• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 11 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Çudira nga Himara, Vangjel Tavo dhe Lorena Goxhobelli e Kadastrës firmosin marrëveshje për të zbatuar ligjin

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Mars, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Çudira nga Himara, Vangjel Tavo dhe Lorena Goxhobelli e Kadastrës firmosin marrëveshje për të zbatuar ligjin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një situatë e pazakontë institucionale është regjistruar mes Bashkisë Himarë dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Drejtuesit e dy institucioneve kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ku marrin përsipër të kryejnë një shërbim që në fakt është detyrim i tyre ligjor ndaj qytetarëve.

Në praktikën e përgjithshme, marrëveshje bashkëpunimi zakonisht nënshkruhen mes institucioneve publike dhe subjekteve private, ose mes dy subjekteve private për të koordinuar një aktivitet të caktuar.

Por në këtë rast bëhet fjalë për dy institucione shtetërore që kanë detyrim ligjor të ofrojnë shërbime për qytetarët dhe që nuk kanë nevojë për një marrëveshje për të zbatuar ligjin… përveç rasteve kur duan të bëjnë show.

INVESTIGIMI/ Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës: Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë

Sipas njoftimit të ASHK, Bashkia Himarë dhe Kadastra kanë firmosur një dokument ku zotohen se do të shërbejnë për regjistrimin e pronave të qytetarëve në hipotekë, një proces që është pjesë e detyrave të përditshme të ASHK, pavarësisht nëse ekziston apo jo një marrëveshje bashkëpunimi me pushtetin lokal.

Marrëveshja synon realizimin e regjistrimit fillestar në disa zona kadastrale të Bashkisë Himarë.

“Himara është e organizuar në 24 zona kadastrale, nga të cilat 15 kanë regjistrim fillestar, ndërsa 3 zona janë në fazën përfundimtare të procesit.

Me marrëveshjen e nënshkruar, puna do të vijojë edhe për 6 zona të tjera kadastrale”, thuhet në njoftimin e institucionit.

Procesi i regjistrimit do të zhvillohet në zonat Çorraj, Fterrë, Gjilekë, Kallarat dhe Pilur, si edhe në zonën kadastrale 1952 në qytetin e Himarës.

Sipas Kadastres, ky bashkëpunim do t’u japë qytetarëve mundësinë të pajisen me dokumentacion të plotë pronësie dhe do të forcojë sigurinë juridike mbi pronën e tyre.

Megjithatë, mënyra se si është paraqitur ky zhvillim ka ngritur pikëpyetje, pasi regjistrimi i pronave është detyrim ligjor i institucioneve shtetërore dhe jo një shërbim që varet nga nënshkrimi i marrëveshjeve mes tyre.

Në këtë kontekst, marrëveshja duket më shumë si një akt formal publik dhe një fushatë PR, sesa një instrument i domosdoshëm për funksionimin e administratës.

Ky postim vjen në një moment kur drejtuesit e dy institucioneve janë përballur me vëmendje të shtuar mediatike dhe verifikime nga institucionet ligjzbatuese për disa veprime të diskutueshme që lidhen me pronat në zonën e Himarës.

Si kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ashtu edhe drejtuesja e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, kanë qenë në qendër të raportimeve dhe hetimeve për çështje që lidhen me administrimin dhe regjistrimin e pronave në këtë zonë bregdetare. /skyweb.al

Etiketat: lorena goxhobellivangjel tavo
Artikulli para

Tensionet në Gjirin Persik, SHBA ndërhyn për të stabilizuar tregun e naftës

Artikulli pas

Pse maxhoranca votoi kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Manja: S’ka shkelje të masës së mëparshme dhe as akuza të reja

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Delina në Botën e Çudirave dhe apartamentet 60 000 euro (!) në periferi të Tiranës
Ekonomi

Delina në Botën e Çudirave dhe apartamentet 60 000 euro (!) në periferi të Tiranës

11 Shtator, 2026
Euro “zhytet” si kurrë më parë, dollari amerikan kërcen brenda ditës
Ekonomi

Nuk kishte ndodhur KURRË! Faktorët lokalë dhe ndërkombëtare “zhysin” Euron nën 92 Lekë

11 Shtator, 2026
FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë
Aviacion

FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

11 Shtator, 2026
PËRGJIMI BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika
Aktualitet

Qeveria reagon për herë të parë pas akuzave të Ahmetajt për trafik armësh

11 Shtator, 2026
Shkarkohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, e zëvendëson Ervin Demo
Aktualitet

Shkarkohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, e zëvendëson Ervin Demo

11 Shtator, 2026
Kriza e energjisë, gjigantët e botës gati të fusin në përdorim rezervat strategjike për të mbrojtur tregjet nga rrita e çmimeve
Aktualitet

Nafta prek 110 dollarë, tregjet në alarm për furnizimet

11 Shtator, 2026
Artikulli pas
Pse maxhoranca votoi kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Manja: S’ka shkelje të masës së mëparshme dhe as akuza të reja

Pse maxhoranca votoi kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Manja: S'ka shkelje të masës së mëparshme dhe as akuza të reja

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Debati mes një Komunisti dhe një Miliarderi që po formëson botën ku do jetojnë fëmijët tanë
OP-ED

Debati mes një Komunisti dhe një Miliarderi që po formëson botën ku do jetojnë fëmijët tanë

Nga Editor
1 Prill, 2026
0

Nga Adrian Thano Nga njëra anë, një miliarder i cili thotë se do kapërcejë kufijtë e natyrës njerëzore përmes parasë....

Lexo të plotë
Balluku dhe Rama vizitojnë familjen Mone në Fier: Mikpritje dhe urime!

Balluku dhe Rama vizitojnë familjen Mone në Fier: Mikpritje dhe urime!

12 Prill, 2026
Zjarret në vend, Presidenti Begaj: Mirënjohje për zjarrfikësit, ndëshkim për zjarrvënësit

Zjarret në vend, Presidenti Begaj: Mirënjohje për zjarrfikësit, ndëshkim për zjarrvënësit

12 Gusht, 2026
Pensioni nuk del, Shqipëria në krye të listës për pensionistët e punësuar

Rritja e pagave përmirëson treguesit në skemën e pensioneve, sfidat mbeten

29 Gusht, 2025
I nxehti ekstrem përfshin Evropën, alarm i kuq në disa shtete

I nxehti ekstrem përfshin Evropën, alarm i kuq në disa shtete

22 Qershor, 2026

Të Fundit

Delina në Botën e Çudirave dhe apartamentet 60 000 euro (!) në periferi të Tiranës

Delina në Botën e Çudirave dhe apartamentet 60 000 euro (!) në periferi të Tiranës

11 Shtator, 2026
Fluturimi në klasin e parë, a ia vlen vërtet të paguash më shumë?

Fluturimi në klasin e parë, a ia vlen vërtet të paguash më shumë?

11 Shtator, 2026
Sot 30 dhe 40 vjeçarë, fëmijët e 11 Shtatorit do t’i nënshtrohen një studimi për shëndetin

Sot 30 dhe 40 vjeçarë, fëmijët e 11 Shtatorit do t’i nënshtrohen një studimi për shëndetin

11 Shtator, 2026
Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj

11 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr