• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 28 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Pse disa njerëz ndihen të lodhur gjatë gjithë kohës?

Editor Nga Editor
27 Shkurt, 2026
në Shëndet
A A
0
Pse disa njerëz ndihen të lodhur gjatë gjithë kohës?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Për disa njerëz, pavarësisht sa orë flenë, ndjenja e lodhjes dhe mungesës së energjisë vazhdon. Dhe kjo është shumë më e zakonshme nga sa mendohet, shkruan BBC.

Sipas një meta-analize të vitit 2023 që përfshiu 91 studime në tre kontinente, një në pesë të rritur në botë përjeton lodhje të përgjithshme që zgjat deri në gjashtë muaj, edhe pa pasur ndonjë sëmundje themelore. Në SHBA, një sondazh i vitit 2019 nga National Sleep Foundation zbuloi se 44% e të rriturve ndiheshin të përgjumur dy deri në katër ditë në javë. Ndërsa një sondazh i vitit 2022 nga YouGov në Mbretërinë e Bashkuar tregoi se një në tetë persona ndiheshin të lodhur “gjithë kohën”. Gratë rezultojnë më të prekura se burrat.

Mjekja e familjes Rosalind Adam thotë se lodhja është një nga ankesat më të shpeshta në praktikën e saj. Madje, Shërbimi Kombëtar Shëndetësor britanik ka një akronim për të: TATT (“Tired All The Time” , i lodhur gjatë gjithë kohës).

Ekspertët theksojnë se lodhja nuk është e njëjtë me përgjumjen. Përgjumja është prirja për të fjetur, ndërsa lodhja është më komplekse dhe përfshin dimensione fizike, mendore dhe emocionale. Sipas Christopher Barnes nga Universiteti i Uashingtonit, lodhja është një koncept i gjerë që përfshin forma të ndryshme të ndjenjës së rraskapitjes.

Ekziston lodhja fizike, si pas një aktiviteti të rëndë, por edhe ajo njohëse dhe emocionale, që shfaqet me mjegullim të mendjes, vështirësi për t’u përqendruar apo nervozizëm. Sipas Vicky Whittemore nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA, shkenca vetëm kohët e fundit ka nisur të kuptojë më mirë mekanizmat neurologjikë të lodhjes.

Lodhja mund të jetë simptomë e sëmundjeve si kanceri, skleroza multiple, depresioni apo “long Covid”, por shpesh mund të lidhet edhe me faktorë më pak seriozë si stresi, ngarkesa mendore, cilësia e dobët e gjumit apo problemet emocionale.

Ekspertët theksojnë se nuk ka rëndësi vetëm sasia e gjumit (zakonisht rekomandohen 7–9 orë për të rriturit), por edhe cilësia e tij. Mungesa e pushimit cilësor mund të çojë në dhimbje koke, nervozizëm, humor të ulët dhe probleme në marrëdhënie. Studimet tregojnë se kur një partner është i privuar nga gjumi, konfliktet në çift rriten.

Në përfundim, edhe nëse fle mjaftueshëm, lodhja mund të vijë nga shumë faktorë të tjerë , fizikë, mendorë apo emocionalë  dhe shkenca ende po përpiqet ta kuptojë plotësisht këtë fenomen të përhapur. /skyweb.al

Etiketat: lodhje
Artikulli para

Remont i linjës së dëmtuar nga rrëshqitja e tokës, njoftohen ndërprerje të energjisë elektrike në qarkun e Elbasanit

Artikulli pas

Si mund t’i lexojë inteligjenca artificiale mendimet tona?

Editor

Editor

Nga Kategoria

Shkencëtari 25-vjeçar që zbuloi një rrezik të fshehur, çfarë u shkakton goditja e topit me kokë futbollistëve
Shëndet

Shkencëtari 25-vjeçar që zbuloi një rrezik të fshehur, çfarë u shkakton goditja e topit me kokë futbollistëve

27 Qershor, 2026
Doni të ndiheni më të lumtur në punë? Zbulohet “sekreti”
Shëndet

Doni të ndiheni më të lumtur në punë? Zbulohet “sekreti”

26 Qershor, 2026
Vapa të bën agresiv, si ndikojnë temperaturat ekstreme te truri?
Shëndet

Vapa të bën agresiv, si ndikojnë temperaturat ekstreme te truri?

26 Qershor, 2026
Shpresë për kancerin agresiv të gjirit, medikamentet e reja po sfidojnë kimioterapinë
Shëndet

Shpresë për kancerin agresiv të gjirit, medikamentet e reja po sfidojnë kimioterapinë

25 Qershor, 2026
Studimi: Shumica e trajtimeve shtesë për In Vitro nuk rrisin shanset për shtatzëni
Shëndet

Studimi: Shumica e trajtimeve shtesë për In Vitro nuk rrisin shanset për shtatzëni

25 Qershor, 2026
Konfirmohet rastit i parë me Ebola në Francë
Shëndet

Konfirmohet rastit i parë me Ebola në Francë

24 Qershor, 2026
Artikulli pas
Si mund t’i lexojë inteligjenca artificiale mendimet tona?

Si mund t’i lexojë inteligjenca artificiale mendimet tona?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pesë familje padisin TikTok-un pas vdekjes së fëmijëve nga sfidat e rrezikshme
Aktualitet

Pesë familje padisin TikTok-un pas vdekjes së fëmijëve nga sfidat e rrezikshme

Nga Editor
16 Janar, 2026
0

Pesë familje në Mbretërinë e Bashkuar pretendojnë se fëmijët e tyre humbën jetën pasi tentuan të realizonin të ashtuquajturën “blackout...

Lexo të plotë
Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët: Ju jeni prioriteti ynë

Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët: Ju jeni prioriteti ynë

14 Qershor, 2025
Trump përjashton arin nga tarifat

Trump përjashton arin nga tarifat

11 Gusht, 2025
Gjithçka duhet të dini për deklarimin e të ardhurave këtë vit

Gjithçka duhet të dini për deklarimin e të ardhurave këtë vit

21 Shkurt, 2026
Forumi për Barazinë Gjinore 2025 thekson barazinë gjinore si një faktor kyç për avancimin rajonal

Forumi për Barazinë Gjinore 2025 thekson barazinë gjinore si një faktor kyç për avancimin rajonal

15 Shtator, 2025

Të Fundit

Qendra historike e Dhërmiut merr status mbrojtjeje si pasuri kulturore

Qendra historike e Dhërmiut merr status mbrojtjeje si pasuri kulturore

27 Qershor, 2026
Udhëzimi i ri, ndryshojnë kriteret për patentat

PATENTAT/ Rregulla ‘drakoniane’ për kthimin në rrugë të problematikëve, në 4 vite vetëm 13.4% rimorën lejen e drejtimit!

27 Qershor, 2026
Bastet sportive, plas “lufta” për licencat: Biznesmeni i njohur, një ndër fituesit e paracaktuar?

Bastet online, qeveria miraton rregullat për pezullimin dhe heqjen e licencave

27 Qershor, 2026
Standardi i ri i Policisë së Shtetit, tallje me “Bet 500” me mediat dhe ligjin si edhe disa pyetje publike për Skënder Hitën

Standardi i ri i Policisë së Shtetit, tallje me “Bet 500” me mediat dhe ligjin si edhe disa pyetje publike për Skënder Hitën

27 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr