• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 11 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

TENDERËT/ Vangjel Tavo i jep kompanisë nën hetim nga SPAK mbi 200 mijë euro për çeljen e sezonit veror në Himarë

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Prill, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Tallava, salçiçe pule dhe dronë me drita mqs erdhi vera: Vangjel Tavo hap sezonin e tenderëve të qejfit dhe tarafeve në Himarë, a do të rishfaqen prodhuesit e patateve nga Buçimasi?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bashkia Himarë pritet të zhvillojë edhe këtë vit aktivitetet për çeljen e sezonit veror, duke vënë në dispozicion të tyre një fond total prej 16,666,667 lekë pa TVSH, të ndarë në dy procedura prokurimi.

Tenderi i parë ka si objekt “Organizim i aktivitetit të çeljes së sezonit veror 2026” me fond limit 9,800,000 lekë, ndërsa i dyti “Shërbime mbështetëse për aktivitetin e çeljes së sezonit veror 2026” me fond limit 6,866,667 lekë.

Skyweb.al ka raportuar edhe më herët mbi këtë aktivitet, duke theksuar se një vit më parë organizimi i tij iu dha disa prodhuesve të patateve nga Pogradeci, të cilët përfituan rreth 100 mijë euro nga taksat e qytetarëve të Himarës.

Rekord 99.9%! Vangjel Tavo në Himarë i jep prodhuesit të patateve tenderin me flamur të KUQ për çeljen e sezonit turistik

Ndërkohë, sipas dokumenteve që ka konsultuar skyweb.al, këtë vit të dyja procedurat janë fituar nga kompania “ASLV” shpk, e cila rezulton të ketë qenë ofertuesja e vetme në të dy tenderët, duke ngritur një tjetër “flamur të kuq” për mënyrën se si po zhvillohen procedurat nga Bashkia Himarë.

Kompania në fjalë ka fituar tenderin e parë me një ofertë prej 9,527,000 lekë, ose rreth 97.2% të fondit limit, ndërsa tenderin e dytë me një ofertë prej 6,433,000 lekë, ose rreth 93.7% të fondit limit.

Në të dy rastet mungon konkurrenca, pasi “ASLV” ka qenë i vetmi ofertues. Megjithatë, duke shfrytëzuar hapësirat ligjore në prokurimet publike, Bashkia Himarë ka vijuar procedurat dhe e ka shpallur kompaninë fituese edhe në mungesë të garës.

Në total, kompania pritet të përfitojë mbi 200 mijë euro me TVSH për organizimin e aktiviteteve të çeljes së sezonit veror.

Këto zhvillime vijnë në një kohë kur Bashkia Himarë ka rritur ndjeshëm shpenzimet për aktivitete dhe promovime. Vetëm pak kohë më parë, u shpenzuan rreth 35 mijë euro për një spektakël 10-minutësh me dronë, ndërsa është shpallur edhe një tjetër procedurë me vlerë rreth 650 mijë euro për organizimin e aktiviteteve kulturore gjatë gjithë vitit.

Një element që shton dyshimet mbi këtë procedurë është edhe tërheqja e papritur e kompanisë “Think Advertising” nga ankesa në Komisionin e Prokurimit Publik. Kjo kompani kishte kundërshtuar në mënyrë të detajuar kriteret teknike të vendosura nga Bashkia Himarë, duke kërkuar ndryshimin e tyre dhe duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e përzgjedhjes së fituesit.

Lojë “ngriva-shkriva” me tenderët në Bashkinë Himarë, misteri i tërheqjes së një ankimimi dhe pikëpyetjet mbi ceremoninë çeljes së sezonit veror

Çështja kishte kaluar në fazë shqyrtimi, por më pas kompania u tërhoq pa një argumentim teknik të qartë, duke u justifikuar me angazhime të tjera pune.

Ky arsyetim, i përgjithshëm dhe pa lidhje me pretendimet e ngritura, ka shtuar dyshimet mbi atë që ndodh pas kuintave të kësaj procedure.

Pas tërheqjes së ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik e mbylli çështjen pa hyrë në shqyrtim, duke i hapur rrugë Bashkisë Himarë të vijojë procedurën dhe të shpallë fituesin.

Në këtë kontekst, vëmendja zhvendoset pikërisht te kompania fituese. “ASLV” shpk është një subjekt që operon në fushën e shërbimeve teknike dhe audiovizuale, por që rezulton gjithashtu në fokus të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme.

Sipas një raportimi të Boldnews, kompania është përfshirë në hetimet e SPAK për shkak të transfertave të dyshimta financiare dhe marrëdhënieve tregtare me kompaninë “Gogel”, në pronësi të tërthortë të Arbër Veliajt, në kuadër të hetimeve që lidhen me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Hetimet kanë evidentuar se “ASLV” dhe një tjetër kompani, “Kuadr.com”, kanë përfituar në vite fonde publike të konsiderueshme nga Bashkia Tiranë për organizimin e eventeve, ndërsa janë konstatuar marrëdhënie të vazhdueshme tregtare me kompaninë “Gogel” të Arbër Veliajt.

Në këtë kuadër, SPAK ka kryer kontrolle në ambientet e kompanisë “ASLV” dhe ndaj administratorit të saj, duke kërkuar prova dokumentare dhe elektronike që lidhen me këtë aktivitet.

Fakti që një kompani nën hetim për qarkullim fondesh dhe marrëdhënie të dyshimta financiare rezulton fituese e dy tenderëve publikë në Himarë, pa garë dhe me oferta pranë fondit limit, shton pikëpyetjet mbi mënyrën se si shpërndahen fondet publike , mbi standardet e transparencës në këto procedura si edhe nxit dyshimet nëse kryebashkiaku Tavo është vënë në shërbim të grupit që po hetohet nga SPAK. /skywevb.al

Etiketat: altin alizotiaslvvangjel tavo
Artikulli para

Rritet me ritme të shpejta numri i pagesave me kartë, si po ndryshon tregu

Artikulli pas

Qershia kthehet në ushqim luksi, 36 euro 1 kilogram në Tiranë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Delina në Botën e Çudirave dhe apartamentet 60 000 euro (!) në periferi të Tiranës
Ekonomi

Delina në Botën e Çudirave dhe apartamentet 60 000 euro (!) në periferi të Tiranës

11 Shtator, 2026
Euro “zhytet” si kurrë më parë, dollari amerikan kërcen brenda ditës
Ekonomi

Nuk kishte ndodhur KURRË! Faktorët lokalë dhe ndërkombëtare “zhysin” Euron nën 92 Lekë

11 Shtator, 2026
FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë
Aviacion

FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

11 Shtator, 2026
Nga gazi te elektriciteti, ndryshimi i thelbësor i BE-së për energjinë
Ekonomi

Financim gjerman në energji, Karakaçi: 110 mln euro për 3 projekte në Shqipëri

11 Shtator, 2026
PËRGJIMI BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika
Aktualitet

Qeveria reagon për herë të parë pas akuzave të Ahmetajt për trafik armësh

11 Shtator, 2026
Shkarkohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, e zëvendëson Ervin Demo
Aktualitet

Shkarkohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, e zëvendëson Ervin Demo

11 Shtator, 2026
Artikulli pas
Qershia kthehet në ushqim luksi, 36 euro 1 kilogram në Tiranë

Qershia kthehet në ushqim luksi, 36 euro 1 kilogram në Tiranë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

BE po shqyrton vendosjen e sanksioneve ndaj Raiffeisen Bank, pas raporteve me Rusinë
Ekonomi

BE po shqyrton vendosjen e sanksioneve ndaj Raiffeisen Bank, pas raporteve me Rusinë

Nga SkyWeb
18 Korrik, 2026
0

Bashkimi Europian është duke shqyrtuar vendosjen e sanksioneve ndaj bankës austriake Raiffeisen për shkak të bizneseve të saj në Rusi....

Lexo të plotë
Kalendari me festat zyrtare, sa ditë pushime do të kemi gjatë 2026

Kalendari me festat zyrtare, sa ditë pushime do të kemi gjatë 2026

25 Dhjetor, 2025
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka

Shteti do të garantojë depozitat e qytetarëve deri në 100 mijë euro

6 Prill, 2026
Skandali i mikrokredive shumë shpejt me fajtor, “kioskat” MCA, Final, Kredo Finance, IUTE Credit etj., që u morën shpirtin shqiptarëve me bekimin e BSH

Skandali i mikrokredive shumë shpejt me fajtor, “kioskat” MCA, Final, Kredo Finance, IUTE Credit etj., që u morën shpirtin shqiptarëve me bekimin e BSH

16 Qershor, 2025
Dy “tigrat” e Vlorës kthehen me gaz

Dy “tigrat” e Vlorës kthehen me gaz

24 Shtator, 2025

Të Fundit

Delina në Botën e Çudirave dhe apartamentet 60 000 euro (!) në periferi të Tiranës

Delina në Botën e Çudirave dhe apartamentet 60 000 euro (!) në periferi të Tiranës

11 Shtator, 2026
Fluturimi në klasin e parë, a ia vlen vërtet të paguash më shumë?

Fluturimi në klasin e parë, a ia vlen vërtet të paguash më shumë?

11 Shtator, 2026
Sot 30 dhe 40 vjeçarë, fëmijët e 11 Shtatorit do t’i nënshtrohen një studimi për shëndetin

Sot 30 dhe 40 vjeçarë, fëmijët e 11 Shtatorit do t’i nënshtrohen një studimi për shëndetin

11 Shtator, 2026
Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj

11 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr