• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 6 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

LIGJI/ S’ka më letra, transporti i mallrave do të rregullohet përmes një dokumentacioni të unifikuar digjital

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Mars, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
LIGJI/ S’ka më letra, transporti i mallrave do të rregullohet përmes një dokumentacioni të unifikuar digjital
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po hyn në një fazë të re në menaxhimin e transportit të mallrave, duke kaluar nga dokumentet fizike drejt një sistemi të plotë elektronik, që synon të ndryshojë mënyrën si bizneset dhe autoritetet ndërveprojnë në këtë sektor.

Projektligji i ri, i hedhur për konsultim, parashikon që dokumentacioni i transportit të mallrave të paraqitet dhe të administrohet në formë elektronike përmes platformave të certifikuara, ndërsa autoritetet shtetërore do të jenë të detyruara ta pranojnë këtë format.

Ndryshimi shënon fundin gradual të dokumenteve në letër dhe kalimin drejt një sistemi të unifikuar digjital.

Sistemi i ri nuk kufizohet vetëm te paraqitja e dokumenteve, por krijon një mekanizëm të plotë kontrolli dhe gjurmueshmërie.

Çdo veprim mbi informacionin e transportit do të regjistrohet në mënyrë elektronike, duke krijuar një histori të plotë të të dhënave dhe duke rritur transparencën dhe mundësinë për auditim.

Një element kyç i projektligjit është krijimi i platformave dhe ofruesve të certifikuar, të cilët do të menaxhojnë shkëmbimin e informacionit. Këto platforma do të funksionojnë sipas standardeve të përcaktuara dhe do të jenë të vetmet të autorizuara për transmetimin e të dhënave të transportit, duke hapur njëkohësisht një treg të ri shërbimesh digjitale në këtë sektor.

Ligji parashikon gjithashtu që edhe dokumentet shoqëruese, si certifikatat apo vulat zyrtare, të lëshohen në formë elektronike, duke e shtrirë digjitalizimin në të gjithë zinxhirin e transportit të mallrave.

Në të njëjtën kohë, projektligji e lidh drejtpërdrejt sistemin shqiptar me Bashkimin Europian. Autoritetet do të kenë detyrimin të raportojnë te Komisioni Europian për zbatimin dhe përdorimin e këtij sistemi, duke e bërë atë pjesë të kuadrit europian të shkëmbimit të informacionit për transportin.

Megjithëse në fazën fillestare përdorimi i dokumentacionit elektronik do të jetë një mundësi për bizneset, ligji hap rrugën që në të ardhmen ai të bëhet detyrim i plotë, duke e zhvendosur të gjithë procesin në mënyrë ekskluzive online.

Ky transformim synon të ulë burokracinë, të përshpejtojë procedurat dhe të rrisë kontrollin mbi transportin e mallrave, duke e afruar Shqipërinë me standardet europiane të digjitalizimit në logjistikë. /skyweb.al

Etiketat: digjitaleligjitransport mallrash
Artikulli para

Nafta drejt çmimit 250 lekë/ litri nëse lufta përshkallëzohet dhe qeveria mban këtë nivel taksimi

Artikulli pas

Pse nuk po shtrenjtohet edhe më tepër ari ndërkohë që konfliktet po zgjerohen?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Biznesi do paqe dhe jo luftë, pse Trump pezulloi operacionin për hapjen me forcë të Gjirit të Hormuzit
Ekonomi

Biznesi do paqe dhe jo luftë, pse Trump pezulloi operacionin për hapjen me forcë të Gjirit të Hormuzit

6 Maj, 2026
Barcode, si një ide e thjesht u bë themeli i tregtisë botërore
Ekonomi

Barcode, si një ide e thjesht u bë themeli i tregtisë botërore

6 Maj, 2026
Projekt i ri digjital Shqipëri–Greqi: Marrëveshje për korridor të ri me fibra optike tokësore dhe nënujore
Ekonomi

Projekt i ri digjital Shqipëri–Greqi: Marrëveshje për korridor të ri me fibra optike tokësore dhe nënujore

6 Maj, 2026
Lufta në Gjirin Persik rrit frikën e një tjetër krize energjetike
Ekonomi

Karburantet e shtrenjta mbushin arkën e shtetit, Tatimet: Në prill mblodhëm 12 milionë euro më shumë se plani

6 Maj, 2026
Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, Instagram; Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve
Ekonomi

Deklarimet nga Booking dhe AirBNB rritën të ardhurat e tatimit të qirave në arkën e shtetit

6 Maj, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

Greqia vendos kufizime të forta për kostot e kredive, në Shqipëri rinis lulëzimi i kioskave zhvatëse me interesa fajdesh

6 Maj, 2026
Artikulli pas
Trump përjashton arin nga tarifat

Pse nuk po shtrenjtohet edhe më tepër ari ndërkohë që konfliktet po zgjerohen?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

KPP zhbllokon tenderin 5 milionë euro për internetin pasi detyroi AKSHI-n të rishikonte kriteret
Ekonomi

Korrupsioni te AKSHI/ Pas fondeve IPARD, BE bllokon paratë për agjendën digjitale të Shqipërisë

Nga SkyWeb
14 Janar, 2026
0

Bashkimi Europian ka vendosur të pezullojë pa afat fondet për axhendën dixhitale të Shqipërisë, pas shpërthimit të aferës së korrupsionit...

Lexo të plotë
“Keni një gjobë të papaguar!” Policia apel shoferëve për një SMS

“Keni një gjobë të papaguar!” Policia apel shoferëve për një SMS

21 Janar, 2026
SPAK merr zyrtarisht të pandehur Belinda Ballukun

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Belinda Ballukun

31 Tetor, 2025
ChatGPT tani analizon të dhëna mjekësore, ekspertët paralajmërojnë për rreziqe

ChatGPT tani analizon të dhëna mjekësore, ekspertët paralajmërojnë për rreziqe

9 Janar, 2026
Nga mjalti e gështenjat te fasulet me mish të thatë, prodhimet e regjistruara për t’u mbrojtur

Nga mjalti e gështenjat te fasulet me mish të thatë, prodhimet e regjistruara për t’u mbrojtur

17 Prill, 2026

Të Fundit

“RestLess”: Shqipëria, xhevahiri ballkanik, mes destinacioneve evropiane më ekonomike për pushime

“RestLess”: Shqipëria, xhevahiri ballkanik, mes destinacioneve evropiane më ekonomike për pushime

6 Maj, 2026
Biznesi do paqe dhe jo luftë, pse Trump pezulloi operacionin për hapjen me forcë të Gjirit të Hormuzit

Biznesi do paqe dhe jo luftë, pse Trump pezulloi operacionin për hapjen me forcë të Gjirit të Hormuzit

6 Maj, 2026
Stresi në punë po shton dhimbjet e kokës dhe migrenën, si të shpëtoni prej tyre

Stresi në punë po shton dhimbjet e kokës dhe migrenën, si të shpëtoni prej tyre

6 Maj, 2026
Barcode, si një ide e thjesht u bë themeli i tregtisë botërore

Barcode, si një ide e thjesht u bë themeli i tregtisë botërore

6 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr