• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 13 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Masat e BSH-së “s’pijnë ujë”, kreditimi i bankave te pasuritë e paluajtshme me shifra rekord

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Janar, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
Kullat me stadium, Nikolin Jaka dhe Alban Peza do të ndërtojnë projektin e ri te “Selman Stërmasi”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Sektori i pasurive të paluajtshme po vijon të thithë nivele të larta financimi nga sistemi bankar, duke shënuar rekorde historike edhe në një periudhë kur Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë për të frenuar huamarrjen dhe për të ulur rreziqet në këtë treg.

Të dhënat për Nëntorin 2025 tregojnë se kreditë e reja për pasuritë e paluajtshme arritën në 2.83 miliardë lekë (30 milionë euro), nga 487.6 milionë lekë një vit më parë, më shumë se pesëfishim në baza vjetore.

Kjo rritje nuk është episodike, por vijon prej disa vitesh, duke e kthyer ndërtimin dhe zhvillimin imobiliar në një nga sektorët më të financuar të ekonomisë.

Ritmet e larta të kreditimit kanë nxitur shqetësime për mbivlerësim të tregut dhe ekspozim të shtuar të familjeve dhe bankave ndaj rreziqeve financiare.

Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë miratoi në muajin maj dhe vuri në fuqi në korrik 2025 një paketë masash shtrënguese për kreditimin e banesave, duke vendosur kufij të qartë si për shumën e kredisë, ashtu edhe për raportin mes këstit mujor dhe të ardhurave të qytetarëve. Me këto rregulla të reja, qytetarët nuk mund të marrin më kredi të pakufizuara për blerjen e një shtëpie.

Për blerjen e banesës së parë në lekë, bankat mund të financojnë maksimumi 85 për qind të vlerës së pasurisë, ndërsa për banesën e dytë tavani zbret në 80 për qind.

Kjo do të thotë se blerësit duhet të sigurojnë një pjesë më të madhe të kapitalit nga kursimet e tyre. Kufizime edhe më të rrepta janë vendosur për kreditë në valutë, ku financimi maksimal është 75 për qind për shtëpinë e parë dhe 70 për qind për shtëpinë e dytë, me synimin për të ulur rrezikun nga luhatjet e kursit të këmbimit.

Përveç kufijve të financimit, Banka e Shqipërisë ka vendosur edhe tavane për këstin mujor të kredisë në raport me të ardhurat. Për kreditë në lekë, kësti nuk mund të kalojë 40 për qind të të ardhurave mujore për shtëpinë e parë dhe 35 për qind për të dytën. Për kreditë në valutë, këto kufij janë përkatësisht 35 dhe 30 për qind.

Sipas Bankës së Shqipërisë, këto masa synojnë të parandalojnë mbingarkimin e familjeve me borxhe, të ruajnë stabilitetin e sektorit bankar dhe të sigurojnë një zhvillim më të qëndrueshëm të tregut të pasurive të paluajtshme. Megjithatë, të dhënat e fundit tregojnë se, pavarësisht frenimit rregullator, flukset e kredive drejt këtij sektori mbeten të larta.

Në kushtet kur fuqia blerëse e qytetarëve është e kufizuar dhe çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, blerja e një shtëpie me kredi kërkon gjithnjë e më shumë kapital vetjak dhe përllogaritje të kujdesshme të buxhetit familjar, ndërsa qëndrueshmëria afatgjatë e këtij modeli mbetet nën vëzhgim. /skyweb.al

Etiketat: krediakullashqiperi
Artikulli para

“Mafia” e ilaçeve, KLSH zbërthen masakrën e FSDKSH-së më paratë dhe shëndetin e shqiptarëve

Artikulli pas

IRONIA/Qeveria shpall regjistrin e verës pas “avullimit” të kantinës luksoze të Ergys Agasit nën hundën e doganave

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ushqimi kthehet në sfidë, thatësira pritet të rrisë çmimet
Ekonomi

Ushqimi kthehet në sfidë, thatësira pritet të rrisë çmimet

13 Korrik, 2026
S’ka më avionë gjysmë bosh! Kompanitë ajrore përgatiten për shkurtime fluturimesh në dimër, rrezik anulimesh dhe bileta më të shtrenjta
Aviacion

S’ka më avionë gjysmë bosh! Kompanitë ajrore përgatiten për shkurtime fluturimesh në dimër, rrezik anulimesh dhe bileta më të shtrenjta

13 Korrik, 2026
Daraxonrasib, ilaçi që po jep shpresë te një nga kanceret më agresive
Kryesore

26 000 persona vdesin nga kanceri çdo ditë në botë, OBSH parashikon 35 mln raste të reja deri në 2050

13 Korrik, 2026
Rama thotë se e kanë protestuesit fajin pse qeveria dha 4.2 mln euro për Kanye West
Aktualitet

Rama thotë se e kanë protestuesit fajin pse qeveria dha 4.2 mln euro për Kanye West

12 Korrik, 2026
Deri në dyfishim taksash për 3 milionë ndërtesa për banim, shembujt
Ekonomi

Deri në dyfishim taksash për 3 milionë ndërtesa për banim, shembujt

12 Korrik, 2026
Anija e parë me gaz të lëngshëm kalon Ngushticën e Hormuzit
Ekonomi

Irani mbyll Hormuzin pas sulmeve amerikane, pritet shtrenjtim i naftës

12 Korrik, 2026
Artikulli pas
Si u zhdukën nën hundën e doganave verërat 100-vjeçare të Ergys Agasit, Dorian Doka i doganave hesht

IRONIA/Qeveria shpall regjistrin e verës pas “avullimit” të kantinës luksoze të Ergys Agasit nën hundën e doganave

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pilotët e Lufthansa në grevë, anulohen qindra fluturime
Aviacion

Pilotët e Lufthansa në grevë, anulohen qindra fluturime

Nga Editor
12 Shkurt, 2026
0

Pilotët dhe stafi i kabinës së Lufthansës kanë nisur një grevë 24-orëshe. Aksioni, që filloi një minutë pas mesnatës dhe...

Lexo të plotë
Reshjet e dendura, nisin shkarkimet nga Vau i Dejës

Reshjet e dendura, nisin shkarkimet nga Vau i Dejës

6 Janar, 2026
Pas 400 vitesh shërbim, Danimarka nuk do të dërgojë më letra me postë

Pas 400 vitesh shërbim, Danimarka nuk do të dërgojë më letra me postë

21 Dhjetor, 2025
Sherr në avion, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente në Kretë

Sherr në avion, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente në Kretë

3 Tetor, 2025
“Travel Off Path”: Vizitoni Linin, fshatin më të vjetër liqenor në Evropë

“Travel Off Path”: Vizitoni Linin, fshatin më të vjetër liqenor në Evropë

16 Nëntor, 2025

Të Fundit

Pse aeroportet po heqin kufirin 100 ml për lëngjet në bagazhin e dorës

Pse aeroportet po heqin kufirin 100 ml për lëngjet në bagazhin e dorës

13 Korrik, 2026
Ushqimi kthehet në sfidë, thatësira pritet të rrisë çmimet

Ushqimi kthehet në sfidë, thatësira pritet të rrisë çmimet

13 Korrik, 2026
S’ka më avionë gjysmë bosh! Kompanitë ajrore përgatiten për shkurtime fluturimesh në dimër, rrezik anulimesh dhe bileta më të shtrenjta

S’ka më avionë gjysmë bosh! Kompanitë ajrore përgatiten për shkurtime fluturimesh në dimër, rrezik anulimesh dhe bileta më të shtrenjta

13 Korrik, 2026
Daraxonrasib, ilaçi që po jep shpresë te një nga kanceret më agresive

26 000 persona vdesin nga kanceri çdo ditë në botë, OBSH parashikon 35 mln raste të reja deri në 2050

13 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr