• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 22 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rritet frikshëm çmimi i nuseve në Kinë

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Qershor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Rritet frikshëm çmimi i nuseve në Kinë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale kineze, një vajzë nga provinca Guangdong pyet ndjekësit: “A janë shumë 380 mijë juanë si çmim për martesë?”, shifër që përkthehet në rreth 53 mijë dollarë amerikanë, ose mbi shtatëfishin e pagës së saj vjetore.

Mijëra përdorues i kthejnë përgjigje, shumica duke e nxitur të kërkojë më shumë. “Motra, jeta është e jotja, mos e zhvlerëso veten. Kërko të paktën 888,800!”, shkruan një komentues.

Kjo dukuri, e quajtur “çmimi i nuses” apo caili, dikur e përhapur në shumë kultura, vazhdon të mbetet thellësisht e rrënjosur në shoqërinë kineze, ndryshe nga vendet e tjera ku është zhdukur me rritjen e mirëqenies.

Në disa rajone të Kinës, ky çmim kalon si “pajë” për çiftin e ri; në të tjera, u jepet vetëm familjes së nuses si kompensim. Në të dy rastet, shifrat po rriten me ritme alarmante.

Një studim i fundit nga Yifeng Wan në Universitetin Johns Hopkins tregon se nga viti 2005 deri në 2020, çmimi median në zonat rurale të Kinës është dyfishuar realisht. Edhe qytetet po ndjekin të njëjtin trend.

Në Guangdong, 380 mijë juanë është shumëfish mbi mesataren e vlerësuar në rreth 42 mijë juanë.

Por në provincën fqinje Fujian, ku norma është 115 mijë juanë, ajo duket më e pranueshme.

Megjithatë, autoritetet kineze nuk e mirëpresin këtë zhvillim.

Partia Komuniste dëshiron të rrisë numrin e martesave për të frenuar rënien dramatike të lindshmërisë në vend dhe çmimet e larta të nuseve janë një pengesë serioze për këtë synim.

Në fshatra, ku të ardhurat janë më të ulëta, kjo praktikë po çon familjet e djemve në borxhe të mëdha, madje deri në varfëri.

Që prej vitit 2019, partia ka bërë thirrje të përsëritura për ndalimin e kësaj praktike, e cila për më tepër bie ndesh me ligjin kinez që ndalon kërkesat për para apo dhurata në këmbim të martesës.

Megjithatë, zbatimi është i dobët. Zyrtarët lokalë shmangin ndërhyrjen, nga frika se mos përzihen në grindjet familjare ose shkelin zakonet tradicionale.

Në disa rajone janë vendosur tavane mbi çmimet e nuses, por edhe ato janë të larta: 50 mijë deri 80 mijë juanë në disa pjesë të provincës Gansu.

Në maj, mediat shtetërore njoftuan se Gansu ka hartuar një plan për të “kontrolluar efektivisht” çmimet e larta të nuseve deri në fund të këtij viti dhe për t’i “reduktuar gradualisht” deri në vitin 2026. Por plani nuk parashikon asnjë masë ndëshkuese.

Problemi thellohet nga mungesa e theksuar e grave në grupmoshat martesore. Deri në vitin 2027, në Kinë do të ketë 119 burra për çdo 100 gra.

Kjo krijon një konkurrencë të ashpër për nuse, që nxit familjet të pranojnë çmime të larta. Edhe vetë gratë shpesh nuk e shohin me sy të mirë uljen e çmimit të nuses, pasi e konsiderojnë si një garanci financiare në rast divorci, një dukuri gjithnjë e më e zakonshme në Kinë.

Në javët e fundit, kjo temë ka ndezur debate të ashpra në internet, pas një rasti të një burri të dënuar për përdhunimin e të fejuarës së tij, pasi familja e tij kishte paguar 100 mijë juanë si dhuratë fejese.

Disa e konsideruan këtë “kontratë për seks”, ndërsa të tjerë theksuan se çmimi i lartë nuk përkthehet në të drejta mbi trupin e gruas.

Megjithatë, shumë zëra në rrjetet sociale tregojnë një qëndrim krejt pragmatik: “Paraja është baza e gjithçkaje,” shkruan një vajzë në platformën Weibo.

“Mund të mos e duash atë, por nëse pala tjetër nuk pranon të japë asgjë, atëherë ka problem.” /TheEconomist. Në shqip: Skyweb.al

Etiketat: Cmimi nusesKinePagesa
Artikulli para

Bujqësia drejt formalizimit, mbi 105 mijë fermerë me NIPT deri në fund në 2024

Artikulli pas

Shqipëria po plaket me ritme të frikshme, mosha mesatare shkon mbi 44 vjeç

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Një histori që sapo ka nisur! Urdhër arresti ndaj kryespiunes shqiptare ngjall shumë kureshtje kudo
Aktualitet

Një histori që sapo ka nisur! Urdhër arresti ndaj kryespiunes shqiptare ngjall shumë kureshtje kudo

22 Shtator, 2026
Favorizoi Ergys Agasin, Rama shkarkon nga detyra Vlora Hysenin
Aktualitet

Favorizoi Ergys Agasin, Rama shkarkon nga detyra Vlora Hysenin

22 Shtator, 2026
Si kërceu mosha mesatare e shqiptarëve nga 33 në 44 vjeç në pak vite
Aktualitet

Në Shqipëri ka më shumë gra se burra, pavarësisht se lindin më shumë djem

22 Shtator, 2026
Policia e Shtetit, shteti i Gysit!
Ekonomi

Policia e Shtetit, shteti i Gysit!

22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave mes burrave dhe grave në Shqipëri, kush i bën punët e shtëpisë?!
Ekonomi

Ngushtohet hendeku i pagave mes burrave dhe grave në Shqipëri, kush i bën punët e shtëpisë?!

22 Shtator, 2026
Hotelet dhe restorantet, shteti shqiptar kërkon më shumë transparencë nga platformat e shitjeve: Pse i mbylle llogarinë?!
Ekonomi

Hotelet dhe restorantet, shteti shqiptar kërkon më shumë transparencë nga platformat e shitjeve: Pse i mbylle llogarinë?!

22 Shtator, 2026
Artikulli pas
Shqipëria po plaket me ritme të frikshme, mosha mesatare shkon mbi 44 vjeç

Shqipëria po plaket me ritme të frikshme, mosha mesatare shkon mbi 44 vjeç

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK, sa vota mori
Aktualitet

Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK, sa vota mori

Nga SkyWeb
11 Dhjetor, 2025
0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur sot Klodjan Brahon në krye të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo të plotë
Ryanair hap bazë të re në Tiranë: 3 avionë, plus 10 linja të reja (33 në total) teksa trafiku rritet në 4 milionë pasagjerë në vit

Ryanair hap bazë të re në Tiranë: 3 avionë, plus 10 linja të reja (33 në total) teksa trafiku rritet në 4 milionë pasagjerë në vit

14 Gusht, 2025
Plani i rritjes 2025 – 2027, Shqipëria ka tërhequr vetëm 17% të fondeve

Plani i rritjes 2025 – 2027, Shqipëria ka tërhequr vetëm 17% të fondeve

23 Shkurt, 2026
Trump thotë se lufta mbaroi, 14 bombat që mund të ndryshojnë Lindjen e Mesme

Trump pezullon programin e lotarisë amerikane

19 Dhjetor, 2025
Cila është diferenca ideale e moshës në një marrëdhenië në çift?

Cila është diferenca ideale e moshës në një marrëdhenië në çift?

26 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Një histori që sapo ka nisur! Urdhër arresti ndaj kryespiunes shqiptare ngjall shumë kureshtje kudo

Një histori që sapo ka nisur! Urdhër arresti ndaj kryespiunes shqiptare ngjall shumë kureshtje kudo

22 Shtator, 2026
Si të minimizoni sasinë e ajrit të ndotur që thithni gjatë aktivitetit fizik

Si të minimizoni sasinë e ajrit të ndotur që thithni gjatë aktivitetit fizik

22 Shtator, 2026
Shkencëtarët zbulojnë pse shpërthimi i meningjitit në Britani ishte shumë i rëndë

Shkencëtarët zbulojnë pse shpërthimi i meningjitit në Britani ishte shumë i rëndë

22 Shtator, 2026
Favorizoi Ergys Agasin, Rama shkarkon nga detyra Vlora Hysenin

Favorizoi Ergys Agasin, Rama shkarkon nga detyra Vlora Hysenin

22 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr