• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 18 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Qeveria planifikon rregulla të reja për tregtimin e peshkut, etiketa mbi origjinën, metodën e kapjes dhe nëse është shkrirë

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Janar, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Qeveria planifikon rregulla të reja për tregtimin e peshkut, etiketa mbi origjinën, metodën e kapjes dhe nëse është shkrirë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria ka hedhur për konsultim publik një projektvendim të Ministrisë së Bujqësisë që synon vendosjen e rregullave të reja për funksionimin e tregut të produkteve të peshkimit dhe akuakulturës, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

Drafti parashikon krijimin e një mekanizmi të qartë për tregtimin e këtyre produkteve, me objektiv rritjen e besueshmërisë së produkteve shqiptare si në tregun vendas ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Në qendër të projektvendimit qëndron detyrimi për transparencë dhe gjurmueshmëri përmes etiketimit të produkteve të destinuara për konsum njerëzor.

Sipas parashikimeve, çdo produkt duhet të shoqërohet me informacion të plotë, që përfshin emrin tregtar dhe shkencor, metodën e prodhimit, zonën e kapjes ose kultivimit, mjetet e përdorura për peshkim, si dhe nëse produkti është shkrirë.

Kur kërkohet, duhet të pasqyrohet edhe data e jetëgjatësisë.

Këto rregulla do të jenë të detyrueshme jo vetëm për operatorët privatë, por edhe për institucionet publike që përdorin produkte peshkimi, si shkollat, spitalet, mensat dhe institucionet e vuajtjes së dënimit.

Për produktet e përziera, informacioni mbi metodën dhe zonën e origjinës do të përcaktohet sipas sasisë më përfaqësuese në përbërje. Ndërkohë, projektvendimi parashikon që ministria përgjegjëse të ketë të drejtën të përjashtojë nga detyrimi i etiketimit sasi të vogla që shiten drejtpërdrejt nga anijet e peshkimit.

Drafti vendos gjithashtu detyrime për organizatat e sektorit, të cilat duhet të hartojnë dhe të përditësojnë pranë ministrisë listën e emrave tregtarë dhe shkencorë të specieve që tregtohen. Zona e origjinës së produkteve do të përcaktohet sipas llojit të ujërave ose vendit të kultivimit dhe mund të paraqitet edhe përmes hartave apo piktogramëve.

Operatorëve u njihet e drejta të ofrojnë informacion shtesë mbi produktet, përfshirë të dhëna teknike, portin e zbarkimit, mjetet e përdorura, si dhe elementë mjedisorë apo socialë, me kusht që informacioni të jetë i verifikueshëm dhe të mos zëvendësojë të dhënat e detyrueshme.

Në projektvendim përcaktohet edhe roli i institucionit përgjegjës për shërbimet e peshkimit dhe akuakulturës, i cili do të mbledhë dhe analizojë të dhënat e tregut të brendshëm, do të kryejë anketa dhe studime mbi çmimet dhe do të garantojë aksesin e informacionit për palët e interesuara, në bashkëpunim me organizatat e sektorit.

Një tjetër element i rëndësishëm i draftit lidhet me mekanizmin e ruajtjes së produkteve, i cili synon stabilizimin e tregut në rastet kur nuk sigurohet shitja në çmimet e përcaktuara. Projektvendimi përcakton kushtet e ruajtjes, trajtimet e lejueshme, periudhat minimale dhe procedurat për rikthimin e produkteve në treg.

Po ashtu, parashikohen kriteret dhe procedurat për vendosjen e çmimeve kufi, të cilat shërbejnë për aktivizimin e mekanizmit ndërhyrës në treg, në rastet kur konstatohet luhatje e fortë e çmimeve. /skyweb.al

Artikulli para

GRAFIKA/ Si i klasifikojnë kompanitë ajrore vendet në avion dhe fitimet që nxjerrin

Artikulli pas

2025, vit rekord për pagesat në euro me AIPS/ Shënon rritje dyshifrore në numër dhe vlerë transaksionesh

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Robotët humanoidë do të marrin komanda me zë që nga viti i ardhshëm
Aktualitet

Robotët humanoidë do të marrin komanda me zë që nga viti i ardhshëm

18 Shtator, 2026
Rama kërkon më shumë transparencë nga supermarketet: Fitoni, por lini konsumatorët të marrin frymë
Ekonomi

Rama kërkon më shumë transparencë nga supermarketet: Fitoni, por lini konsumatorët të marrin frymë

18 Shtator, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

18 Shtator, 2026
Të gjithë shqiptarët në Azi për të blerë makina, çfarë po ndodh me tregun?
Ekonomi

Udhëzimi i ri, rriten ndjeshëm kostot e zhdoganimit të makinave të përdorura: Sa do të paguani tani e tutje

18 Shtator, 2026
Dielli mbulon 30% të energjisë, Karakaçi: Fotovoltaikët po ndihmojnë sistemin gjatë muajve të verës
Ekonomi

Dielli mbulon 30% të energjisë, Karakaçi: Fotovoltaikët po ndihmojnë sistemin gjatë muajve të verës

18 Shtator, 2026
Presidenti Begaj dekreton ligjin, zhbllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton ligjin, zhbllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

18 Shtator, 2026
Artikulli pas
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

2025, vit rekord për pagesat në euro me AIPS/ Shënon rritje dyshifrore në numër dhe vlerë transaksionesh

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

IMAZHE TË RËNDA/ ‘Piranjat’ denoncuan mashtrimin, ‘magjistarja’ që zhvaste njerëzit kërcënon gazetaren dhe kameramanin
Aktualitet

IMAZHE TË RËNDA/ ‘Piranjat’ denoncuan mashtrimin, ‘magjistarja’ që zhvaste njerëzit kërcënon gazetaren dhe kameramanin

Nga SkyWeb
3 Prill, 2026
0

Pas publikimit të një historie mashtrimi nga gazetarët e emisionit “Piranjat” ku denoncohej një individ i quajtur Elena Demollari, e...

Lexo të plotë
Çokollata e zezë përmirëson shëndetin kardiovaskular

Çokollata e zezë përmirëson shëndetin kardiovaskular

2 Janar, 2026
Kostot e qirasë, a jemi në fundin e “mitit” të Bllokut?

Kostot e qirasë, a jemi në fundin e “mitit” të Bllokut?

15 Dhjetor, 2025
Zhvatësit e nëntokës të lidhur me “Bankers” largohen nga Shqipëria, xhiruan miliona euro dhe nuk paguajnë punëtorët

Zhvatësit e nëntokës të lidhur me “Bankers” largohen nga Shqipëria, xhiruan miliona euro dhe nuk paguajnë punëtorët

19 Dhjetor, 2025
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Çfarë po e “zhyt” euron në tregun shqiptar

10 Shkurt, 2026

Të Fundit

A duhet shmangur buka dhe makaronat pas moshës 60 vjeç? Ja çfarë thonë ekspertët

A duhet shmangur buka dhe makaronat pas moshës 60 vjeç? Ja çfarë thonë ekspertët

18 Shtator, 2026
Ibrahimaj me përfaqësuesit e marketeve: Leku u forcua, pse nuk po ulen çmimet e ushqimeve?

Ministrja e Ekonomisë thotë se nuk e di pse rriten çmimet e ushqimeve në Shqipëri

18 Shtator, 2026
Robotët humanoidë do të marrin komanda me zë që nga viti i ardhshëm

Robotët humanoidë do të marrin komanda me zë që nga viti i ardhshëm

18 Shtator, 2026
Pabarazi edhe në spitale: Gratë marrin më pak trajtime intensive dhe kirurgjikale se burrat

Pabarazi edhe në spitale: Gratë marrin më pak trajtime intensive dhe kirurgjikale se burrat

18 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr