• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 16 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Shqipëria dhe Kosova do të prodhojnë armë bashkë

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Prill, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Shqipëria dhe Kosova do të prodhojnë armë bashkë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria dhe Kosova pritet të thellojnë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, duke përfshirë bashkëprodhimin dhe blerjet e përbashkëta të pajisjeve ushtarake. Ky ishte mesazhi që dolën nga takimi i zhvilluar në Prishtinë mes ministrave të Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe Ejup Maqedonci.

Ministri kosovar i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bëri të ditur se dy vendet janë në fazë identifikimi të mundësive konkrete për bashkëpunim në këtë sektor, duke e cilësuar industrinë e mbrojtjes si një fushë strategjike në kushtet aktuale të sigurisë. Ai theksoi se tashmë është nënshkruar një kontratë për ndërtimin e një fabrike për prodhimin e municioneve, ndërsa paralelisht po zhvillohen diskutime me partnerë të tjerë për projekte bashkëprodhimi.

Sipas autoriteteve në Prishtinë, fabrika do të ndërtohet në Jahoc të Gjakovës dhe prodhimi i parë pritet të nisë në fund të vitit 2026, duke shënuar një hap konkret drejt rritjes së kapaciteteve vendase në sektorin e mbrojtjes.

Nga ana tjetër, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën në aspektin e sigurisë, duke theksuar se situata në Kosovë konsiderohet drejtpërdrejt si çështje sigurie edhe për Shqipërinë. Ai bëri të ditur se në takimet me përfaqësues të NATO-s dhe strukturave ndërkombëtare, është konfirmuar se nuk ka ndryshime në planet e angazhimit të KFOR-it në Kosovë.

Në të njëjtën kohë, Nufi theksoi se Shqipëria ka ngritur shqetësimet për zhvillimet në rajon, duke përfshirë edhe dinamikat e armatimit. I pyetur për furnizimin e Serbisë me armë kineze, ai u shpreh se kjo mbetet një çështje që i takon politikave të brendshme të Serbisë në raport me doktrinën e saj të sigurisë.

Zhvillimet vijnë në një moment kur tensionet në rajon mbeten të pranishme. Vetëm pak ditë më parë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se Serbia do të vijojë të forcojë kapacitetet ushtarake, duke përmendur presione nga vendet fqinje.

Thellimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës në industrinë e mbrojtjes shihet si një lëvizje që synon rritjen e autonomisë dhe kapaciteteve në një sektor gjithnjë e më të rëndësishëm në kontekstin aktual gjeopolitik. /skyweb.al

Artikulli para

Sipas formulës së Bordit, pas zbritjes në bursa sot, nafta duhet të ULET për punë ditësh në 185 lekë

Artikulli pas

Jeleku i një të mbijetuare nga Titaniku del në ankand, çmimi arrin deri në 500 mijë euro

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Nafta prek sërish 110 dollarë, kriza në Hormuz dhe sulmet në Lindjen e Mesme ndezin tregjet
Ekonomi

Nafta prek sërish 110 dollarë, kriza në Hormuz dhe sulmet në Lindjen e Mesme ndezin tregjet

16 Tetor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Bankat garantojnë se depozitat e qytetarëve janë të sigurta pavarësisht dëmtimit të disa sporteleve nga protestat

16 Tetor, 2026
Rrezik zjarri nga bateritë elektrike, Volkswagen tërheq sërish mijëra makina
Aktualitet

Rrezik zjarri nga bateritë elektrike, Volkswagen tërheq sërish mijëra makina

16 Tetor, 2026
Fishekzjarret bëhen problem kur godasin policinë, jo kur terrorizojnë çdo natë qytetarët se një shpellar feston ditëlindjen!
Aktualitet

Fishekzjarret bëhen problem kur godasin policinë, jo kur terrorizojnë çdo natë qytetarët se një shpellar feston ditëlindjen!

16 Tetor, 2026
TIA njofton cilat fluturime janë prekur nga problemet teknike të kontrollit ajror në Itali
Aviacion

TIA njofton cilat fluturime janë prekur nga problemet teknike të kontrollit ajror në Itali

16 Tetor, 2026
Defekt në sistemin e kontrollit ajror në Itali, anulime dhe vonesa fluturimesh! Preket edhe Shqipëria
Aviacion

Defekt në sistemin e kontrollit ajror në Itali, anulime dhe vonesa fluturimesh! Preket edhe Shqipëria

16 Tetor, 2026
Artikulli pas
Jeleku i një të mbijetuare nga Titaniku del në ankand, çmimi arrin deri në 500 mijë euro

Jeleku i një të mbijetuare nga Titaniku del në ankand, çmimi arrin deri në 500 mijë euro

Të Përzgjedhura

Si Trump u largua fshehurazi nga Turqia me avion ushtarak, Air Force One u përdor si “karrem”
Aviacion

Si Trump u largua fshehurazi nga Turqia me avion ushtarak, Air Force One u përdor si “karrem”

Nga SkyWeb
11 Gusht, 2026
0

Donald Trump u largua në fshehtësi nga Turqia drejt Britanisë muajin e kaluar me një avion ushtarak, ndërsa Shtëpia e...

Lexo të plotë
Skemë kriminale, SPAK dërgon për gjykim skandalin e mikrokredive

Skemë kriminale, SPAK dërgon për gjykim skandalin e mikrokredive

23 Korrik, 2025
Si mund t’i mbrojë BE fëmijët nga rreziqet e rrjeteve sociale?

Si mund t’i mbrojë BE fëmijët nga rreziqet e rrjeteve sociale?

21 Shtator, 2026
Komisioni Europian do të propozojë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç

Komisioni Europian do të propozojë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç

15 Shtator, 2026
Bien lindjet edhe në Kinë, shënohet shkalla më e ulët që nga viti 1949

Bien lindjet edhe në Kinë, shënohet shkalla më e ulët që nga viti 1949

19 Janar, 2026

Të Fundit

Nafta prek sërish 110 dollarë, kriza në Hormuz dhe sulmet në Lindjen e Mesme ndezin tregjet

Nafta prek sërish 110 dollarë, kriza në Hormuz dhe sulmet në Lindjen e Mesme ndezin tregjet

16 Tetor, 2026
FMN paralajmëron rreziqe fiskale, rekomandon avancim të reformës për taksën e pronës

FMN: Shqipëria nuk ka shfrytëzuar potencialin e rritjes ekonomike

16 Tetor, 2026
TIA: Asnjë fluturim shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, operimet vijojnë sipas skedulit

TIA: Asnjë fluturim shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, operimet vijojnë sipas skedulit

16 Tetor, 2026
Salmoni në Europë ushqehet me nënprodukte pule, prodhuesit kërkojnë alternativa më të lira

Salmoni në Europë ushqehet me nënprodukte pule, prodhuesit kërkojnë alternativa më të lira

16 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr