Artë” bashkon Italinë, Shqipërinë dhe Emiratet – Nderohet Zv. Ambasadori i EBA, Khalid Aljarman

3 Shkurt, 2026

Të Fundit

Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?

Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?

13 Prill, 2026
Të dytët në rajon, Shqipëria mbulon 4 nga 7 kategori të mjaftueshmërisë ushqimore

Të dytët në rajon, Shqipëria mbulon 4 nga 7 kategori të mjaftueshmërisë ushqimore

13 Prill, 2026
Anglia ndalon ushqimet e skuqura dhe me shumë sheqer në shkolla

Anglia ndalon ushqimet e skuqura dhe me shumë sheqer në shkolla

13 Prill, 2026
BE shtyn vendimin për bllokimin e përhershëm të naftës ruse pas luftës me Iranin, Putini fërkon duart

Nafta i rikthehet shtrenjtimit pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

13 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr