• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shefi i JP Morgan paralajmëron probleme të mëdha në tregun amerikan të obligacioneve për shkak të borxhit të lartë

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Qershor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Shefi i JP Morgan paralajmëron probleme të mëdha në tregun amerikan të obligacioneve për shkak të borxhit të lartë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Financial Times

Kreu ekzekutiv i JPMorgan Chase, Jamie Dimon, ka bërë një paralajmërim të fortë në lidhje me gjendjen e tregut amerikan të obligacioneve, duke deklaruar se borxhi në rritje i SHBA-së do të çojë në një “tronditje” të këtij tregu jetik për ekonominë globale.

Sipas tij, nëse nuk ndërmerren masa, situata do të përkeqësohet ndjeshëm. “Po ju them se kjo do të ndodhë. Ju do të bëni panik. Unë jo. Ne do t’ia dalim,” tha Dimon gjatë Forumit Ekonomik Kombëtar Reagan në Kaliforni.

Paralajmërimi i Dimon vjen në një moment kur Kongresi amerikan po shqyrton projektbuxhetin e administratës Trump, i cili pritet të rrisë ndjeshëm deficitin federal.

Që përpara miratimit të këtij legjislacioni, Zyra për Buxhetin e Kongresit kishte paralajmëruar se borxhi publik i SHBA-së, si përqindje ndaj PBB-së, do të tejkalojë nivelet rekord të viteve 1940.

Në të njëjtën kohë, tregu i obligacioneve afatgjata është nën presion: norma e interesit për obligacionet 30-vjeçare të Thesarit është rritur në rreth 5%, nga pak mbi 4% në fillim të vitit. Edhe agjencia Moody’s e ka ulur kredibilitetin e SHBA-së, duke ia hequr vlerësimin e lartë “AAA” në fillim të këtij muaji.

Tregu i borxhit të Thesarit amerikan ka kaluar nga 5 trilionë dollarë në vitin 2008 në 29 trilionë sot, për shkak të politikave që kanë kombinuar uljen e taksave me rritjen e shpenzimeve, veçanërisht gjatë pandemisë.

Megjithëse mbetet tregu më i madh dhe më i likuid në botë, me përfitime nga statusi i dollarit si monedhë rezervë globale, kërkesa për obligacionet amerikane ka nisur të bjerë, edhe për shkak të tërheqjes graduale të investitorëve të huaj, të nxitur edhe nga politikat proteksioniste të administratës Trump.

Dimon tha se tensionet gjeopolitike, luftërat tregtare dhe rritja e borxheve globale po shkaktojnë një “lëvizje të pllakave tektonike” në ekonominë botërore.

Ai bëri thirrje për një rishikim të rregullave që kufizojnë kapacitetin e bankave për të tregtuar obligacione dhe për një drejtim të ri fiskal. “Mendoj se gjithçka mund të përmirësohet, përfshirë edhe këtë, nëse ndryshojmë disa nga këto rregulla dhe politika.”

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe presidenti i Goldman Sachs, John Waldron, i cili këtë javë e quajti deficitin në rritje të SHBA-së “shqetësues” dhe ndikimin e tij në tregun e obligacioneve si “rrezikun më të madh makroekonomik aktual”.

Ai shtoi se normat e interesit do të vazhdojnë të rriten dhe kostoja e kapitalit në ekonomi do të bëhet gjithnjë e më shumë një pengesë për rritjen ekonomike. /Skyweb.al

Artikulli para

Vjen “ilaçi” për të paduruarit: Turqia gjobit pasagjerët që ngrihen nga sedilja para se avioni të ndalojë plotësisht

Artikulli pas

STUDIMI/ Sa filxhanë kafe në ditë “janë shumë” ?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP
Ekonomi

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus
Aviacion

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
STUDIMI/ Sa filxhanë kafe në ditë “janë shumë” ?

STUDIMI/ Sa filxhanë kafe në ditë "janë shumë" ?

Të Përzgjedhura

Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro, mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës
Ekonomi

Fondi 59 milionë euro, pensionistët do të marrin më shumë shpërblim gjatë këtij fundviti

Nga SkyWeb
21 Tetor, 2025
0

ensionistët do të marrin një bonus më të lartë këtë fundvit. Qeveria ka miratuar një akt normativ që ndryshon buxhetin...

Lexo të plotë
Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë për shitje, PS ka mision anëtarësimin në BE

Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë për shitje, PS ka mision anëtarësimin në BE

12 Qershor, 2026
Piramida e ndërtimit, si po karbonizohet vendi me kontrata porosie

BSH ndërmerr masa frenuese, por shqiptarët vijojnë të marrin masivisht kredi për strehim

27 Qershor, 2025
Sot nisin regjistrimet! Tre kriterët për të zgjedhur universitetin më të mirë

Sot nisin regjistrimet! Tre kriterët për të zgjedhur universitetin më të mirë

29 Gusht, 2025
Turizmi dhe kredia rrisin nevojën për likuiditet, BSH injektoi mbi 34 mld lekë gjatë tremujorit të dytë

Rekord i parasë CASH në ekonomi, shqiptarët lëvizin çdo ditë nëpër duar 467 miliard lekë

7 Janar, 2026

Të Fundit

Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?

Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?

22 Tetor, 2026
Testi i thjeshtë i fitnesit që mund të parashikojë rrezikun e vdekjes

Testi i thjeshtë i fitnesit që mund të parashikojë rrezikun e vdekjes

22 Tetor, 2026
Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

22 Tetor, 2026
Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr